AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tradhetia: Duhet Te Rrezikohet Apo Te Heshtesh

Shko poshtë

Tradhetia: Duhet Te Rrezikohet Apo Te Heshtesh Empty Tradhetia: Duhet Te Rrezikohet Apo Te Heshtesh

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Jun 17, 2013 11:14 pm

Tradhetia: Duhet Te Rrezikohet Apo Te Heshtesh Tradhetia-heshtje-300x225Ka ndodhur. A duhet t’ia pranosh dhe te rrezikosh te ndahesh, apo ta mbash per vete? A eshte heshtja me e keqe se vete akti?
Pergjigja e kesaj pyetjeje do t’ju tregoje se c’eshte me mire te veproni.

Konstatoje tradhtine
Me pare duhet ta kuptoni ne vete faktin qe ne ndonje moment keni vendosur te tradhtoni partnerin, pa marre parasysh se sa tani jeni penduar dhe sa ju bren ndergjegjja. Ballafaqohuni me vetveten dhe pranojani vetes (sa per fillim) ate qe keni bere, pa e qortuar veten dhe pa keqardhje. Gjeja tjeter eshte se cka do te beni me faktin te cilin ia keni pranuar vetvetes: qe e keni tradhtuar partnerin.

Te tregohet apo te heshtet?
Keshille apo zgjidhje universale per situata te ketilla nuk ekzistojne, sepse cdo individ eshte i ndryshem, gjithashtu edhe vete ciftet. Mos kerkoni keshille nga miqte apo nga personat e afert, pa marre parasysh se sa keni besim tek ta.
Nese ndieni nevoje te madhe qe t’ia pranoni partnerit tradhtine, ndoshta me e rendesishme eshte qe te vendosni se perse deshironi ta beni ate: per shkak se ju bren shume ndergjegjja apo per shkak se konsideroni qe lidhja juaj nenkupton sinqeritet absolut.

Eshte e keshillueshme te pranohet se krizat ne jeten e nje cifti duhen “jetuar” e jo “evituar”. Cfaredo qe te ndodhe, duhen lene hapur kanalet e komunikimit. Vetem nepermjet tyre mund te perballohen konfliktet, ndryshe ato jane shkaterruese. Nuk ka dyshim qe tradhtite jane nje realitet i veshtire per t‘u gelltitur. Ato provokojne plage te renda shpirterore. Fatkeqesisht nuk ka rregulla qe vlejne per te gjithe. Ka raste qe tradhtia tejkalohet fale sinqeritetit, ka raste kur pikerisht ky i fundit shkaterron gjithcka. I takon vete “tradhtarit” te vendose nese per jeten e tij te perbashket eshte me e mire heshtja apo e verteta.

Lehtesim shpirteror apo frustrim
Asnje lidhje nuk eshte konstante, kurre nuk e njohim mjaftueshem partnerin qe te jemi te liruar nga perjetimi i rrezikimit apo rrezikut te lidhjes. Mirepo, kur e dime qe dashuria eshte e brishte, nuk eshte keq ta dime qe mund te jetojme edhe pa partnerin, si edhe ai pa ne, sepse nuk jemi ne lidhje simbioze. Besnikeria eshte zgjedhje. E zgjedhim edhe ne, por e zgjedh edhe partneri. Gjithmone ekziston mundesia qe te mos e zgjedhim besnikerine – konstatojne psikologet. (Telegrafi)
♛Melody♛
♛Melody♛

Tradhetia: Duhet Te Rrezikohet Apo Te Heshtesh Coolte21

Shteti Shteti : Tradhetia: Duhet Te Rrezikohet Apo Te Heshtesh Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi