E Morën Peng Për 86 Mijë Lekë, Telefonata E Pengut: “Baba, Sill Paratë Ose Më Vranë”
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
E Morën Peng Për 86 Mijë Lekë, Telefonata E Pengut: “Baba, Sill Paratë Ose Më Vranë”
TIRANE - ”Do më vrasin nëse nuk sjell lekët. Me kanë prerë në besë shokët dhe më kanë marrë peng, pasi ju detyrohem 86 000 lekë. Më kanë lënë afat tri ditë, përndryshe nuk di çfarë do më bëjnë…”. Me zërin që i dridhej, nën kërcënimin e dhunës, F.Xh, 23 vjeç, i cili mbahej peng në banjën e një lokali në Tiranë, ka lajmëruar babain e tij dhe i ka kërkuar që t’u shlyejë borxhin ish-miqve të tij, në të kundërt rrezikonte të vritej. Telefonata shokuese ka detyruar babain e të riut, të gjejë borxh tek të afërmit shumën e parave dhe tu përgjigjet keqbërësve, ku pikërisht në momentin kur do dorëzonte lekët, ka ndërhyrë dhe policia duke bërë arrestimin e tyre. Prokuroria e Tiranës ka përfunduar tashmë hetimet duke dorëzuar në gjykatë dosjen penale ndaj të akuzuarve, A. Kolpepaj, M.Kshtenjari dhe B.Vata, të akuzuar për ‘vetëgjyqësi’ dhe ‘heqje të paligjshme të lirisë’, kryer me dhunë dhe në bashkëpunim.
Pengu dhe kërcënimet
Rreth orës 16:30 të 6 marsit 2013, I.Xh ka denoncuar një ngjarje kriminale që ai dyshonte se i kishte ndodhur djalit të tij F.XH 23-vjeçar, në Tiranë. Më konkretisht shtetasi I.XH, ka deklaruar se: Në datën 05.03.2013, rreth orës 07.00, djali i tij F.XH, ishte larguar nga shtëpia e tij në Komunën e Steblevë, Librazhd dhe e kishte vënë në djeni babain e tij se do të shkonte në Tiranë tek disa shokët e tij të njohur më parë, me qëllim për t’u punësuar. Po në këtë datë rreth orës 12.00, ishte telefonuar nga djali i tij me numrin e tij 06xxxxxxx duke i thënë se: “…jam në Tiranë në një lokal të shokëve të mi, por ata më kanë prerë në besë dhe më kanë marrë peng, pasi ju detyrohem një shumë prej 86 000 lekë të reja, prandaj të lutem gjeji dhe mundohu të m’i sjellësh sa më parë, pasi më kanë lënë një afat prej tre ditësh dhe më pas nuk e di se çfarë mund të më bëjnë…”. I.XH ka kërkuar që të flasë me njërin prej tyre dhe më pas po nga telefoni i djalit të tij kishte komunikuar me një person mashkull me dialekt verior, i cili i kishte thënë: “…djali juaj na ka borxh një shumë prej 86 000 lekësh të reja dhe nëse nuk na i sjell për tre ditë, ne do ta vrasim…”.
I.XH ka tentuar që të komunikonte më gjatë me të, me qëllim për tu kërkuar atyre që të linin më shumë kohë për të gjetur paratë, por nuk kishte mundur që të zgjidhte gjë. Më pas ishte telefonuar nga numri “06xxxxxx” dhe përsëri ka dëgjuar personin që kishte folur me të nga telefoni i djalit të tij duke i kërkuar përsëri lekët për lirimin e F.XH. Ka patur telefonata gjatë gjithë ditës, deri në orët e vona të natës disa herë nga ky numër dhe disa sms, me përmbajtje kërcënuese dhe gjithmonë kërkohej shuma e lekëve që djali sipas tyre u kishte borxh. Gjithashtu po nga ky numër ka dëgjuar dhe djalin e tij, i cili i thoshte se ishte në vështirësi dhe në situatë kritike, prandaj duhet të bënte patjetër gjetjen e parave për t’ua dorëzuar personave që e kishin marrë peng, pasi ishin duke e dhunuar dhe duke e kërcënuar për jetën.
I ndodhur në këto kushte, I.XH në orët e para të dt.06.03.2013 kishte bërë disa takime me njerëz të afërm e të njohur të tij dhe kishte mundur që të siguronte një shumë prej 20 000 lekësh të reja. Në kohën që kishte patur telefonatë nga numri 06xxxxxx, i kishte sqaruar atij se kishte gjetur këtë shumë dhe ishte duke ardhur në Tiranë për t’i paguar, por kishte dëgjuar nga ky person se: “Nëse nuk i sjell të gjitha lekët që kërkojmë, nuk ke për të na takuar më as ne dhe as djalin tënd”. Sipas bisedave të realizuara mes numrit 06xxxxxx, që ishte personi i dyshuar që mbante peng F.XH dhe I.XH, ka rezultuar se vendndodhja e personit të dyshuar ishte në qytetin e Tiranës dhe në afërsi të “Rr. Barrikadave”. I.XH, ka kërkuar takim duke u thënë atyre që lekët e kërkuara i kishte me vete dhe donte të takohej me ta. Nga personat që dyshohej se mbanin peng të birin, I.Xh, i është kërkuar takim, por të dilte i vetëm dhe të ndiqte të gjitha veprimet që ata do t’i diktonin. Është paracaktuar si vendtakimi, ‘Stacioni i Trenit’ në Tiranë.
Ndërhyrja e policisë
Policia ka marrë masat dhe janë ngritur shërbime (oficerë civil) në vendin e takimit mes babait të 23-vjeçarit që mbahej peng dhe personave të dyshuar. Pikërisht rreth orës 20.00, pranë I.XH, janë afruar dy persona, të cilët nga larg kanë tentuar dhe kanë komunikuar me të, duke e detyruar atë të zhvendosej në një zonë me më pak lëvizje këmbësorësh, si dhe duke i thënë atij se “përse kishte ardhur i shoqëruar”. Ky ka qenë dhe momenti i ndërhyrjes dhe kapjes së këtyre personave, që rezultoi të ishin dy të pandehurit A.Kolpepaj dhe M.K. Më pas ju është kërkuar atyre, që të tregonin vendndodhjen e 23-vjeçarit, F.XH, por edhe pas refuzimit të tyre, është bërë e mundur që të gjendej në një lokal ‘bar kafe’, e cila ishte në përdorim nga A.Kolpepaj dhe një i afërmi tij, i pandehuri B. Vata, ndodhur në “Rr. Barrikadave”. Është shkuar dhe ndërhyrë menjëherë në këtë lokal, ku është gjetur dhe i pandehuri B. Vata. Në një ambient(depo) të veçuar nga pas banakut të lokalit, i mbyllur me një derë duralumini me xham në pjesën e sipërme të saj dhe me perde pas tij, u vu re një person, i cili kërkonte ndihmë. Është bërë hapja e derës nëpërmjet një çelësi të gjetur në banak dhe ka rezultuar se personi, i cili gjendej aty ishte shtetasi F.XH, i cili ishte i dhunuar fizikisht dhe tepër i frikësuar. Nga këqyrja e vendit, ku ishte izoluar i riu, është bërë e mundur që të gjenden tesha të gjakosura, copëza kablli elektrik, të cilat ishin me nyje lidhëse në vetvete e gjendeshin të prera, si dhe dy pjesë tubash fleksibël uji. Gjithashtu në këtë ambient, kishte dhe sende të tjera, që i përkisnin lokalit të pandehurve A. Kolpepaj dhe B.Vata.
Pengu dhe autorët
Nga hetimet ka rezultuar se i riu, F.Xh, njihej më parë me të pandehurit A.Kolpepaj dhe B.Vata. Me A.Kolpepaj, 23-vjeçari kishte kryer disa lëvizje në Tiranë, Durrës, Kukës, etj. Më pas i pandehuri A.Kolpepaj në mënyrë të njëanshme, i ka thënë se i detyrohej në shumën prej 86000 lekësh të reja. Këto shpenzime ishin kryer për disa ditë, një javë para ngjarjes. F.XH ishte larguar për në fshatin e tij, duke ju premtuar se do t’i sillte këto lekë. Në datën 04.03.2013 ishte telefonuar nga A.Kolpepaj, i cili i kishte kërkuar që mund të vinte në Tiranë dhe të qëndronin bashkë. Në dt.05.03.2013 rreth orës 11.00, F.XH kishte ardhur në Tiranë dhe menjëherë sa kishte kontaktuar me këta persona në lokalin e tyre në “Rr.Barrikadave” ishte veçuar e futur në depon e lokalit dhe ishte dhunuar sistematikisht, fizikisht dhe psikologjikisht, duke e kërcënuar seriozisht për jetën me mjete e sende të ndryshme. Më pas nëpërmjet telefonit të A.Kolpepaj, ishin realizuar telefonatat me babain e tij, duke i lënë atij afat për sjelljen e lekëve, në të kundërt do ta vrisnin. Gjithashtu kanë kërkuar që të mos njoftonte as policinë dhe as të afërm të tjerë, pasi në të kundërt do ta vrisnin F.XH.
Që nga ora 11.00 e dt.05.03.2013 dhe deri në orën 20.00 të dt.06.03.2013, F.XH ishte mbajtur e dhunuar në këtë ambient nga të pandehurit A. Kolpepaj e M. Kshtenjari, ndërsa i pandehuri B.Vata nuk kishte ushtruar dhunë ndaj tij, por kishte ndihmuar shokët e tij për mbajtjen në këtë ambient të shtetasit F.XH. Nga policia gjyqësore është bërë këqyrja e jashtme e personit të dëmtuar, shtetasit F.XH, ku janë vërejtur dëmtime në formë ekimozash në kyçin e dorës, në pulpat dhe kërcinjtë e të dy këmbëve, si dhe në pjesën e fytyrës në hundë, si edhe provohet se ishte dhunuar e goditur.
(BalkanWeb)
Similar topics
» E mbijetuara e Himarës: Një vit tmerr. Dy mijë lekë në ditë terapi, të na dëmshpërblejnë
» Tutorja 25 vjeçare, “punonte” në lokalet e Durrësit për 5 mijë lekë minorenen jetime
» Ata e vranë Sokol Olldashin! (15 fakte të reja)
» Nisin Shkarkimet Për Ata Që S’morën Pjesë Në Fushatën E PD, Pushohet Edhe Kushërira E Ilir Metës
» Reagon Topalli: “Është çmenduri, tmerr... brenda 3 ditëve, 3 nëna, 3 gra u vranë barbarisht”
» Tutorja 25 vjeçare, “punonte” në lokalet e Durrësit për 5 mijë lekë minorenen jetime
» Ata e vranë Sokol Olldashin! (15 fakte të reja)
» Nisin Shkarkimet Për Ata Që S’morën Pjesë Në Fushatën E PD, Pushohet Edhe Kushërira E Ilir Metës
» Reagon Topalli: “Është çmenduri, tmerr... brenda 3 ditëve, 3 nëna, 3 gra u vranë barbarisht”
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi