AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shërbimet dentare, atraksioni tjetër turistik i Shqipërisë për të huajt

Shko poshtë

Shërbimet dentare, atraksioni tjetër turistik i Shqipërisë për të huajt Empty Shërbimet dentare, atraksioni tjetër turistik i Shqipërisë për të huajt

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat Sep 28, 2013 12:42 am


Rreth 4% e vizitave në klinikat dentare bëhen nga të huajt, por mungojnë studimet dhe promovimet e këtij turizmi fitimprurës për shqiptarët

[url=http://www.shekulli.com.al/website/images/images14/3/dr keidi myzyri.jpg]
Shërbimet dentare, atraksioni tjetër turistik i Shqipërisë për të huajt Dr%20keidi%20myzyri
[/url]

Armalda Nuhu
- Dhimbja e pa durueshme dhe disa net pa gjumë me akull pranë jastëkut janë “dhuna” e zakonshme që çon pacientët shqiptarë te stomatologu. E ndërsa ne që jetojmë në Shqipëri e kemi klinikën te dera e shtëpisë, çdo vit qindra emigrantë dhe dhjetëra shtetas të huaj vizitojnë vendin tonë duke bërë disa orë rrugë për të ardhur jo për pushime në plazh, por posaçërisht për të kuruar problemet me dhëmbët. “Turizmi dentar” është një lloj i ri turizmi që në vendin tonë ka filluar të zhvillohet 3-4 vitet e fundit. Edhe pse vizitorët e huaj vijnë në Shqipëri kryesisht gjatë periudhës së verës, shtatori duke qenë një muaj i ngrohtë vazhdon të sjellë shtetas të huaj. “Shekulli” bisedoi për këtë lloj turizmi të ri me kryetarin e Shoqatës Dentare. Në këtë intervistë, Dorian Hysi do të na rendisë edhe disa nga arsyet kryesore se përse çdo vit ky turizëm po zgjerohet dhe pse të huajt preferojnë Shqipërinë. Hysi, shpjegon se për të zhvilluar këtë lloj turizmi po bëhet shumë pak. Sipas tij, edhe pse kemi mundësi të konkurrojmë për të tërhequr turistë të huaj për të marrë trajtime dentare, mungon organizimi dhe promovimi nëpërmjet agjencive turistike dhe përfshirja në paketa turistike. Madje, ai sugjeron që për të qenëtë suksesshëm në këtë treg-turizëm duhet të marrin si shembull Kroacinë.
Kur filloi të përhapet ky lloj turizmi në Shqipëri dhe në çfarë përmasa është aktualisht?
Turizmi dentar është përhapur vitet e fundit. Filloi kryesisht në vendet e rajonit në Kroaci dhe prej 3-4 vitesh ndodh si fenomen edhe në Shqipëri. Në vendin tonë nuk ka statistika të sakta se sa shtetas të huaj vijnë në Shqipëri për të kryer trajtim dentar, madje nuk ka statistika as edhe se sa emigrant vijnë dhe marrin këtë shërbim. Sipas disa studimeve jo të plota, ky lloj turizmi zë rreth 4% të volumit të punës së klinikave dentare në vend. Një pjesë e mirë e të huajve vijnë vetëm për të bërë trajtimin dentar, ndërsa emigrantët krahas pushimeve dhe takimit me të afërmit shkojnë edhe te dentist për të rregulluar problemet me dhëmbët.
Përse nuk ka të dhëna të sakta për këtë lloj turizmi?
Arsyeja se përse mungojnë studimet dhe të dhënat statistikore për përmasat e turizmit dentar është se ky lloj turizmi nuk është i organizuar nëpërmjet agjencive turistike dhe një pjesë e mirë e tyre nuk e dinë që kjo lëvizje është një lloj turizmi dhe sjell përfitime të konsiderueshme. Kroacia për shembull është një shtet që këtë lloj shërbimi e ka të futur në paketat turistike dhe për pasojë ka edhe fluksin më të madh të turistëve dentar.
Si ka ardhur ritmi i përhapjes së këtij turizmi nga viti në vit?
Nga vjet në sivjet vërehet një rrudhje e turizmit dentar kryesisht në Shqipëri. Kriza ka dhënë pasojat e veta. Madje ky lloj turizmi është sektori i parë që preket nga kriza sepse individët nuk mund të mendojnë për mirëmbajtjen e dhëmbëve kur kanë dhjetëra gjera të tjera që janë më jetike. E dini cili është armiku kryesor i të pasurve? Janë pushimet.
Për cilat trajtime vijnë kryesisht të huajt?
Kryesisht shtetasit e huaj vijnë për trajtime të shtrenjta, ndërhyrje kirurgjikale dhe implementim dhëmbësh. Prandaj themi që çmimi është një tërheqës kryesor sepse një implementim dhëmbësh në Itali shkon 1600 euro, në Greqi rreth 1300 euro, në Amerikë 2000 dollarë, ndërsa në Shqipëri vetëm 500-600 euro. Numrin më të lartë turizmi dentar e arrin kryesisht në muajt e verës dhe më shumë në muajin gusht. Kjo për shkak se ai është muaji kur kthehen një pjesë e mirë e emigrantëve për pushime. Pas verës numri vjen në rënie. Ndërsa të huajt nuk kanë ndonjë muaj të veçantë. Këtë e tregon një ritëm thuajse konstant i trajtimit të tyre gjatë gjithë vitit. Pra, këta të huaj vijnë posaçërisht për të kryer trajtim dentar dhe jo për pushime.
 
 Pacientë të huaj rikthehen vit pas viti
Stomatologu Keidi Myzyri tregon për “Shekullin” se vetëm sivjet ai ka kuruar 30 pacientë të huaj që kanë vizituar kryeqytetin. Sipas tij, nga këto 30 pacientë, 12 prej tyre janë përsëritës që vijnë për herë të dytë apo të tretë në lidhje me problemet e dhëmbëve duke e shfrytëzuar njëkohësisht vizitën e tyre në Shqipëri edhe për pushime. “Pacientët e huaj janë kryesisht të rinj. Kushtet e higjienës orale janë përmirësuar shumë, por me rëndësi të madhe për pacientët mbetet edhe estetika” – tregon stomatologu Keidi Myzyri. Sipas tij, shumë prej të huajve i japin rëndësi estetikës, gjë e cila kushton dhjetëfish më shtrenjtë në vendet e tyre. Pacientët krahas mjekimeve, kryejnë zbardhim dhëmbësh, mbushje për dhëmbët e parë dhe faseta zirkoni.
 
 
 Shqipëria ofron shërbime 30-50% më lirë
Stomatologu Dorian Hysi na tregon se arsyeja kryesore që emigrantët dhe shtetas të huaj vijnë në vendin tonë për të kryer shërbimet orale, janë çmimet e lira. Sipas tij, po ta krahasojmë me të njëjtat shërbime në klinikat e huaja, Shqipëria i ka çmimet 30-50% më të ulëta. “Në qoftë se për një mbushje dhëmbi në Itali duhet të paguash 250 euro, në Greqi 180 dhe në Amerikë 400 dollarë, në Shqipëri paguan vetëm 15-35 euro” – tregon kryetari i Shoqatës Dentare duke folur për “Shekullin”. Megjithatë, pavarësisht uljeve të çmimeve nga klinikat dentare, apo ofertat e një pas njëshme, ka ndërhyrje që po bëhen jashtë çdo rregulli etik dhe në dëm të cilësisë. Një tjetër arsye e rëndësishme që dëmton stomatologët vendas është hapja e një numri të madh klinikash të huaja në vendin tonë me teknologji të përparuar. Të huajt që vijnë në Shqipëri shkojnë dhe i marrin këto trajtime edhe në klinika të huaja, të cilat janë tërheqëse për turistët për shkak të emrit të tyre në gjuhë të huaj. “Në Shqipëri ka më qindra klinika, por ama vetëm disa janë pika të veçanta që presin të huaj për trajtime të ndryshme dentare” – thotë Hysi. Këtë përzgjedhje nuk e bëjnë klinikat dhe nuk ka ndonjë rregullator të përcaktuar nga ato, por është vetë tregu që përcakton se cilët klientë do të tërheqë një dentist i thjeshtë dhe cilët një laborator i plotë dentar me teknologji të përparuar. Një motiv i rëndësishëm është dhe për të shmangur pritjen për muaj të tërë deri sa të vi radha në klinikat e huaja. Hysi thekson se një nga arsyet është edhe kualifikimi i vazhdueshëm i mjekëve dhe ardhja e mjekëve të huaj në klinikat e mëdha në vendin tonë.
♛Melody♛
♛Melody♛

Shërbimet dentare, atraksioni tjetër turistik i Shqipërisë për të huajt Coolte21

Shteti Shteti : Shërbimet dentare, atraksioni tjetër turistik i Shqipërisë për të huajt Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi