AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rama-deputeteve: Nuk dua eufori per “ikjen e Berishes”

Shko poshtë

Rama-deputeteve: Nuk dua eufori per “ikjen e Berishes” Empty Rama-deputeteve: Nuk dua eufori per “ikjen e Berishes”

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Jun 28, 2013 12:08 am


Rama-deputeteve: Nuk dua eufori per “ikjen e Berishes” Rama-rilindje_copy_copy_copy_copy_copy

TIRANE - Lajmi i doreheqjes se kryeministrit Sali Berisha nga te gjitha funksionet ne Partine Demokratike, eshte pritur me reagime te ndryshme ne radhet e socialisteve, informon Balkanweb. Ne seline e PS-se ka pasur festime, ndersa ne krahun e kundershtarit ka pasur lot per largimin e Berishes. Kryetari i PS-se, Edi Rama nuk pati dje, nje status ne “Twitter” apo nje deklarate per terheqjen e kundershtarit politik, ndersa ne pak statuse ne “Facebook”, kjo eshte komentuar ne menyra te ndryshme. 
 
Burimet bene te ditur se Rama i ka porositur deputetet qe te mos bejne deklarata euforike, por me qetesi te vijojne punet, per te mos shkaktuar edhe provokim nga ana e elektoratit te djathte. Deputeti Ilir Beqaj shkroi dje ne “Facebook”, pas doreheqjes se kryeministrit Berisha: “Fjalimi i Berishes ne ikje: Fund e krye fjala e nje ishkomunisti te cmendur”. 
 
Ndersa jooptimist per kete qendrim te z.Berisha eshte shfaqur Erjon Brace. “Nuk iku! Tha: Do rri ne qeveri deri ne shtator; do rri ne parti derisa te zgjedh pasardhesin! Por mbi te gjitha tha: Populli e kishte gabim! Ky nuk eshte dinjitet!”, - shkroi dje, Brace, ne “Facebook”.
 
Nderkohe qe, gjate emisionit “360 Grade” te gazetarit Artur Zheji, kreu i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo e vleresoi si “akt civil e kaloresiak”, dore*- heqjen e Berishes.
♛Melody♛
♛Melody♛

Rama-deputeteve: Nuk dua eufori per “ikjen e Berishes” Coolte21

Shteti Shteti : Rama-deputeteve: Nuk dua eufori per “ikjen e Berishes” Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi