Ja pse nuk duhet të mbahet teshtima!
Ja pse nuk duhet të mbahet teshtima!
I parë nga këndvështrimi mjekësor teshtima nuk duhet të mbahet në asnjë mënyrë. Mjekët deklarojnë se njerëzit bëjnë një gabim shumë të madh në momentin që e mbajnë teshtimën. Më shumë se një e treta e femrave e mban teshtimën për arsye edukate. Ato e konsiderojnë teshtimën si jo elegante, veçanërisht kur janë në shoqëri. Mjekët e kanë theksuar se në momentin që ne nuk nxjerrim teshtimën, krijohet presion në sinuse, i cili i shtyn agjentët e sëmundjes në sinuse apo madje në drejtim të veshit të mesëm. Aty mund të krijohet një inflamacion. Vetëm kush teshtin me një “apshu” të fortë, largon mikrobet nga hunda. Megjithatë, duhet që personi i sëmurë të bëjë kujdes gjatë teshtimës duke kthyer kokën në anën tjetër dhe duke përdorur një shami hundësh. Ka rreth 200 viruse të ndryshme, të cilat konsiderohen si shkaktarë sëmundjesh. Nëse trupi sapo ka luftuar me sukses një virus, mundet që teorikisht të ndjekë menjëherë një infeksion tjetër me një lloj tjetër virusi. Mbrojtja më e mirë nga riinfektimi është forcimi i sistemit imunitar dhe kjo arrihet me anë të një ushqimi të pasur me vitamina dhe me shumë lëvizje. Mjekët këshillojnë të vërehen mirë sekrecionet e hundës. Nëse ato janë të verdha apo të gjelbra, mund të tregojnë për një infeksion bakterial, atëherë duhet mjeku. Shfryrjen e hundës bëjeni lehtë, pa shumë presion. Mbani një vrimë të hundës mbyllur. Duhen larguar sekrecionet që mund të largohen lehtë, pa ushtruar shumë presion. Presioni i lartë mund të çojë sekrecionet e ngarkuara me viruse në çdo të shfryrë drejt sinuseve./arena-shqiptare
Similar topics
» 24 thenie qe gjithmone duhet t'i kujtosh, dhe 1 gje qe kurre s'duhet ta harrosh...!
» Shiko Çfar ndodh kur ne Stacionin Policor mbahet një femer e bukur (video)
» Duhet ta dish se...
» Nuk je i përqendruar? Ja çfarë duhet të bësh...
» Tradhetia: Duhet Te Rrezikohet Apo Te Heshtesh
» Shiko Çfar ndodh kur ne Stacionin Policor mbahet një femer e bukur (video)
» Duhet ta dish se...
» Nuk je i përqendruar? Ja çfarë duhet të bësh...
» Tradhetia: Duhet Te Rrezikohet Apo Te Heshtesh
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi