AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LIVE ne YouTube pershtypjet tuaja - Sali Berisha live ne emisionin Zone e Lire:

Shko poshtë

 LIVE ne YouTube pershtypjet tuaja - Sali Berisha live ne emisionin Zone e Lire: Empty LIVE ne YouTube pershtypjet tuaja - Sali Berisha live ne emisionin Zone e Lire:

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat Jun 15, 2013 8:07 am

 LIVE ne YouTube pershtypjet tuaja - Sali Berisha live ne emisionin Zone e Lire:
https://www.youtube.com/watch?v=grqJmzWy5Yw

♛Melody♛
♛Melody♛

 LIVE ne YouTube pershtypjet tuaja - Sali Berisha live ne emisionin Zone e Lire: Coolte21

Shteti Shteti :  LIVE ne YouTube pershtypjet tuaja - Sali Berisha live ne emisionin Zone e Lire: Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 LIVE ne YouTube pershtypjet tuaja - Sali Berisha live ne emisionin Zone e Lire: Empty Intervista e Sali Berishës mbrëmë tek Zona e Lirë

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Jun 17, 2013 7:36 am


 LIVE ne YouTube pershtypjet tuaja - Sali Berisha live ne emisionin Zone e Lire: Sali-berisha-2013-300x199



Kryeministri mbrëmë te “Zonë e Lirë” e Çanit. Batutat  për Nanon, Metën, Ruçin, Blushin, Topin e Arvizun.
Berisha: Meta do kreun e PS, Rama të ruhet prej tij.
Gazetari e kontrollon për jelekun antiplumb: Ledio nuk e paska, na ka gënjyer piktori.
Kryeministri Sali Berisha u vu mbrëmë për herë të parë përballë gazetarit Arjan Çani në emisionin “Zonë e lirë” në TV Klan. Në fillim të emisionit, gazetari kontrolloi kreun e qeverisë nëse ishte i veshur me antiplumb, siç edhe ka pretenduar së fundmi opozita.  “Më fal doktor, të të fus pak duart? Ledio nuk paska antiplumb, na ka gënjyer piktori!”, u shpreh Çani. Për rreth 150 minuta kreu i qeverisë foli për kujtimet e tij nga Tropoja deri në ditët e fundit përpara zgjedhjeve të 23 qershorit. Berisha tha se këngëtarja Edith Piaf ishte e preferuara e tij, ku nuk i mungonin edhe lotët gjatë performancave të saj. Kreu i qeverisë kaloi me sukses testin e muzikës me 6 këngë, ku gjeti me saktësi emrin e këngëtarit dhe titullin e këngës. Megjithëse në kulmin e fushatës elektorale, kreu i qeverisë duket se ka gjetur kohën e mjaftueshme për t’i bërë një shërbim edhe dhëmbëve të tij duke i vendosur të rinj, ndërkohë që si ogur i mirë i fushatës, ai tha se ishte thyerja e një gote gjatë momentit kur Arjan Çani po e pyeste për arritjet e qeverisë. Në përfundim të intervistës, gazetari i drejtoi kreut të qeverisë disa pyetje sikur ato t’i kishin bërë personazhet reale.
Koço Kokëdhima: A mund ta di pse më le në harresë? Të lutem rrite pak dozën e sulmit ndaj meje, ti e kupton se këta socialistët sa më shumë të më sulmosh ti, aq më shumë do më votojnë mua për kryetar të ardhshëm të PS…
Koço, je në timon tani.
Edi Rama: Mirë mo burrë ma lër mua kësaj radhë, mo burrë, mos bëj kështu o doktor. Aman o burrë se do më shqyejnë këta socialistët e mi, o doktor. Ti e di, gati janë këta Blushi, Meta, Malaj, por edhe ai qorri (Fatos Nano). Thonë që mezi po presin të më mundësh. Aman o doktor, ma lër këtë herë, mos u bëj kështu o doktor…
Nuk të vjen e keqja prej këtyre. E mori Koço. Ruaju nga Ilir Meta.
Fatos Nano: Ke tetë vjet që bën qejf me këtë të paaftin e gjatë, por përgatitu se pas 23 qershorit ke punë me mua. Mandatin tënd të tretë nuk ke për ta mbyllur dot të plotë, të siguroj për këtë…
Ëndërr e një nate Vjene.
Ben Blushi: Doktor, të lutëm a mund ta shtysh 3 ditë pas 23 qershorit hapjen e tunelit të Elbasanit se më ka gjetur belaja këtu në Elbasan dhe më kujtojnë deklaratën time se do votoj PD-në po e bëri tunelin doktori?
I pari qytetari, Blushi.
Ilir Meta: Doktor unë mendoj se duhet të takohemi pak para 23 qershorit, kemi lënë disa gjera pa mbyllur?
Vazhdo betejën.
Vangjel Tavo: Doktor, doja të rikujtoj se në çdo rast Kryeministër je ose ti, ose Ilir Meta pas zgjedhjeve…
Vangjel, i nxora kartonin e verdhë Genc Rulit unë për ndërhyrjet që të bëri.
Anastas Angjeli: Të falënderoj që më ke lënë në harresë doktor, por të lutem mos ma përmend atë nofkën e mamuthit deri më 23 qershor se më rrezikon Vangjel Tavo!
Ia thashë kur isha në Gjirokastër. Beteja që po bëhet që akciza të ishte, është beteja për Cacin. Është i çmendur pas akcizës. Ai e ndan me… është mjeshtër i akcizës.
Gramoz Ruçi: Rezultati në Fier doktor është 9-7. Nuk na intereson as mua as ty për të kryer veprime të tjera për ta ndryshuar këtë rezultat, ti e kupton vetë apo jo?
Inverse Gramoz. Është 9-7 për PD.
Pandeli Majko: Doktor të lutem vazhdo fushatën siç e ke nisur se u pa kjo punë, mandatin e katërt do përballesh me mua…
Kurbani i radhës je. E di vetë Pandi.
Bashkim Fino: Po shkoi puna 70-70, besoj se me votën time e meritoj Kryeministër i stabilitetit apo jo? Kemi punuar bashkë.
Baçi nuk lahet dot në ujërat e një lumi dy herë.
Erjon Braçe: Ti e di që unë nuk të kam dashur kurrë dhe të kam sulmuar ashpër sistematikisht, por vallai tani që e provova në kurriz kush është ai i gjati, po mendoj të iki fare nga politika…
Aksident ke qenë në politikë.
Aleksandër Arvizu: Drekën e lamtumirës sime doktor do ta lëmë para apo pas zgjedhjeve?
Protokollet do ta përcaktojnë.
Kreshnik Spahiu: Unë nuk kam hequr dorë doktor nëse gjërat janë në dorën time pas zgjedhjeve, përgatitu të përballesh me drejtësinë. Unë nuk jam si i gjati dhe Ilir Meta që për interesa të tyre falin gjithçka.
Një proces që ka e tmerron. Ka një proces të fortë. E ka ai vetë.
Bamir Topi: Mirë me mua, po me vëllain tim, Flamur Topi, pse më fut në sherr? Ke thënë që Flamuri do të votojë për mua?
Flamuri ka bërë gjithçka për Bamirin. Flamuri është njeriu më i mirë që mund të ekzistojë, por nuk është Bamiri.
Më duket se Flamuri do të votojë për ty?
Gjithmonë për mua voton, as mos e diskuto.
Mustafa Nano: Doktor po ta them konfidencialisht, se ti ndryshe nuk më beson. Si i paaftë që është, Edi Ramën e heqim më kollaj po të largohesh ti, aq më tepër që me Metën nuk ka asnjë shans të bëhet Kryeministër…
Meta po lufton për kryetarin e PS-së Muç. Kryeministri është ky që është këtu.
Fatos Lubonja: Unë dy fjalë kam për ty, o ikni të gjithë, o rri ti aty ku je!
Në fakt, Tosi mund të thoshte të kundërtën, ik ti që të vijnë të gjithë.
Lorenc Vangjeli jam doktor…
Avokat i një klienti të humbur.
Shpëtim Nazarko: Doktor, ky Rama s’ka gjë në vijë, por një gjë po të them unë ty: po vajti euroja mbi 140 lekë do të marrin malet të gjithë…
Malet jam unë, prandaj jam unë aty. Nuk kanë ku shkojnë.
♛Melody♛
♛Melody♛

 LIVE ne YouTube pershtypjet tuaja - Sali Berisha live ne emisionin Zone e Lire: Coolte21

Shteti Shteti :  LIVE ne YouTube pershtypjet tuaja - Sali Berisha live ne emisionin Zone e Lire: Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi