Solidarizohen me protesta në Turqi, policia e Tiranës arreston dhe dhunon të rinjtë (video)
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Solidarizohen me protesta në Turqi, policia e Tiranës arreston dhe dhunon të rinjtë (video)
Një grup të rinjsh janë mbledhur sot në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë për t’u solidarizuar me drejtësinë e protestave në Turqi. Por policia e Tiranës ka ndërhyrë për shpërndarjen e tyre, pasi sipas uniformave blu, ky tubim ishte i paligjshëm, pasi nuk kishin marrë leje paraprakisht. Të paktën 3 persona u ndaluan nga Policia e Tiranës, dhe aktualisht ndodhen në Komisariatin numër 1.
“Policia i mori të rinjtë zvarrë, i rrahu me grushte. Disa prej të rinjve, policia u ka përplasur kokën tek fugoni teksa i tërhiqte zvarrë”, tha një dëshmitare okulare.
Këta të rinj mbanin në duar parulla si “Poshtë fashizmi”.
Avokatët Dorjan Matlija dhe Andi Kananaj ndodhen aktualisht në komisariatin nr. 1 ku raportojnë se policët vazhdojnë të dhunojnë brenda 3 të ndaluarit.
Në të njëjtën kohë, po zhvillohej edhe një tjetër tubim nga PLSHR, por në mbështetje të Erdogan.
Sipas policisë, PLSHR kishte kërkuar lejë për tubimin, ndërsa të rinjtë në mbështetje të protestuesve në Turqi, ishin mbledhur pas njoftimin në rrjetin social “Facebook”.
Disa dhjetëra të rinj janë mbledhur aktualisht para drejtorisë se Tiranës në rrugën “Myslym Shyri”.
/Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/
Similar topics
» Tenton të grabisë makinën e atletes Klodiana Shala, policia e arreston në flagërancë
» Devoll, nusja dhunon vjehrrin, policia e merr në mbrojtje
» (Video) Brutale, hajduti dhunon kryefamiljaren në prezencë të fëmijës tre vjeç
» Policia e ndalon për kontroll rutinë, nxjerr kallashin dhe qëllon breshëri! Kujdes, pamje të ashpra! (video)
» Situatë e rënduar, protesta para bashkisë
» Devoll, nusja dhunon vjehrrin, policia e merr në mbrojtje
» (Video) Brutale, hajduti dhunon kryefamiljaren në prezencë të fëmijës tre vjeç
» Policia e ndalon për kontroll rutinë, nxjerr kallashin dhe qëllon breshëri! Kujdes, pamje të ashpra! (video)
» Situatë e rënduar, protesta para bashkisë
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi