AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sekretet E Ruajtura Të VIP-Ave, Dalin Në Shesh Pas Disa Vitesh

Shko poshtë

Sekretet E Ruajtura Të VIP-Ave, Dalin Në Shesh Pas Disa Vitesh  Empty Sekretet E Ruajtura Të VIP-Ave, Dalin Në Shesh Pas Disa Vitesh

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Jun 28, 2013 12:23 am

Sekretet E Ruajtura Të VIP-Ave, Dalin Në Shesh Pas Disa Vitesh  Vipat
Sekretet e ruajtura të VIP-ave, dalin në shesh pas disa vitesh. Edhe pse shumë sekrete dalin në publik para kohe, disa yje të Hollivudit sërish arrijnë që të ruajnë privatësinë e tyre. Këtyre ditëve, tema kryesore ka qenë gjithsesi Angelina Jolie, e cila me vendimin e saj të guximshëm ka shokuar botën. Mastektomia e dyfishtë dhe së shpejti edhe heqja e vezoreve, ishin vendimet e saj për të minimizuar mundësinë e sëmurjes nga kanceri i gjirit, nga i cili ka vdekur e ëma e saj por edhe shumë të afërm të saj.
Ajo publikisht ka folur për këtë proces, pasi dëshiron të vetëdijësoj femrat në mbarë botën rreth rreziqeve me të cilat përballen.
Ndoshta nuk e keni ditur se edhe bukuroshja tjetër Sofia Vergara në vitin 2000, i kishte mbijetuar kancerit. Ajo nuk kishte folur për këtë deri në vitin 2008. “Nuk kam dashur publicitet. Të kesh kancer nuk është aspak argëtuese. Nuk dëshiron të përballesh me asgjë tjetër”, kishte deklaruar ajo.
Në listën e sekreteve të ruajtura mirë, gjendet edhe Sandra Bullock, e cila me muaj të tërë e kishte mbajtur të fshehur ndarjen e saj nga bashkëshorti Jesse James, i cili e kishte tradhtuar me femra tjera dhe ndërkohë ajo kishte birësuar edhe një fëmijë. Të njëjtën gjë e kishte bërë edhe aktorja Charlize Theron, e cila dy vite pas Sandra-s, e kishte birësuar djalin Jackson.
Një befasi të madhe për publikun kishin përgatitur edhe Blake Lively dhe Ryan Reynolds. Askush nuk e kishte ditur se ata janë bashkë, kur ata kishin bërë të ditur fejesën dhe më pas edhe martesën.
Arnold Schwarzenegger kishte përgatitur skandal të vërtetë për familjen e tij, kur ishte zbuluar se me shërbëtoren e tij Mildred Baena, kishte fituar një djalë. Edhe aktorja Liv Tayler nuk e kishte ditur deri vonë se babai i saj ishte pikërisht ylli i grupit “Aerosmith”, Steven Tyler.
Bashkëshorti Gwen Stefanit, Gavin Rossdale, kishte pasur një rini të bujshme, ku vetëm disa vite pasi ishte martuar me këngëtaren, ai e kishte pranuar se ka një vajzë nga aventura e tij me Pearl Love.
26.05.2013
Burimi: Balkanweb
♛Melody♛
♛Melody♛

Sekretet E Ruajtura Të VIP-Ave, Dalin Në Shesh Pas Disa Vitesh  Coolte21

Shteti Shteti : Sekretet E Ruajtura Të VIP-Ave, Dalin Në Shesh Pas Disa Vitesh  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi