AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tiranë, prangoset i kërkuari, i dënuar me 21 vjet burg për vrasje

Shko poshtë

Tiranë, prangoset i kërkuari, i dënuar me 21 vjet burg për vrasje Empty Tiranë, prangoset i kërkuari, i dënuar me 21 vjet burg për vrasje

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Jun 14, 2013 7:14 am

Tiranë, prangoset i kërkuari, i dënuar me 21 vjet burg për vrasje Policia-TR
Policia e Tiranës ka vënë në pranga ditën e sotme një shumë të kërkuarin për vrasje, Gerond Hasanbelliun, i cili u dënua nga gjykata me 21 vjet burg për vrasje.
Mësohet se Hasanbelliu, jetonte nën identitet të rremë dhe udhëtonte jashtë shtetit. Ai u dënua nga gjykata në vitin 2002 në mungesë për vrasjen e shtetasit Julian Çela. Mësohet se Gerond Hasanbelliu është vëllai i Erjon Hasanbelliut, i njohur si person me precedentë penalë. 
Të dy vëllezrit, në vitin 2002, tentuan të vrisnin për motive hakmarrjeje, Kasandër Nogën, i njohur si autori i masakkrë së Senatoriumit, ku mbeti i vrarë, Aqif Hasanbelliu, babai i dy vëllezërve.
Më 19 gusht 2000 Kasandër Noga hyri me automatik në dorë, i shoqëruar nga Juliani dhe pasi shkelmuan dhomën e reanimacionit, ku ndodheshin te shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i Geronit) dhe Dritan Hajdini, u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i la të vdekur në vend. 
Në ngjarje u plagosën edhe 3 të tjerë vëllezër dhe të afërm të Hasanbellit. Sipas të dhënave që shkruanin atëherë mediat vrasja kishte ndodhur për motive hakmarrjeje pasi këta persona i kishin vrarë kohe me parë vëllanë Kasander Nogës. 
Vëllezërit Hasanbelliu mesa duket ishin vënë në ndjekje të djaloshit nga Patosi i Fierit dhe dy vjet më vonë,saktësisht në orën 17: 15 minuta të datës 17 mars 2002 Geroni, tentuan të hakmerren.
Në lokalin “Prehistori: ne Antverp të Belgjikës, Erion dhe Geron Hasabelliu qëlluan me armë Juljan Çelën dhe Kasandër Nogën.
 Në këtë atentat mbeti i vrarë Juliani ndërsa u plagos rëndë Kasandri. Ngjarja ka ndodhur për qëllim gjakmarrje, pasi Juliani dhe Kasandri kishin vrarë babanë e vëllezërve Hasanbelliu.
/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/
 
♛Melody♛
♛Melody♛

Tiranë, prangoset i kërkuari, i dënuar me 21 vjet burg për vrasje Coolte21

Shteti Shteti : Tiranë, prangoset i kërkuari, i dënuar me 21 vjet burg për vrasje Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi