AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Është më lehtë ta vrasësh se sa t’i thyesh zemrën”

Shko poshtë

“Është më lehtë ta vrasësh se sa t’i thyesh zemrën” Empty “Është më lehtë ta vrasësh se sa t’i thyesh zemrën”

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu Jul 11, 2013 4:16 am

Është një nga ato historitë që i ka lënë amerikanët me gojë hapur.

Julia Merfeld, një amerikane 21 vjeçare, e martuar dhe me dy fëmijë, punëson një vrasës me pagesë për të ekzekutuar të shoqin.

Vetëm se ajo nuk e di se në vend të një vrasësi me pagesë, po flet me një oficer policie.

Në videot e publikuara nga policia, Julia Merfeld i thotë ‘vrasësit’ me pagesë se ajo nuk do që t’i thyejë zemrën atij duke e divorcuar, ndaj ka vendosur që ta vrasë.

“Ta vrasësh është më lehtë se ta divorcesh,” thotë duke qeshur ajo.

Gjykata e ka gjetur fajtore 21- vjeçaren dhe pritet që të jepet dënimi.

Mendohet se ajo do dënohet me burgim të përjetshëm.

Autoritetet thonë se ajo donte të merrte siguracionin e jetës së të shoqit me vlerë 400 mijë dollarë. Vrasësin me pagesë do e paguante 50 mijë dollarë.

Ajo nuk ankohet për sjelljen e të shoqit, por merakun e ka tek siguracioni.

Policia i ra në gjurmë asaj pasi ajo fillimisht i ofroi një kolegu të saj shumën prej 50 mijë dollarë që ta vriste të shoqin 27 vjeçar.

Kolegu i saj, Carlos Ramos, njoftoi policinë dhe ata përgatitën një takim me një oficer policie, të maskuar si vrasës me pagesë./ep



♛Melody♛
♛Melody♛

“Është më lehtë ta vrasësh se sa t’i thyesh zemrën” Coolte21

Shteti Shteti : “Është më lehtë ta vrasësh se sa t’i thyesh zemrën” Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi