Prishtinë, gdhihen në shesh kundër ligjit "Për Amnistinë": Fal kriminelët
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Prishtinë, gdhihen në shesh kundër ligjit "Për Amnistinë": Fal kriminelët
Siç bëjnë të ditur mediat në Kosovë, protesta ka nisur fillimisht nëpërmjet rrjetit social “Facebook”. Rreth orës 21:30, numri i atyre që i janë bashkangjitur protestës rezulton të jetë afro 50 persona, shumica prej të cilëve kanë shfaqur gatishmërinë, që të qëndrojnë gjithë natën para Kuvendit të Kosovës, për, siç kanë thënë ata, sensibilizimin e opinionit kundër parimeve, që përmban Ligji i Amnistisë.
“Nuk do të tërhiqem nga këtu deri sa institucionet e Kosovës të tërheqin nga miratimi i ligjit “Për amnistinë”, i cili i fal të korruptuarit, të inkriminuarit në vepra penale” ka thënë Fisnik Ismajli, ish-ideatori i obeliskut “Newborn” i cili njëherazi është edhe anëtar i lëvizjes ‘Vetëvendosje’.
“I kam ftuar njerëzit që të dalin. Të gjithë kemi mllef me këtë Projektligj dhe mllefin duhet ta shfaqim këtu dhe jo nëpër kafiteri”, është shprehur Ismajli. Ky i fundit rezulton të jetë edhe njeri ndër organizatorët e kësaj proteste.
Ai ka shkruar në Facebook: “Sonte kam me fjetë qetu, sepse po due me protestue jo vetëm kundër miratimit të Projektligjit për Amnisti (falje) të kriminelëve, por kundër po të njajtëve kriminelë, që ma shkatërruan vendin që 14 vjet edhe tash po mundohen edhe nji herë me e shpëtue veç ….. e tyne, prapë në kurriz të qytetarit”.
Ngjashëm ka folur edhe Igballe Maqastena, e cila ka vendosur t’i bashkëngjitet kësaj proteste. “Me ketë projektligj po barazohen të ndershmit dhe të pandershmit", tha ajo.
Pjesëtari i shoqërisë civile, Shpend Kursani tha me këtë propozim parashihet të falen rreth 100 kategori të ndryshme të veprave kriminale dhe se kjo që i përshtatet qeverisë. “Nëse ne arrijmë të mblidhemi në numër sa më të madh nesër, mund t’ia arrijmë që të ndalim dëme shumë të mëdha, që mund të dalin prej këtij ligji”, tha ai.
Rron Gjinovci tha se ky projektligj ka kaluar pa asnjë dëgjim publik dhe diskutim me shoqërinë civile, duke shtuar pastaj se “rruga është forma më demokratike për të shprehur pakënaqësitë qytetare”.
“Ata (qeveritarët) duan të amnistojnë jo vetëm veriun, por edhe Xhabir Zharkun, djemtë e Adem Grabovcit, Bajrush Xhemajlin dhe shumicën e qeveritarëve të korruptuar”.
Protesta qytetare do të mbahet sot në orën 10:00 para Kuvendit të Kosovës.
- See more at: http://www.shqiptarja.com/kosova/2727/prishtine-gdhihen-ne-shesh-kunder-ligjit-per-amnistine-fal-kriminelet-165457.html#sthash.uHhGdDVf.dpuf
Similar topics
» 139 studiues për gjuhën e letërsinë shqipe në Prishtinë
» Ligji per Amnistine nuk prodhon asgje pozitive
» Ligji për amnistinë dhe çështjet pronësore-ndërtimore
» Sekretet E Ruajtura Të VIP-Ave, Dalin Në Shesh Pas Disa Vitesh
» Jonilda operon hundën dhe nxjerr në shesh gjoksin e bërë
» Ligji per Amnistine nuk prodhon asgje pozitive
» Ligji për amnistinë dhe çështjet pronësore-ndërtimore
» Sekretet E Ruajtura Të VIP-Ave, Dalin Në Shesh Pas Disa Vitesh
» Jonilda operon hundën dhe nxjerr në shesh gjoksin e bërë
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi