SMS Erotike Dhe Kërcënuese Gazetares, Dy Vite Burg 56 Vjeçarit
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
SMS Erotike Dhe Kërcënuese Gazetares, Dy Vite Burg 56 Vjeçarit
Një 56 vjeçar i divorcuar, baba i dy fëmijëve, u arrestua dje nga Policia e Tiranës, pasi rezultonte person në kërkim, i dënuar me 2 vjet burg për përndjekjen e një gazetareje.
Sipas policisë, i arrestuari është Olger Zylfi nga Elbasani dhe banues përkohësisht në kryeqytet, ku jetonte në një banesë me qira. Arrestimi i tij u bë nga shërbimet e Komisariatit Nr.1, ku edhe mbahet në paraburgim, derisa t’i komunikohet vendimi i gjykatës.
Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se Zylfi akuzohet për përndjekjen dhe kanosjen e gazetares 26 vjeçare, Denada Dajlani, në vitin 2012.
Vendimi i formës së prerë i Gjykatës së Tiranës, që e dënon me 2 vjet burg, është marrë në mars të këtij viti.
Sipas vendimit të Gjykatës, më 12 shtator të vitit 2012, Prokuroria e Tiranës mbi bazën e kallëzimit të bërë nga gazetarja Dajlani ka regjistruar procedimin penal për veprën “përndjekje”, në ngarkim të shtetasit Olger Zylfi.
“Shtetasja Denada Dajlani është e punësuar në kompaninë ‘Top Media’ dhe drejton një emision në radion ‘Top Albania’, duke vënë në dispozicion të dëgjuesve dhe numrin e telefonit.
Pikërisht në këtë numër është marrë vazhdimisht në telefon nga numri 0662110210, i cili i përkiste shtetasit Olger Zylfi”, citohet vendimi i Gjykatës në gazetën Panorama.
Zylfi me anë të këtij numri telefoni vazhdimisht i ka dërguar Dajlanit mesazhe ngacmuese dhe, përveç mesazheve, ka shkuar disa herë te zyrat e kompanisë ku ajo punon, duke kërkuar me këmbëngulje që ajo të dilte ta takonte.
Veprimet shqetësuese dhe që përbëjnë vepër penale të Olger Zylfit, i ka sqaruar në deklarimin e saj në Polici vetë gazetarja e dëmtuar.
12.07.2013
Burimi: Gazeta Tema
Gazetarja: Si më persekutoi për dy vjet 56-vjecari i arrestuar nga policia
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 56-vjeçar të divoruar, baba i dy fëmijëve me akuzën se ka persekutuar e përndjekur në telefon një gazetare te Top Albania Radio duke i shkaktuar asaj shqetësime me telefonata kërcënuese.
Pasi rezultonte person në kërkim, i dënuar me 2 vjet burg për përdjekjen e gazetares Olger Zylfi, nga Elbasani dhe banues në Tiranë është vënë në pranga nga shërbimet e Komisariatit nr.1.
Ai akuzohet për përndjekjen dhe kanosjen e gazetares 26-vjeçare, Denada Dajlani, në vitin 2012. Ndaj të dyshuarit vendimi i formës së prerë i Gjykatës së Tiranës, cakton 2 vjet burg, dhe është marrë në mars të këtij viti. Sipas vendimit të gjykatës, më 12 shtator të vitit 2012, Prokuroria e Tiranës mbi bazën e kallëzimit të bërë nga gazetarja Dajlani, ka regjistruar procedimin penal për veprën “Përndjekje”, në ngarkim të shtetasit Olger Zylfi. “Shtetësja Denada Dajlani është e punësuar në kompaninë “Top Media” dhe drejton një emision në radion “Top Albania”, duke vënë në dispozicion të dëgjuesve dhe numrin e telefonit.
Pikërisht në këtë numër është marrë vazhdimisht në telefon nga numri 066 21 10 210, i cili i përkiste shtetasit Olger Zylfi”, thuhet në vendimin e gjykatës. Zylfi me anë të këtij numri telefoni vazhdimisht i ka dërguar Dajlanit mesazhe ngacmuese dhe përveç mesazheve, ka shkuar disa herë tek zyrat e kompanisë ku ajo punon duke kërkuar me këmbëngulje që ajo të dilte ta takonte. Veprimet shqetësuese dhe që përbëjnë vepër penale të Olger Zylfit, i ka sqaruan të deklarimin e saj në Polici vetë gazetarja e dëmtuar.
Gazetarja: Si me perndoqi 56-vjecari
“Unë kam rreth një vit që kam komunikim telefonik me Olgerin. Ne kemi dy numra kontakti në “Top Radio”. Kontakti i parë me të ka qenë në numrin fiks të radios. Ai merrte në telefon aty dhe unë ia bëra të qartë që të mos merrte më në telefon pasi më shqetësonte. Ai filloi të dërgonte mesazhe në numrat e celularit të emisionit tim. Mesazhet ishin të ndryshme, dashamirësie, erotike dhe kërcënimi. Kur këto mesazhe u bënë kërcënuese, atëherë unë u bëra merak dhe po shqetësohesha. Olgeri përveçse më dërgonte mesazhe, filloi dhe të vinte në “Top Media”. Unë e denoncova dhe atë e thirrën në komisariat dhe pastaj situata u qetësua disi deri një javë. Por më pas filloi përsëri të më dërgonte letra, filloi të vinte në punë time dhe më kërkonte. Unë nuk e di se çfarë të pres nga ky person. E kam të pamundur të bej emision pasi më vijnë mesazhe të ndryshme dhe nuk e di se çfarë të pres prej tij nga kërcënimi që ai më bën. Mesazhet që ai më bën janë të ndryshme. Më thotë që kam armë me silenciator dhe do të vras. Letrat e tij janë të frikshme dhe kanë karaktere të ndryshme. Unë nuk e kam takuar asnjëherë fizikisht Olgerin. Ai më ka sjellë dhurata të ndryshme në punë por unë nuk i kam pranuar. Në momentin kur kam bërë denoncimin, kam marrë vesh që ka fëmijë dhe që është i divorcuar. Pas kallëzimit ai më ka shqetësuar prapë disa herë, por nuk kam dashur të ballafaqohem me të. Mendoj që vetëm frenimi i ligjit do ta ndaloje”. Kjo deshmi eshte dhene ne gjykate.panorama
Bezdisësi i gazetares u braktis nga e shoqja dhe 2 djemtë
Edhe pse nuk kishte qenë i dënuar më parë për ndonjë vepër penale, vazhdimisht ishte dyshuar si person që ngacmonte femra shumë më të reja në moshë se ai.
Pas epilogut gjyqësor, familja e braktis ngacmuesin
Olger Zylfi, 56-vjeçari që u arrestua dy ditë më parë pasi ishte dënuar me 2 vjet burg për kërcënimin e përndjekjen e gazetares Denada Dajlani, prej 7 vitesh jetonte i vetëm, i braktisur nga të gjithë të afërmit. Edhe pse nuk kishte qenë i dënuar më parë për ndonjë vepër penale, vazhdimisht ishte dyshuar si person që ngacmonte femra shumë më të reja në moshë se ai.
Madje edhe divorci i kërkuar nga ishbashkëshortja e tij, Xhilberta Bylyku, 50 vjeçe, bazohej me dyshimet e saj se i shoqi e tradhtonte. Pas divorcit, dy djemtë e Zylfit, Sigfridi dhe Françesko, kishin preferuar të jetonin me të ëmën, madje kishin shkëputur të gjitha kontaktet me të.
Djali i madh i tij, Sigfridi, 25 vjeç, ka përfunduar studimet për Inxhinieri Elektrike në Itali dhe aktualisht jeton dhe punon në Bergamo bashkë me të vëllain, i cili po ashtu vazhdon studimet atje. Ndërsa edhe ishbashkëshortja e tij prej dy vitesh është larguar nga Elbasani, ku kishte jetuar më parë me të shoqin dhe fëmijët, dhe aktualisht ndodhet në Itali.
I braktisur nga të gjithë të afërmit, të cilët nuk e donin më afër që pasi mësuan akuzat zyrtare ndaj tij, më pas edhe vendimin e dhënë në mungesë nga Gjykata e Tiranës, Olger Zylfi tashmë jetonte i vetëm.
Vetëm me 8 klasë shkollë dhe i konsideruar si person me luhatje të vazhdueshme humori, qëndronte i fshehur nga drejtësia në një banesë me qira në kryeqytet dhe kryesisht jetonte me paratë që u kërkonte borxh fqinjëve.

Similar topics
» 12 vite burg, për një “like” në facebook!
» Reperi 50 Cent, rrezikon deri në 5 vite burg sepse...
» Ekzekutoi në 1997-ën nënën e Elsa Lilës, dënohet me 20 vite burg Albenc Ago
» Vrau 45-vjeçarin, Nazimeja dënohet me 15 vite burg: Kërkoj mëshirë si fëmijë
» Letër kërcënuese për bombë në avionin e linjës Tiranë-Vjenë
» Reperi 50 Cent, rrezikon deri në 5 vite burg sepse...
» Ekzekutoi në 1997-ën nënën e Elsa Lilës, dënohet me 20 vite burg Albenc Ago
» Vrau 45-vjeçarin, Nazimeja dënohet me 15 vite burg: Kërkoj mëshirë si fëmijë
» Letër kërcënuese për bombë në avionin e linjës Tiranë-Vjenë
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi