139 studiues për gjuhën e letërsinë shqipe në Prishtinë
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Arti - Kultura - Shqiptare
Faqja 1 e 1
139 studiues për gjuhën e letërsinë shqipe në Prishtinë
Gjithashtu Rugova shton se do të ketë kurse intensive të mësimit të gjuhës shqipe, ligjërata të veçanta të gjuhësisë, ligjërata për letërsinë shqiptare, referime shkencore, ligjërata të përgjithshme, tryezë e rrumbullakët dhe program kulturor plotësues për t’i njohur seminaristët me bukuritë natyrore, me veprimtaritë kulturore e të mira të tjera në qendra të Kosovës. Krahas kësaj më 29 dhe 30 gusht do të mbahet sesioni shkencor që do të ketë dy tema themelore, njëra lidhet me gjuhësinë, ndërsa tjetra me letërsinë.
“Në sesionin shkencor do të jenë dy tema bosht. Në gjuhësi do të diskutohet për “Kontributin e gjuhëtarëve të huaj për shqipen në pjesën e dytë të shekullit XX”, ndërsa në letërsi tema bosht do të jetë “Letërsia dhe identiteti’”, shton më tej gjuhëtari Rugova.
Në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare do të marrin pjesë rreth 139 seminaristë, nga vende të ndryshme si Italia, Polonia që tashmë ka disa universitete ku mësohet gjuha shqipe dhe natyrisht interesi është pakëz më i madh, por marrin pjesë dhe seminaristë nga Shqipëria, Zvicra, Anglia, Sllovenia, Hungaria, Gjermania, Bullgaria, Çekia, Japonia, Kina, Jordania, Siria, Mali i Zi, Franca, Danimarka, Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Serbia.
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën dhe Letërsinë do të ketë rreth 35 seminaristë nga Kosova dhe më pak se kaq do të ketë nga Shqipëria dhe Maqedonia. Në dallim nga vitet e tjera, këtë vit Këshilli Drejtues ka qenë më i rreptë në seleksionimin e kumtesave. Sipas gjuhëtarit Rugova, ngjarje të tilla janë shumë të nevojshme për albanologjinë pasi ndikimi i gjuhës shqipe është i vogël në botë dhe qëllimi është të tërhiqet vëmendja dhe të nxiten studiuesit që të merren me shqipen.
Shkrimi u botua sot në gazetën “Shqiptarja.com” (print) 08.08.2013
- See more at: http://www.shqiptarja.com/kultura/2730/139-studiues-per-gjuhen-e-letersine-shqipe-ne-prishtine-170920.html#sthash.MalFkMt8.dpuf
Similar topics
» Zbulohet një libër në gjuhën shqipe, më i vjetër se “Meshari”
» Arsim Spahiu, Gabimi i Eqrem Çabejit për prejardhjen e gjuhës shqipe
» Zgjohet nga koma, australiani flet gjuhën kineze
» Gjuha Shqipe
» Poezi te vjetra Shqipe!!
» Arsim Spahiu, Gabimi i Eqrem Çabejit për prejardhjen e gjuhës shqipe
» Zgjohet nga koma, australiani flet gjuhën kineze
» Gjuha Shqipe
» Poezi te vjetra Shqipe!!
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Arti - Kultura - Shqiptare
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi