AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SKANDAL/ Gazmend Dibra, i përfshirë në përdorimin e të burgosurve për zgjedhjet

Shko poshtë

SKANDAL/ Gazmend Dibra, i përfshirë në përdorimin e të burgosurve për zgjedhjet  Empty SKANDAL/ Gazmend Dibra, i përfshirë në përdorimin e të burgosurve për zgjedhjet

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Jun 14, 2013 10:32 pm

Nga Lindita Çela
 SKANDAL/ Gazmend Dibra, i përfshirë në përdorimin e të burgosurve për zgjedhjet  Mesazhi-1-223x300
Gazmend Dibra, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Tiranë, është njeriu që menaxhon lëvizjet e të burgosurve për zgjedhjet e 23 qershorit.
Ndërsa pak kohë më parë, Prokuroria e Tiranës pushoi hetimet ndaj një drejtuesi të lartë të Drejtorisë së Burgjeve për dhënien e lejeve të të burgosurve në kundërshtim me ligjin,  mesazhet e siguruara nga TemA bëjnë me dije se Dibra, jo vetëm që është i përfshirë në këtë skandal, por është njeriu fuqiplotë që vendos dhe ka në duar fatet e njerëzve që vuajnë dënimin në qelitë e burgut. Mesazhet përbëjnë skandalin më të rëndë të përfshirjes së zyrtarëve të lartë në lëvizjet e të burgosurve.
 
Ndërhy shpejt se është e rëndësishme
Gazeta TemA ka mundur të sigurojë 4 mesazhe telefonike të drejtorit të Drejtorisë së Burgjeve, Gazmend Dibra, në të cilën vërtetohet ashiqare implikimi i tij, jo vetëm në transferimin e të burgosurve në këtë fushatë zgjedhore, por dhe në emërimin e njerëzve në strukturat e Policisë së Shtetit.
Dy komunikimet e para, që përbëjnë skandalin më të rëndë, janë mes kryetarit të Bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili dhe Gaz Dibrës. Kryebashkiaku i kërkon Drejtorit të Burgjeve të ndërhyjë shpejt për dy persona të dënuar.
SKANDAL/ Gazmend Dibra, i përfshirë në përdorimin e të burgosurve për zgjedhjet  Mesazhi-2-223x300Madje, sa edhe shkruan Ismaili, ndërhyrja e shpejtë për dy të burgosurit është tejet e rëndësishme në këtë kohë fushate. Në mesazhin elektronik kuptohet se mes kryetarit të Bashkisë dhe  Gaz Dibrës ka pasur një bisedë të gjatë për fatin e dy të dënuarve, që pak ditë më parë vuanin dënimin në burgun e Fushë- Krujës, por që më pas janë transferuar.


Kryetari i Bashkisë thotë se bëhet fjalë për Haxhi Brahimajn, që është transferuar në burgun e Elbasanit dhe Flakim Nelën, që është dërguar në burgun e Lezhës.
Pasi i kujton rëndësinë e veprimit në një kohë shumë të shpejtë, kryetari i Bashkisë së Vorës e falenderon Drejtorin e Burgjeve, që është edhe kandidat për deputet, për ndihmën e ofruar.
Por veç kësaj, një tjetër mesazh që TemA ka mundur të sigurojë është dhe kërkesa e gazetares së News 24 për të zhvilluar një intervistë me Dibrën pikërisht për mënyrën se si do të votojnë të burgosurit, pasi prej kohësh opozita ka ngritur dyshimet për blerjen e votave të personave që vuajnë dënimin.
Por krahas këtij komunikimi ekziston dhe një tjetër mesazh që komprometon Dibrën dhe me Policinë e Shtetit.  Në mesazh është kërkesa e një vajze nga Dibra, e cila me sa duket është fort e sigurt që Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka kompetenca dhe në Policinë e Shtetit. Vajza i drejtohet Dibrës për një vend pune dhe pasi i shpreh mirënjohjen, thotë se është në pritje të miratimit të kërkesës së saj.
Këto nuk janë rastet e vetme që Gazmend Dibra përdor institucionet dhe fuqinë që i jep posti për avantazhe në këtë fushatë elektorale. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve u filmua nga kamerat e Fiks Fare duke organizuar shpërndarjen e ushqimeve në këmbim të votave.
SKANDAL/ Gazmend Dibra, i përfshirë në përdorimin e të burgosurve për zgjedhjet  Mesazhi-3-223x300 
Lejet për të burgosurit me urdhër nga lart. Prokuroria mbyll hetimet për Shefin
Një zyrtar i lartë i administratës së burgjeve në Tiranë, i cili urdhëroi lirimin e përkohshëm të një të dënuari për vrasje, mund të jetë shmangur nga hetimi që solli arrestimin e vartësit të tij Valentin Miri, drejtor i burgut të Shënkollit.
Lajmi është  publikuar nga investigimi.al, sipas të cilit zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme nuk ka pranuar të publikojë emrin e personit apo statusin e tij, megjithëse përmendet në dosjen hetimore.
Përfshirja e funksionarit të lartë në skandalin e lejeve abuzive për të burgosurit provohet nga një dokument konfidencial, i dalë prej Gjykatës së Tiranës.




SKANDAL/ Gazmend Dibra, i përfshirë në përdorimin e të burgosurve për zgjedhjet  Mesazhi-4-300x247
Arrestimi i drejtorit të burgut të Shënkollit nxori në dritë një skemë korrupsioni, ku çdo ditë-leje blihej me 100 euro. Prokuroria arrestoi Valentin Mirin, por fali një zyrtar të lartë që u përgjua, duke urdhëruar dhënien e lejes për një të burgosur në mënyrë të kundraligjshme.
Prokuroria deklaroi se akuza ndaj tij u ngrit pas përgjimeve të tre numrave celularë, ku sipas akuzës, ai kërkon si ryshfet 100 euro për çdo ditë leje për të paktën një të dënuar.
 
Përfshirja e zyrtarit të lartë
Kur historia e lirimit të të burgosurve dukej se ishte e mbyllur me arrestimin e Mirit, një dokument i gjykatës zbulon se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve kishte kallëzuar përfshirjen e një zyrtari të administratës së burgjeve në Tiranë, në dhënien e lejes për të burgosurin Rasim R. Hetimet për çështjen nisën pikërisht pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga SHKB-ja e burgjeve për lejen e përmendur më sipër. SHKB kërkoi nga burgu i Shënkollit praktikat e lejeve të veçanta, të dhëna në muajin dhjetor 2012.
Hetuesit zbuluan se veç disa problemeve të tjera, leja në fjalë ishte dhënë me urdhër nga një person në Tiranë dhe jo me iniciativën e të arrestuarit Miri, ndaj të cilit u zhvilluan më pas hetimet. Organi procedues çmon se bazuar në informacionet referuese të Drejtorisë së Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të sistemit të Burgjeve dhe aktet e depozituara në materialet paraprake hetimore, rezulton se leja e veçantë për të dënuarin Rasim R. është dhënë në shpërdorim të detyrës së një funksionari të lartë drejtues të administratës së burgjeve, thuhet në vendimin për caktimin e masës së sigurisë ndaj Mirit, e cila është marrë në mungesë disa orë para se ai të arrestohej. Në të njëjtin vendim gjykata pranon se i arrestuari ishte urdhëruar në dhënien e lejes që është cilësuar si e paligjshme.Ky zyrtar, në komunikim dhe duke urdhëruar vartësin e tij në burg.
♛Melody♛
♛Melody♛

SKANDAL/ Gazmend Dibra, i përfshirë në përdorimin e të burgosurve për zgjedhjet  Coolte21

Shteti Shteti : SKANDAL/ Gazmend Dibra, i përfshirë në përdorimin e të burgosurve për zgjedhjet  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi