Fier,Berisha Hap “Qesen”:Rroga Minimale 350 Dollarë, Pensionet Jo Më Pak Se 150
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1

Fier,Berisha hap “qesen”:Rroga minimale 350 dollarë, pensionet jo më pak se 150Kur kanë mbetur dhe 6 ditë nga dita e zgjedhjeve, Partia Demokratike ka përmbyllur mbrëmjen e sotme fushatën elektorale në qarkun Fierit. Kryeministri Berisha në fjalën e tij është treguar konciz në shpalosjen e platformës së partisë dhe koalicionit që drejton, duke e vënë theksin kryesisht tek punësimi dhe rritja e pagave dhe pensioneve.
“Le të ecim përpara për një mandat të tretë me të cilin synojmë rritjen e mirëqënies. Jam këtu për tu zotuar se gjatë mandatit të ardhshëm në Shqipëri rroga minimale do rritet në 350 dollarë. Rroga e mësuesit dhe rroga mesatare do arrijë në 700 dollarë. Jam sot për të garantuar cdo të ri fierak dhe cdo të ri të Shqipërisë se dyert e universiteteve do vazhdojnë të jenë të hapura për të bërë realitet ëndrrën universitare, pranë cdo shkolle të mesme do hapen degë profesionale sikundër do hapen shkolla profesionale në mbarë vendin. Katër vitet që vinë cdo njeri prej jush që do punësohet, qeveria do paguajë cdo lloj detyrimi fiskal për ju tre vjet, do mundësojë kualifikimin tuaj falas në cdo sipërmarrje. Për të gjithë të rinjtë me profesion do garancojë mikrokredi të buta për tu vetëpunësuar. Katër vitet që vinë me dyfishimin e turizmit, uljen e taksave, projektet e mëdha, mbështetjen e fermave dhe teknologjisë së informacionit në Shqipëri do krijohen 250 000 vende pune. Ftoj pensionistët e Fierit të bashkohen me ne, pasi i garantoj se katër vitet që vinë nuk do ketë pension nën 150 dollarë. Qeveria do marrë përsipër 100% të gjitha shërbimet shëndetësore dhe ilacet e pensionistëve, do subvencionojë transportin urban dhe interurban, do përballoj me buxhetin e saj 90% të shpenzimeve në shtëpinë e kujdesit të të moshuarve” deklaroi Berisha.
Berisha më tej premtoi lehtësira për bizneset shqiptare dhe të huaj që do të investojnë në Shqipëri, ndërsa për emigrantët ai tha se bizneset e tyre do të jenë 3 deri në 5 vjet pa asnjë detyrim fiskal. Duke ju drejtuar fermerëve, Kryeminsitri i garantoi për trefishim të granteve, si dhe likujdimin me para në dorë të akcizës së naftës.
“Ftoj në këtë platformë të gjitha gratë dhe vajzat e Fierit dhe mbarë Shqipërisë. Jam këtu për të siguruar të gjitha gratë shtëpiake se do krijojnë sipas dëshirës së tyre sistemin e puënsimit, do miratohet gjatë vitit të parë ligji për statusin e nënave kryefamiljare. Ftoj të gjithë emigrantët që kthehen në Shqipëri të votojnë PD sepse bizneset e tyre do jenë 3-5 vjet pa asnjë detyrim fiskal, në rast se duan të ndërtojnë fermat e tyre, cdo projekt do financohet me grante. Garantoj të gjithë qytetarët me ndihmë ekonomike se ndihma do rritet në masën 50% dhe cdo pagesë jo vetëm do indeksohet me rritjen vjetore te cmimeve por do jetë gjithnjë dy herë më e lartë sesa ajo. Ftoj të gjithë biznesmenët të bashkohen me projektin tonë. Katër vitet që vinë i garantoj për ulje të mëtejshme të taksave, për një partneritet sipërmarrës publik-privat në të gjithë sektorët, kualifikim të punëtorëve të tyre falas. Ftoj fermerët të bashkohen me ne në fitoren e 23 qershorit duke garantuar se do të trefishojmë grantet për projektet e tyre dhe se në fshatrat shqiptare sdo ketë pension nën 150 dollarë. Ka filluar dhe do vazhdojë pagesa me para në dorë e akcizës së naftës, makinerive. Ftoj qytetarët të bashkohen me ne në projektin tonë për një infrastrukturë moderne, ujësjellësa e kanalizime, shkolla dhe qëndra shëndetësore” theksoi Kryeministri.

Similar topics
» Itali, vajza shqiptare e hedhur ne qesen e plehrave po lufton me jeten, gra e burra proteste para spitalit
» Sa dollarë shitet Shtëpia e Bardhë?
» Pastronte Milionat E Drogës Së Të Birit, Në Pranga Pensionistja
» Policia: Ja kush e rrahu barbarisht kandidatin e FRD-së në Fier
» Fier, 23-vjeçarja godet disa herë me thikë bashkëshortin e saj
» Sa dollarë shitet Shtëpia e Bardhë?
» Pastronte Milionat E Drogës Së Të Birit, Në Pranga Pensionistja
» Policia: Ja kush e rrahu barbarisht kandidatin e FRD-së në Fier
» Fier, 23-vjeçarja godet disa herë me thikë bashkëshortin e saj
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi