AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

5 pijet që mposhtin stresin

Shko poshtë

5 pijet që mposhtin stresin Empty 5 pijet që mposhtin stresin

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Jul 22, 2013 3:07 am

Edhe pa shkuar te ilaçet, ekzistojnë mjekime popullore që e luftojnë fare mirë stresin. Mënyrat natyrale dhe popullore janë shumë efikase dhe mund të përshtaten për çdo stil jete, pasi efektet anti stres gjenden te disa pije që ne mund ti pimë fare lehtësisht në jetën e përditshme, citon noa.

1) Një gotë qumësht: Qumështi përmban një substancë që quhet triptofan, i cili kur kalon në trup transformohet në një hormon qetësie dhe lumturie, serotonina. Krahas të tjerave qumështi përmban magnez dhe potas, substanca të afta për të ulur presionin në gjak, kur ky i fundit rritet për shkak të stresit.

2) Çokollata e ngrohtë: Çokollata stimulon çlirimin në tru të dopaminës që favorizon ndjesinë e kënaqësisë. Krahas të tjerave një pije e ngrohtë, ngre temperaturën e trupit duke qetësuar edhe sistemin nervor.

3) Çaji i zi: Çaji i zi mund të pihet në vend të kafes. Rekomandohet të pihet katër herë në ditë.

4) Çaji jeshil: aji jeshil përmban një substancë që shton prodhimin e valëve alfa në zonën e trurit, të cilat diktojnë qetësi, dhe ul valët beta, që stimulojnë emocionet negative.

5) Një gotë me ujë të ftohtë: Menjëherë pasi pini pak ujë të freskët, dilni për një shëtitje në natyrë. Uji stimulon qarkullimin e gjakut, ndërsa ajri i natyrës i jep organizmit energji dhe shton prodhimin e endorfinës.
♛Melody♛
♛Melody♛

5 pijet që mposhtin stresin Coolte21

Shteti Shteti : 5 pijet që mposhtin stresin Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi