Prifti liberal pushohet nga puna
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Lajme Nga Bota
Faqja 1 e 1
Prifti liberal pushohet nga puna
Foli për fertilizimin in vitro, abortin dhe bashkëpunimin me hebrenjtë
Kur prifti polak i njohur Wojciech Lemanski u rikthye me grigjën e tij, në kishën pranë Varshavës, pasi mbajti një meshë në kampin nazist të vdekjes Treblinka, lajmi i pushimit nga puna e priste. Dioqeza e Kishës Katolike për Varshavën e pushoi atë si prift i një fshati të vogël për mosbindje pas përplasjeve të shumta mbi çështje të tilla, si: fertilizimi in-vitro, aborti dhe bashkëpunimi i tij me bashkësinë e hebrenjve.
Lemanski e vulosi fatin e tij kur, në një intervistë radiofonike, akuzoi kryepeshkopin Henryk Hoser, se e ka pyetur nëse ai qe vetë një hebre dhe nëse ai qe rrethprerë. Episodi zbuloi një sherr brenda kishës, ndërsa ajo po përpiqet të ruajë një rol kyç në jetën e Polonisë, ndërsa ka përplasje mes konservatorëve dhe ata që duan më shumë hapje në çështjet sociale, si dhe më shumë pranim për të shkuarën e errët të Polonisë.
“Në kohën kur Papa Françesk po bën më shumë thirrje për mendjehapje, kisha e Polonisë po mbyllet në guaskën e vet”, thotë Iwona Jakubowska-Branicka, një sociologe në Universitetin e Varshavës. “Siç është rasti i shumë çështjeve morale, çështja e marrëdhënieve me hebrenjtë është mbajtur e fshehtë”, thotë ajo. Marrëdhëniet me hebrenjtë janë veçanërisht një temë e vështirë në Poloni, ku miliona u zhdukën gjatë holokaustit që u krye nga nazistët në këtë vend. Shumica e atyre që mbijetuan, u detyruan të largohen vonë në vitet 1960 nga regjimi komunist. Udhëheqësit postkomunistë të Polonisë kanë dënuar “fushatën antinaziste” të asaj kohe dhe shpesh kanë folur kundër shenjave të antisemitizmit në shoqëri.
Polakët kanë lartësuar bashkëpatriotët e tyre, që ndihmuan në shpëtimin e hebrenjve të vendit gjatë Luftës së Dytë Botërore, por ata nuk i kanë kushtuar vëmendjen e duhur ngjarjeve të hidhura, si djegia e 340 hebrenjve nga ana e fshatarëve polakë, më 1943. Kjo ngjarje u fsheh nga komunistët pas lufte dhe u rizbulua vetëm në vitin 2001. Zbulimi i ngjarjes dhe publikimi në një libër u kritikua nga disa udhëheqës të kishës katolike si nxitës i ndjenjave antipolake dhe antihebraike, por debati që pasoi, frymëzoi priftin e ri Lemanski të punojë për përmirësimin e dialogut mes dy grupeve.
“Zoti trokiti në derën time dhe tha se dëshironte diçka prej meje. Unë nuk mund të imagjinoj të qenët prift pa një ndjeshmëri të posaçme për hebrenjtë, tragjeditë e tyre dhe nevojën për dialog”, tha prifti në një intervistë.
Lemanski është mes pak priftërinjve katolikë që përkujtojnë masakrën çdo vit bashkë me udhëheqësit hebrenj, si dhe mbajnë mesha në kampin e Treblinkës, një nga fabrikat më famëkeqe të vdekjes të nazistëve.
Ai ka rikuperuar edhe gurë varri nga varrezat e braktisura dhe të shkatërruara të hebrenjve, duke vendosur dy prej tyre në altarin e kishës së tij. Lëvizja shkaktoi zemërimin e disa katolikëve konservatorë, të cilët e akuzuan se ai po e kthente kishën në një sinagogë.
Në deklaratën që shpjegoi vendimin për ta nxjerrë në pension Lemanskin, dioqeza e Varshavës nuk iu referua gurëve të varrit, por tha se ai nuk kishte marrë leje në lidhje me disa çështje të kishës së tij. Lemanski tha se do të apelojë vendimin në Vatikan.

Similar topics
» Nisin Shkarkimet Për Ata Që S’morën Pjesë Në Fushatën E PD, Pushohet Edhe Kushërira E Ilir Metës
» Berisha heq nga puna bashkëshorten e Pezës
» Microsoft, puna më e mirë në Evropë
» Foto “të pakëndshme” në Facebook? Pushim nga puna
» “Plas” puna në bashkinë e Tiranës, punësohen 250 romë
» Berisha heq nga puna bashkëshorten e Pezës
» Microsoft, puna më e mirë në Evropë
» Foto “të pakëndshme” në Facebook? Pushim nga puna
» “Plas” puna në bashkinë e Tiranës, punësohen 250 romë
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Lajme Nga Bota
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi