Erzen Breçani thirrje ekstreme: Rama-Hitler, ta shporrim
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni :: Politika Shqiptare & Opinione
Faqja 1 e 1

Një Enver i dytë, një Hitler që duhet të largohet urgjentisht për të mos gjunjëzuar shqiptarët. Ka kaluar pak më shumë se një javë që kryetari i opozitës Edi Rama, fitoi zgjedhjet parlamentare të 24 qershorit të këtij viti, së bashku me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Por për zyrtarët e policisë së shtetit, ai nuk mund të jetë kryeministër i shqiptarëve, por një hitler që duhet të largohet. Fraza e mësipërme është shkëputur nga postimi në facebook i zv,drejtorit të Policisë së Tiranës Erzen Breçani, ditën e diel, në 30 qershor, kur tashmë gjithçka ka marrë fund dhe vetë kryeministri Sali Berisha ka pranuar humbjen e zgjedhjeve parlamentare.
Breçani, i cili gjatë gjithë këtyre viteve në drejtim të policisë së shtetit ka qenë shumë partiak e i politizuar, i ka kërkuar Sali Berishës, kryeministër në detyrë, që t’i prijë të gjithë këtyre militantëve, derisa të gjithë këta, të largojnë pinjollët e komunistëve me në krye siç thotë ai Edvin Ramën.
“Përshëndetje liderit historik të shqiptarëve, Doktorr Sali Berishës. E duam ndihmën tënde se jemi mësuar me ty që të na prish derisa të largojmë pinjollët e komunistave me në krye Edvin Ramën. Ta largojmë këtë enver të dytë që dikur studenta të ’91 shembëm diktaturën enveriste. Do gjejmë forcë dhe optimizëm.
Do ngrihemi të tërë se bashku me rininë, që të mos e lëmë këtë hitler të gjunjëzojë shqiptarët”, shkruan Breçani në faqen e tij në facebook. Sigurisht, me redaktimin e gazetarëve është shkruar citati i mësipërm, sepse në origjinal, siç do ta shihni dhe nga faksimilja, gjuha, drejtëshkrimi dhe frazat, lënë shumë për të dëshiruar.
Aktualisht Erzen Breçani vazhdon të mbajë detyrën e nëndrejtorit të Policisë së Tiranës. Ndërkohë që Sali Berisha, kryeministër, pranoi humbjen e zgjedhjeve, është duke punuar për një rrotacion paqësor të pushtetit. Por duket se njerëzit që janë në administratën shtetërore, e sidomos në majat e hierarkisë së policisë së shtetit, nuk e kanë fare problem që të bëjnë thirrje për t’u organizuar dhe për të mbledhur të gjithë të rinjtë deri në rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti.
Partia Socialiste në mënyrë të përsëritur para zgjedhjeve ka akuzuar strukturat e policisë së shtetit për politizim të tejskajshëm. Vetë Breçani, është konfliktuar në mënyrë të përhershme me deputetë të PS, duke përmendur konfliktet e fundit me Sajmir Tahirin apo Fatmir Xhafën, deputetë të PS.
Ndërkohë që një muaj më parë ai mori një pezullim nga detyra pas dhunës së ushtruar ndaj operatorit të Top Channel, të cilin e mbajti edhe në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës për disa orë. Media e shoqeria civile reagoi për këtë akt, por në mënyrë misterioze, vetëm një muaj para zgjedhjeve, ai u rikthye në detyrën e nëndrejtorit të policisë së Tiranës.
Siç mund të shihet edhe nga foto, ai ka qenë aktiv pothuajse në të gjitha mitingjet elektorale të Partisë Demokratike, jo me uniformën zyrtare të policisë së shtetit, por civil, duke organizuar mitingjet, dhe duke thyer rëndë dhe publikisht ligjin për policinë e shtetit.
Nëse vazhdon në detyrë, ai mund të largohet vetëm në shtator, kohë në të cilën koalicioni fitues i zgjedhjeve do të marrë në dorëzim qeverinë dhe gjithë strukturat ekzekutive të shtetit shqiptar. PS ka premtuar se do të shmangë militantët nga radhët e policisë, dhe brenda vitit të parë të qeverisjes, do të ketë rënie të krimit në vend. - See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/erzen-brecani-thirrje-ekstreme-rama-hitler-ta-shporrim-165083.html#sthash.xBDsDAHm.dpuf

Similar topics
» Komentet Në Facebook Për Ramën, Pezullohet Për 1 Muaj Nga Detyra Erzen Breçani
» Skandal në Greqi, dëgjohen thirrjet "Hail Hitler!" në parlament
» Shaqiri thirrje tifozëve: Na mirëkuptoni
» Berisha: Rama shkelmoi paktin me BE
» Edi Rama në ditën e parë të shkollës
» Skandal në Greqi, dëgjohen thirrjet "Hail Hitler!" në parlament
» Shaqiri thirrje tifozëve: Na mirëkuptoni
» Berisha: Rama shkelmoi paktin me BE
» Edi Rama në ditën e parë të shkollës
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni :: Politika Shqiptare & Opinione
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi