Zvicër, 7 vjet burg kosovarit trajtonte gruan si në regjim burgu
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Zvicër, 7 vjet burg kosovarit trajtonte gruan si në regjim burgu
Kosovari me shtetësi zvicerane, partneres së tij, njëherësh nënë e katër fëmijëve të përbashkët, i kishte ndaluar të lëshonte pa lejen e tij banesën e përbashkët. Kosovari, i cili punonte si taksist, e vinte pushtetin e tij mbi gruan me rrahje dhe me kërcënime.
Ndërsa gjatë dy qëndrimeve të tij disamujore jashtë Zvicrës, ai kishte instaluar kamera përgjimi në banesë. Gruaja mund të dilte vetëm në rastet, kur partneri i saj shkonte të blinte me shumicë (për t`i ndihmuar) dhe kur e dërgonte të pastronte te bashkëshortja e tij e ligjshme zvicerane. E vetme, me lejen e tij ajo mund të dilte nga shtëpia vetëm për të shkuar te mjeku dhe për të bërë pagesat. Si familje, dilnin të shëtisnin së bashku në mënyrë të rregullt.
Regjimi tiranik për gruan përfundoi vetëm në vitin 2008, kur njëra nga vajzat kishte alarmuar policinë për shkak se babai po ushtronte dhunë në familje.
Për veprat si, privim nga liria, shtrëngim, shkelje e detyrimeve për përkujdesje dhe edukim, Gjykata e Qarkut në Cyrih në vitin 2011 i kishte shqiptuar atij një dënim prej 11 vitesh burg. Ndërsa Gjykata e lartë e Zyrihut vitin e kaluar ia kishte zbritur atij dënimin nga 11 në 7 vjet.
Ankesës së bërë nga i dënuari i është përgjigjur shkalla më e lartë e gjyqësisë zvicerane, duke e vërtetuar dënimin e përmendur dhe duke hedhur poshtë ankesën e tij. Nga të gjitha veprimet që i ngarkohen ai ranon vetëm vendosjen e kamerës, gjatë kohës sa ndodhej në pushim. Por gjyqtarët e Lozanës kanë thënë se ai gjatë tri viteve të plota kishte ushtruar regjim dhune për të privuar partneren nga liria.
Veçanërisht të rënda kishin qenë kërcënimet që ai ia kishte bërë në rast se nuk do t`i bindej. Ai po ashtu e ka rrahur rregullisht partneren dhe i ka shkaktuar edhe lëndime serioze. Për ketë arsye duket e kuptueshme që ajo i ishte nënshtruar për vite të tëra një izolimi të dhunshëm, përkundër faktit se dyert e banesës nuk ishin të mbyllura. Ndërsa vendosja e kamerës përgjues ishte vetëm një theksim i dhunës, që ai ushtronte ndaj saj.
Marrë nga Albinfo - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/zvicer-7-vjet-burg-kosovarit-trajtonte-gruan-si-ne-regjim-burgu-165355.html#sthash.RSg2k7BC.dpuf
Similar topics
» Kanuni, shqiptari vret gruan në Zvicër. “Më tradhtoi me një turk”
» Prokuroria Kërkon 12 Vjet Burg Për Shemsie Kadrinë
» Rrahu burrin, rrezikon dy vjet burg me kusht
» Prokuroria kërkon 23 vjet burg për Prendin dhe 25 për Llupon
» Tiranë, prangoset i kërkuari, i dënuar me 21 vjet burg për vrasje
» Prokuroria Kërkon 12 Vjet Burg Për Shemsie Kadrinë
» Rrahu burrin, rrezikon dy vjet burg me kusht
» Prokuroria kërkon 23 vjet burg për Prendin dhe 25 për Llupon
» Tiranë, prangoset i kërkuari, i dënuar me 21 vjet burg për vrasje
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi