Loret Sadiku I Thotë “Jo” Shqipërisë!
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Sportet & Futbolli
Faqja 1 e 1
Loret Sadiku I Thotë “Jo” Shqipërisë!
Mbrojtësi, që ka refuzuar edhe Suedinë, preferon pushimin në datën e miqësores së gushtit
Loret Sadiku nuk do të jetë pjesë e kombëtares shqiptare të futbollit për ndeshjen miqësore kundër Armenisë. Mbrojtësi i talentuar 22-vjeçar, i cili po shkëlqen me Helsingborgs në Suedi, ka vendosur t’i thotë “jo” ftesës së trajnerit Xhani de Biazi, ashtu siç i ka thënë paralelisht “jo” edhe një ftese të mundshme nga kombëtarja suedeze.
Mediat skandinave kanë ushtruar trysni të jashtëzakonshme te trajneri Erik Hamren për grumbullimin e lojtarit në kombëtaren e madhe të Suedisë, duke parë se ai është shumë pranë debutimit me Shqipërinë. Por tekniku suedez e ka lënë përsëri jashtë liste, ndërsa vetë Sadiku ka preferuar që të ruajë sekret atë që ka komunikuar me trajnerin në fjalë gjatë telefonatës që ka pasur me të një ditë më parë.
“Nuk dua të flas rreth asaj që diskutuam. Çfarë mesazhi më dha trajneri? Është e vështirë të interpretohet. Por ai mbetet i njëjti, që po më vëzhgojnë dhe po më ndjekin me vëmendje”, tregoi mbrojtësi kosovar për mediat suedeze, i cili pas miqësores së të hënës që ekipi i tij luajti nga Everton, u cilësua si “qendërmbrojtësi më i mirë në Suedi” nga trajneri Roar Hansen.
“Nëse Suedia do të më kishte bërë ftesë, unë do t’i kisha thënë jo. Do të kisha refuzuar edhe ftesën nga Shqipëria nëse do të vinte”, ishin fjalët e mëtejshme të lojtarit që ka shpjeguar se refuzimi për momentin vjen nga fakti i vetëm se ka një dëmtim që mund të përkeqësohej nëse do të luante në ditët në vazhdim.
“Kjo situatë është disi e vështirë. Kisha dhimbje në këmbë dhe nëse e sforcoj shumë, mund të krijoj një frakturë nga lodhja. Pastaj do të kishim një problem, ndaj nuk ishte ide e zgjuar të shkoja në kombëtare duke të rrezikuar një dëmtim”, tha lojtari.
Intervistuesit janë munduar në të gjitha mënyrat të nxjerrin nga mbrojtësi se cila do të jetë zgjedhja e tij përfundimtare në një të ardhme, por ai ka preferuar të ruajë gjithçka enigmë.
“Cili ekip kombëtar do të jetë? Këtë do ta mbaj për vete dhe familjen time. Cilët faktorë kanë rëndësi? Shumë. Nuk bëhet fjalë vetëm për minutazhin e aktivizimit dhe ka shumë të bëjë me një ndjesi të brendshme. Ndoshta faktori më i madh për vendimin do të jetë pikërisht kjo ndjesi. Kjo ndjesi nuk ka ndryshuar në 6 muajt e fundit, vazhdon të jetë e njëjta që kam pasur gjithmonë. Por nuk tregoj se për çfarë bëhet fjalë. Këtë gjë dua ta mbaj për vete”, tha futbollisti kosovar.
Sadiku pritej të grumbullohej që në ndeshjen e mëparshme të përfaqësueses shqiptare, atë ndaj Norvegjisë në qershor, por problemet në dokumentacion nuk bënë të mundur pajisjen në kohë me pasaportën shqiptare. Ndonëse në atë periudhë u fol se lojtari ishte gati të bënte debutimin e tij me kuqezinjtë, vendimi i fundit për të refuzuar Shqipërinë, ku mund të vinte thjesht edhe me misionin e vetëm për të takuar shokët e tij të ardhshëm, ka bërë që të lindin dyshime të tjera.
Misteri do të zgjidhet sapo në Tiranë të mbërrijë trajneri i përfaqësueses shqiptare, Xhani de Biazi, i cili preferon që të zhvillojë vetë kontakte të drejtpërdrejta me lojtarët kandidatë për fanellën kuqezi. Italiani do të jetë ai që do të shpjegojë se si qëndron situata me Sadikun dhe nëse refuzimi i tij për miqësoren mund të penalizojë një grumbullim të mundshëm pas disa javësh për ndeshjet zyrtare të kuqezinjve.
Agon Mehmeti
Sulmuesi që pritet të jetë mes të grumbulluarve për ndeshjen miqësore ndaj Armenisë, është huazuar për një tjetër sezon nga Palermo tek Olhanense në Portugali
08.08.2013
Burimi: Gazeta Shqip
Similar topics
» 113 gola kuqezi këtë sezon nëpër botë, kryeson Sadiku
» Noizy i thotë Tunës “k***”
» Cfare do te thote fjala Katundar
» 9 fjali që i thotë një shef jo i mirë
» Çfarë do të thotë të kryesh marrëdhënie në ëndërr?
» Noizy i thotë Tunës “k***”
» Cfare do te thote fjala Katundar
» 9 fjali që i thotë një shef jo i mirë
» Çfarë do të thotë të kryesh marrëdhënie në ëndërr?
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Sportet & Futbolli
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi