AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prindërit i kërkojnë ndihmë policisë: Na dhunon vajza

Shko poshtë

Prindërit i kërkojnë ndihmë policisë: Na dhunon vajza Empty Prindërit i kërkojnë ndihmë policisë: Na dhunon vajza

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Sep 20, 2013 9:49 pm


Çifti Arapi nga Lapraka denoncon të bijën për ushtrim dhune psikologjike dhe fizike ndaj tyre. Operacione masive në kryeqytet, 131 të shoqëruar brenda 24 orëve, 76 prej të cilëve nga Komisariati nr 3

 
 



Prindërit i kërkojnë ndihmë policisë: Na dhunon vajza Policia-tirane-1

Një femër është shoqëruar në ambientet e policisë përgjatë një super operacioni që është ndërmarrë për gjatë 48 orëve të fundit në Tiranë. Rasti i veçantë dhe i paprecedent është zbuluar nga efektivët e Komisariatit Nr 3, kur një familje ka kërkuar ndihmë për të shpëtuar nga agresioni i vajzës së tyre. Ndaj prindërve të moshuar pritet të lëshohet urdhri i mbrojtjes, por do të jetë Gjykata e Tiranës që do të japë vendimin pas shqyrtimit të këtij rasti.
Ngjarja
Historia ndodh në Laprakë, në familjen Arapi, ndërsa personi i denoncuar është një 32- vjeçare. Vajza rezulton e divorcuar nga bashkëshorti dhe është kthyer në familje pas ndarjes. Ajo ushtron dhunë psikologjike dhe fizike mbi të atin dhe të ëmën dhe shkak mësohet se është pikërisht pasuria. Vajza pretendon të përfitojë pjesë të shtëpisë si dhe përplaset me prindërit për çështje parash. Njëkohësisht pre e agresionit të saj ka rënë edhe nusja e vëllait të saj e cila jeton me dy prindërit e të divorcuarës, por sipas të dhënave të policisë, kërkesën për urdhër- mbrojtjeje e kanë bërë pikërisht të dy prindërit. Kunata e kërcënueses së vazhdueshme ka dëshmuar për oficerët e policisë fjalorin e ndryrë që përdormotra e burrit të saj, jo vetëm ndaj saj, por edhe duke e denigruar tek i vëllai. Referuar të dhënave që vijnë nga ky komisariat bëhet me dije se janë kryer të gjitha veprimet dhe materialet i janë dërguar Gjykatës së Tiranës për të pritur vendimin për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes në lidhje me të atin dhe të ëmën e vajzës. Kështu Shpëtim dhe Yllka Arapi, 74 dhe 61 vjeç pritet të merren në mbrojtje për t’i shpëtuar agresionit të E. Arapit, 32 vjeçe. Ndërkaq, policia e Komisariatit Nr. 3 ka arritur të zbulojë edhe një tjetër rast dhune në familje, duke bërë të mundur arrestimin në kushtet e flagrancës së shtetasit Luan Gero, i cili rrihte sistematikisht bashkëshorten e tij, mirëpo, ndryshe nga vajza që dhunonte prindërit, e cila pret vendimin e gjykatës, ndaj burrit janë vënë prangat në kushtet e flagrancës.
“Zgjohet” policia
Në kuadër të masave për parandalimin e krimeve policia është ngritur në këmbë dhe ka ndërmarrë operacione masive. Kanë qenë takimet intensive të ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, që kanë bërë të mundur daljen në rrugë për kontrolle të personave të dyshuar, lokaleve problematike, mjeteve pa targa dhe të skeduara. Kështu vetëm për 24 orë janë shoqëruar 131 persona në Tiranë, prej të cilëve 76 prej tyre i përkasin vetëm komisariatit nr 3, ku sipas të dhënave mësohet se shumë prej personave që janë shoqëruar janë kontingjent krimi, sidomos atij të vjedhjes. Fokusi është përqendruar tek grabitësit e rrugës, të cilët janë edhe më problematikët e krimit të vazhdueshëm dhe të përsëritshëm. Gjithashtu janë ndaluar edhe persona me armë që i posedonin në mjetet e tyre, ndërsa ishin në qarkullim nëpër Tiranë. Operacionet janë shtrirë në të gjithë Shqipërinë, ndërsa pasditen e djeshme në qytetin e Pukës është zbuluar edhe një arsenal armësh. Është vënë në pranga poseduesi i tyre, ndërkohë që armët janë sjellë në Tiranë dhe do t’i nënshtrohen ekspertimit shkencor.
♛Melody♛
♛Melody♛

Prindërit i kërkojnë ndihmë policisë: Na dhunon vajza Coolte21

Shteti Shteti : Prindërit i kërkojnë ndihmë policisë: Na dhunon vajza Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi