Merr hakun e gruas, Tafaj pezullon një mësuese
Faqja 1 e 1

Anxhela Tato
-E heqin nga puna se denoncoi një edukatore për dhunën e ushtruar ndaj fëmijës. Mësuesja e një gjimnazi në kryeqytet është pezulluar dhe këtë ia di për “nder” edukatores që i vuri thonjtë në fyt fëmijës dhe drejtoreshës së kopshtit, e cila është bashkëshorte e Ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj. Vetë ministri është kujdesur për këtë hakmarrje dhe ka firmosur urdhrin e pezullimit. Shtetasja V.L. (për arsye etike që lidhen me të miturin, japim vetëm inicialet) mban në duar një shkresë pezullimi nga puna, lëshuar nga Myqyrem Tafaj. Ajo shprehet për “Shekullin” se Ministri i Arsimit, Tafaj, nuk kishte asnjë shkak për ta lëshuar urdhrin, por vepron thjesht si bashkëshort i drejtoreshës së kopshtit, ku punon e pandehura Alma Toska.
Ekspertiza
“I mituri D.L ka një shenjë gërvishtjeje në të dyja faqet, çka tregon se është dhunuar”, kjo është pjesë e shkëputur nga akti i ekspertizës, provë e organit të akuzës në proces gjyqësor kundër edukatores Alma Toska. Në bazë të aktit të ekspertimit mjeko- ligjor Nr.08, datë 30.12.2012, (pra vetëm tri ditë pasi ka ndodhur ngjarja), rezulton që tek i mituri D.L. rezultoi në faqen e majtë një gërvishtje me përmasa 0.3x0.1 cm, me kore kafe dhe me trajtë të çrregullt. Në faqen e djathtë u konstatua një gërvishtje me trajtë gjysmëhëne, me përmasa 0.5 x0.1 cm, me ngjyrë kafe. Këto dëmtime kanë sjellë paaftësi deri në 9 ditë. Pritet që akt-ekspertiza të prezantohet në këtë proces gjyqësor, i nisur tashmë prej një muaji.
Nuk jam dëshmitare e Jehovait
Gjatë një bisede me nënën e fëmijës, pas përfundimit të seancës së djeshme gjyqësore, V.L. tregon se djali i saj është dhunuar nga edukatorja, pasi nuk fjeti gjumë. “Edukatoret duan të bëjnë qejfin e tyre dhe jo të kujdesen për fëmijët. Djali im nuk fjeti gjumë dhe edukatorja e kapi tek nofullat me thonj”, rrëfen shtetasja me inicialet V.L. Me ton indinjues ajo mohon pretendimet e kolegeve të Alma Toskajt, se është dëshmitare e Jehovait dhe gjithashtu thotë se, për denoncimin nuk është nxitur nga ndonjë paragjykim fetar ndaj edukatores. Ndërsa i quan gënjeshtra fjalët e prindërve të fëmijëve të tjerë se kjo ngjarje është një sulm kundër edukatores së mbuluar me ferexhe. “Janë të gjitha gënjeshtra dhe unë nuk jam dëshmitare e Jehovait. Mua më është dhunuar fëmija im 4-vjeç”.
Denoncimi i nënës
Më datë 31.12.2012, V.L. ka bërë kallëzim për faktin se fëmija i saj D.L., 4-vjeçar, është keqtrajtuar fizikisht në kopshtin Nr.x nga ana e edukatores së tij, Alma Toska. Gruaja pretendon se atë ditë djali është marrë në kopsht nga ana e mbesës së saj, M.L. Kur ka shkuar në shtëpi, ka konstatuar që i biri ishte i trembur. Pas pyetjeve që ajo i ka bërë të birit, është vënë në dijeni të faktit që edukatorja e tij e ka kapur tek nofullat me thonj, pasi D.L. nuk po flinte gjumë. Pas kallëzimit, gruas i është dhënë një vendim nga organet kompetente për kryerjen e ekspertimit mjeko-ligjor për ekzaminimin e të birit.
Dëshmia e të miturit
Fëmija D.L. ka dëshmuar në prani të prindërve të tij dhe psikologëve. Ai është shprehur se dëmtimi në faqe është shkaktuar pasi është kapur nga edukatore Alma Toska. Para hetuesve ka dëshmuar dhe M.L., kushërirë e fëmijës, e cila ka marrë 4-vjeçarin atë ditë nga kopshti. Ajo shpjegon se dëmtimet e D.L. i ka konstatuar rrugës për në shtëpi (banesa e tyre me kopshtin është 10-20 metra larg). Më pas, menjëherë kur ka shkuar në shtëpi ka njoftuar edhe gjyshen e D.L., e cila i ka thënë që me këtë punë do të merrej nëna e D.L.
Ngjarja
Ditën e fundit të dhjetorit 2012, një nënë troket në dyert e policisë, për të denoncuar keqtrajtimin fizik që i kishte ndodhur të birit vetëm 4 vjeç, në kopshtin që frekuentonte. Fill më pas fëmija iu nënshtrua ekspertizës mjeko-ligjore, ku u përcaktuan shenjat e dhunës së pësuar. Akti i ekspertimit, është prova më e fortë që ka prokuroria në duar për të vërtetuar akuzën ndaj edukatores. Ndaj Alma Toska, është ngritur akuza e keqtrajtimit të të miturit. Në Gjykatën e Tiranës pritet të vijnë për të dëshmuar, veç familjarëve të të miturit që pretendohet se është keqtrajtuar, edhe disa edukatore, kolege me të pandehurën. Vetë edukatorja Alma Toska ka mohuar kategorikisht të ketë ushtruar dhunë ndaj fëmijës, madje këmbëngul se e kryen punën e saj me përkushtim. Pavarësisht se është vënë nën akuzë, Alma Toska vazhdon të jetë edukatore në të njëjtin kopsht.
- Shkak, denoncimi i dhunës ndaj fëmijës. Ministri i Arsimit, bashkëshort i drejtoreshës së kopshtit, ku punon e pandehura Alma Toska. Rrëfimi i nënës së fëmijës D.L.: “E kapi djalin me thonj në nofulla, pasi nuk pranoi të flinte gjumë”

Similar topics
» Korçë, merr 4 orë peng të dashurin e gruas
» Buzëqeshja e bukur e gruas
» I THA ''TE DUA'' GRUAS SE VDEKUR DHE AJO U NGJALL!
» Zhaneta Saliu: Do të jem zëri i gruas çame
» I DHURON GRUAS NJE IPHONE 5, ZBULON TRADHETINE

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi