Mike dhe Rivale
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Stil Jete
Faqja 1 e 1
Mike dhe Rivale
Në një studim të Universitetit McMaster në Ontario, 86 femra u mblodhën në grupe prej dy personash. Atyre iu tha se do të merrnin pjesë në një hulumtim për miqësinë femërore. Por shumë shpejt ato u ndanë nga partneret e tyre, sepse objekti i studimit ishte shumë më i thellë sesa thjesht miqësia.
Gjysmës së pjesëmarrëseve në kërkim iu prezantua një femër e dobët, bionde, tërheqëse, e veshur me bluzë blu dhe pantallona kaki, që kërkuesit e quanin “aleatja konservatore”.
Gjysma tjetër u njoh me një femër të quajtur nga studiuesit si “aleatja seksi”, që ishte e njëjta vajzë si në grupin e parë, por kësaj here e veshur me fund të shkurtër, bluzë të ngushtë, çizme dhe flokë të lëshuar.
Trejsi Vailankort (Tracy Vaillancourt) psikologe në universitet së bashku me Ankal Sharma, një student doktorature, analizuan reagimet që 86 femrat e tjera shprehnin kundrejt aleateve seksi ose jo. Mënyra sesi dukeshin këto të fundit u jepte atyre një pamje koketerie, që në gjuhën shkencore quhet agresion indirekt.
Kërkuesit u treguan të kujdesshëm të merrnin reagimet e pjesëmarrëseve kundrejt vajzave ‘aleate’, si rrotullim të syve, vështrime nga koka te këmbët ose të qeshura me ironi.
Ndonëse kishin të njëjtën moshë, 20 deri në 25 vjeçe, vajzat që ishin futur nga vetë studiuesit në të dyja grupet, herë të veshura serioze dhe herë të veshura ekstravagante, u paragjykuan nga pjesëmarrëset.
Ajo që studiuesit zbuluan ishte fakti se vajzat që shfaqnin agresion indirekt ose koketeri, nuk do të zinin mikesha shpejt. Kundër tyre, 86 femrat e tjera shfaqnin sjellje po ashtu agresore. Psikologja Vailankort ka qenë gjithnjë e interesuar për sjelljet tallëse, por ky studim i pohoi asaj se femrat priren ta përbuzin njëra-tjetrën vetëm prej faktit se njëra mund të duket e shthurur.
Psikologët Roj Baumeister dhe Xhin Tuing kanë hedhur teorinë se femrat, ndryshe nga meshkujt, janë ato që priren të shtypin seksualitetin e gjinisë së tyre, gjë që është pjesë e agresionit indirekt.
Provat tregojnë se deri më sot femrat kanë punuar për të shtypur seksualitetin e kundërshtareve të tyre, sepse seksi është një burim i kufizuar që femrat e përdorin për të negociuar me meshkujt, gjë që dukshëm u jep atyre një përparësi.
Disa mund të jenë të mendimit se është e natyrshme që femrat pjesëmarrëse në studim të trajtojnë jo mirë, ato që janë në dukje provokative. Për këtë arsye psikologia Trejsi Vailankort kreu një eksperiment tjetër në të cilin ajo thjesht u tregoi pjesëmarrëseve tri foto.
Një foto tregonte aleaten konservative, fotoja tjetër aleaten provokuese, ndërsa fotoja e tretë tregonte vajzën seksi, por të shëndoshur me anë të kompjuterit.
Më pas studiuesja pyeti një grup tjetër femrash vullnetare se me cilën prej vajzave në foto do të donin të ishin mikesha, apo se cilën do t’i prezantonin apo do ta linin të kalonte kohë vetëm me të dashurin e tyre.
Pjesëmarrëset iu përgjigjën negativisht tri pyetjeve të mësipërme edhe kur bëhej fjalë për femrën seksi të dobët, edhe për femrën seksi të shëndoshë. Kishte rreth tri herë më shumë gjasa që të bënin mike, t’ia prezantonin apo të linin të kalonte kohë me të dashurin e tyre, femrën që shfaqej me veshje të rregullt.
Kjo tregonte se femrat janë të kërcënuara, nuk i aprovojnë dhe i ndëshkojnë femrat që shfaqin sjellje shthurjeje apo agresion indirekt, pavarësisht peshës.
Kërkime të tjera kanë treguar se studentet e universiteteve kanë më shumë gjasa të bëjnë thashetheme rreth dikujt me reputacion të ulët. Femrat pëlqejnë më shumë të formojnë aleanca sociale dhe më pas të përballojnë kërcënime që vijnë prej njerëzve të panjohur përmes dëbimit nga shoqëria.
Në kërkimin e tij të vitit 1990, psikologu i Universitetit të Teksasit, David Bus, zbuloi se femrat janë më të prirura sesa meshkujt, të fyejnë apo përçmojnë rivalet e tyre nëpërmjet dy mënyrave.
Së pari, përdorin faktorin e femrës së përdalë, në këtë mënyrë shpërndajnë thashetheme mbi kundërshtaret e tyre, duke i quajtur ato si ‘të lehta’ dhe që flenë me shumë partnerë.
Së dyti, përdorin pamjen fizike, duke thënë se kundërshtarja e tyre është e shëmtuar, e shëndoshë dhe vishet në mënyrë skandaloze.
Sipas psikologut Bus, kjo ndodh sepse prej shumë shekujsh femrat që dëshirojnë të bëjnë seks rastësor, kanë kërcënuar dhe prishur qëllimin e femrave që duan të kenë marrëdhënie afatgjata.
Femrat koketa i bëjnë meshkujt të besojnë se nuk kanë përse t’i betohen një gruaje, pasi ato do të jenë gjithnjë aty për t’i bërë ata të lumtur.
Kështu, gjinia femërore ka krijuar armiqësi në gjirin e vet, për shkak se degradimi i disave, ka sjellë rënien e reputacionit të femrave që kërkojnë më tepër sesa një aventurë të shkurtër.
femra.ch//
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Stil Jete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi