(Video) Spanjë, treni del nga shinat, 77 të vdekur, shumë të plagosur
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Lajme Nga Bota
Faqja 1 e 1
(Video) Spanjë, treni del nga shinat, 77 të vdekur, shumë të plagosur
Spanje - Të paktën 77 persona humbën jetën dhe rreth 143 tjerë u plagosën pasi treni me të cilin ata po udhëtonin doli nga shinat.Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë pasdites së të mërkurës në qytetin Santiago de Compostela të rajonit të Galicias në veri të Spanjës.Në trenin e shpejtësisë së lartë udhëtonin rreth 240 persona. Disa dëshmitarë deklaruan se në fillim është dëgjuar një shpërthim dhe më pas treni doli nga shinat, 4 nga vagonë u përfshinë menjëherë nga flakët.Në vendngjarje mbërritën menjëherë zjarrfikëset dhe shumë ambulanca për ti ardhur në ndihmë të lënduarve.Deri tani janë ende të paqarta shkaqet e ngjarjes, hipotezat e para janë ato të një aksidenti, megjithëse nuk përjashtohet edhe mundësia e një sulmi terrorist.Kryeministri Mariano Rajoy ka thirrur në një takim urgjent qeverinë, nesër pritet të vizitojë zonën ku ndodhi ngjarja.
Spanjë, makinisti i trenit: E menderosa! Dua të vdes!
Kutia e zezë e në trenin spanjoll, i cili doli nga shinat dje duke shkaktuar 80 viktima, ka regjistruar edhe momentin e tmerrshëm që përjetoi makinisti, i cili thërret me zë të lartë: “E menderosa. Dua të vdes”!
Kjo thirrje e tij është regjistruar në momentin kur treni hyri në kthesë me një shpejtësi prej 120 km në orë, pikërisht në këto çaste makinisti kupton edhe gabimin e tij.
Francisco Jose Garzon, ishte përgjegjës për atë udhëtim. I gjithë regjistrimi tregon se ai ishte koshient për gabimin dhe u përpoq të komunikonte me qendrën e kontrollit. “Kam devijuar, çfarë duhet të bëj? Çfarë duhet të bëja? E menderosa. Dua të vdes!”, thirri makinisti.
Hetimet tregojnë se Francisco Jose Garzon është një njeri që pëlqen shpejtësinë. Ai pati postuar ca kohë më parë në rrjetet sociale një foto të matësit të shpejtësisë së trenit, i cili tregonte plot 128 km në orë. Gjithsesi, hetimet ende vazhdojnë.
/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/
Similar topics
» Kanada, treni me naftë del nga shinat, qyteti merr flakë
» Aksident tragjik në aksin Pogradec: Humbin jetën 2 të vdekur dhe 9 persona të plagosur
» Shpërthime në Turqi, viktima e të plagosur
» Kujdes kur shoferja nxehet… se e pëson keq, po shumë keq...! (video)
» Çeki, eksploziv në qendër të kryeqytetit, 55 të plagosur
» Aksident tragjik në aksin Pogradec: Humbin jetën 2 të vdekur dhe 9 persona të plagosur
» Shpërthime në Turqi, viktima e të plagosur
» Kujdes kur shoferja nxehet… se e pëson keq, po shumë keq...! (video)
» Çeki, eksploziv në qendër të kryeqytetit, 55 të plagosur
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Lajme Nga Bota
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi