Bie çmimi i banesave në Tiranë, ekspertët: Blini shtëpi në kohë krize
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Historia Shqiptare & Trevat - Turizmi - Arkitektura
Faqja 1 e 1
Bie çmimi i banesave në Tiranë, ekspertët: Blini shtëpi në kohë krize
Bankat më të predispozuara për të dhënë kredi për shtëpi në periudhë krize. Çfarë kostoje ka kredia për shtëpi, dhe çfarë kriteresh kërkon banka nga individi.
Periudha e krizës ekonomike vlerësohet nga ekspertët e ekonomisë si koha më e mirë për të blerë shtëpi. Kjo pasi kërkesa për blerje bie ndjeshëm, stoqet e banesave rriten, dhe kësisoj çmimet ulen.
Çmimi i banesave
Konkretisht sipas statistikave të nxjerra nga Banka e Shqipërisë, çmimi i banesave në Tiranë ka rënë 13 % me bazë vjetore gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Përveç tërheqjes së publikut nga shpenzimet, si rrjedhojë e një rritje të pakët të të ardhurave të disponueshme dhe sidomos e pasigurisë së krizës, një faktor që ka tkurrur kërkesën për banesa ka qënë edhe oferta e shtrënguar për kredi bankare. Por, qëndrimi i bankave, veçanërisht ndaj kredisë hipotekore për individë, duket se po ndryshon.
Bankat japin kredi
Gjatë muajve të fundit, bankat po përpiqen ta promovojnë më shumë, me qëllim diversifikimin e portofolit dhe rritjen e peshës së individëve, por edhe për faktin se kredia për shtëpi është ndër kreditë më cilësore. Shkalla e kredive me probleme për kredinë për shtëpi është pothuajse sa gjysma e nivelit mesatar të kredive me probleme për ekonominë. Ndaj ofertat e bankave në muajt e fundit janë bërë mjaft tërheqëse. Edhe falë rënies së përgjithshme të interesave në tregun financiar, interesat e kredisë për shtëpi në shumë banka kanë rënë nën nivelin 10%.
Kostoja e kredive
Por, duhet pasur parasysh se kredia ka edhe kosto shtesë, që duhen përfshirë në normën efektive të interesit. Kredimarrësi duhet të sigurojë jetën dhe pronën gjatë gjithë periudhës së kredisë. Shumat ndryshojnë në varësi të primit që llogarisin kompanitë e sigurimit, por janë minimalisht rreth 100 euro në vit. Kosto tjetër është komisioni i disbursimit që është 1% deri në 2% të shumës, si edhe kostot noteriale dhe administrative për gjithë dokumentacionin e nevojshëm.
Kushtet e kredisë
Kushtet kryesore për të përfituar kredi janë të provosh të ardhura të mjaftueshme dhe të ofrosh një kolateral, që përgjithësisht është prona e blerë. Bankat financojnë deri në 70% të vlerës së banesës dhe afati i kredisë në monedhën vendase mund të shkojë deri në 25 vjet. Masat e Bankës së Shqipërisë për nxitjen e kredisë, përveçse rrisin mundësitë kredituese, do të kenë një ndikim të rëndësishëm edhe në uljen e kostove për bankat. Kjo do të lejojë fleksibilitet më të madh në çmime dhe mundësi për të përfituar kredi më të lira.
Ekonomia, BB ndryshon parashikimin për Shqipërinë
Banka Botërore ka rritur parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit në 1.8%, nga 1.6% që kishte qenë parashikimi i mëparshëm. Sipas raportit “Perspektivat Ekonomike për Europën dhe Azinë Qendrore”, rritja ekonomike e Shqipërisë për këtë vit pritet të jetë më e lartë krahasuar me Maqedoninë dhe me Malin e Zi, por më e ulët se e Kosovës dhe e Serbisë. Në përmirësimin e parashikimit të rritjes për këtë vit duket se ka ndikuar sidomos një pritshmëri për shtim të prodhimit bujqësor. Sipas Bankës Botërore, për shkak të kushteve më të mira atmosferike, Shqipëria do të jetë një ndër ato vende që do të përfitojë një kontribut më të lartë të bujqësisë në rritjen ekonomike. Banka Botërore parashikon se rritja ekonomike e Shqipërisë do të përmirësohet në 2% gjatë vitit 2014 dhe 3% gjatë vitit 2015. Raporti i radhës jep shpresa për një rimëkëmbje graduale gjatë viteve në vazhdim, ndonëse është e qartë se situate e pasigurt në të cilën ndodhet ekonomia europiane i bën mjaft të brishta parashikimet, çka dëshmohet nga rishikimi i ndjeshëm i tyre herë pas here. Gjithashtu, në analizën e Bankës Botërore, ngadalësimi i kreditimit dhe rritja e kredive me probleme ngelet ndër shqetësimet kryesore për ekonominë shqiptare, ashtu si për shumë vende të tjera të Rajonit.
BSH: 2012-ta përmirësoi ekzekutimin e kolateralit
Gjatë prezantimit të raportit të mbikëqyrjes për vitin 2012, dje ekspertë të Bankës së Shqipërisë u shprehën se procesi i ekzekutimit të kolateralit ka përmirësime të dukshme, të cilat pritet të shtohen edhe pas shtatorit të këtij viti, me hyrjen në fuqi të ndryshimeve në Kodin e Procedurës Civile. Sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, të ardhurat e bankave nga ekzekutimi i kolateraleve janë rreth 20% e shumës së kredive që ndodhen në proces ekzekutimi. Sipas Bankës së Shqipërisë, të ardhurat nga ekzekutimet shkojnë afërsisht sa 6% e vlerës së kredive me probleme dhe ky është një tregues relativisht i mirë krahasuar me vendet e tjera. Raporti i Mbikëqyrjes për vitin 2012 konfirmoi një sistem bankar të sigurt dhe të mirë kapitalizuar, pavarësisht nga ngadalësimi i kreditimit dhe nga rritja e kredive me probleme. Rezultati financiar ishte pozitiv dhe në rritje krahasuar me vitin 2011, ndërkohë që treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit arriti në 15.9%, niveli më i lartë në dy vitet e fundit. Kreditë me probleme rezultonin të mbuluara me provigjione në masën 55.4%, rreth 4 pikë përqindje më shumë krahasuar me një vit më parë. Edhe mbulimi me kolateral i kredive me probleme është mjaft i lartë, në rreth 78 %. Kjo tregon se, pavarësisht nga ecuria e mëtejshme e këtyre kredive, impakti i tyre në treguesit financiarë dhe në kapitalizimin e bankave do të jetë i kontrollueshëm.
15.06.2013
Burimi: Ikub
Similar topics
» Ekspertët: Interneti na zotëron, 1 në 12 minuta e shpenzojmë në web
» Aksidente në Tiranë e Bulqizë plagosen 4 persona TIRANE-
» Jepet çmimi Nobel për mjekësinë
» Shikoni se çfarë mund të blini me 20 euro përkatësisht se në cilin vend ndodheni!
» Formula 1, çmimi i madh i Britanisë në Silverstoun
» Aksidente në Tiranë e Bulqizë plagosen 4 persona TIRANE-
» Jepet çmimi Nobel për mjekësinë
» Shikoni se çfarë mund të blini me 20 euro përkatësisht se në cilin vend ndodheni!
» Formula 1, çmimi i madh i Britanisë në Silverstoun
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Historia Shqiptare & Trevat - Turizmi - Arkitektura
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi