Nis sot muaji i Ramazanit, Selim Muça uron myslimanët
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Nis sot muaji i Ramazanit, Selim Muça uron myslimanët
TIRANE- Për të gjithë myslimanët, nis sot muaji më i rëndësishëm, Muaji i Ramazanit. Kalendari i komunitetit Mysliman Shqiptar shënon orën 03:06’ si syfyrin e parë të muajit më festiv për çdo mysliman. Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Selim Muça përshëndeti bësimtarët me rastin e fillimit të Muaiit të Madhërishëm. “Edhe për ne shqiptarët, Ramazani është i mirëseardhur. Ai na ofron durim në këtë stinë të nxehtë, prehje shpirtërore, qëndrueshmëri, drejtësi, barazi e marrëdhënie të mira të mbështetura në parime hyjnore. Së fundi i lutem Zotit, që ky muaj të sjellë në familjen e çdo shqiptari paqe, qetësi dhe harmoni. Zoti Fuqiplotë e begatoftë popullin, vendin dhe kombin tonë. Paçi mirësi e begati dhe Zoti jua pranoftë agjërimin, adhurimet dhe lutjet tuaja”. "Ramazani, është një kohë kur besimtarët së bashku me agjërimin që i jep kuptimin esencial këtij muaji, rinovojnë devotshmërinë ndaj Zotit, rizgjojnë edhe një herë fuqishëm mëshirën, dashurinë dhe përkrahjen ndaj njerëzve. Ramazani është një kohë e bekuar, ku besimtarët reflektojnë edhe një herë mbi mendimet dhe sjelljet e tyre, duke e kthyer dëgjimin më shumë se kurrë tek zëri i ndërgjegjes dhe melodia e zemrës”- nënvizoi ai. Haxhi Selim Muça, i fton të gjithë besimtarët në lutje, “Shoqëria jonë sot ka nevojë për drejtësi, duke agjëruar ne bëhemi më të drejtë. Të afërmit dhe fqinjët tanë sot kanë nevojë për përkrahje, duke agjëruar ne bëhemi më të ndjeshëm ndaj halleve dhe nevojave të tyre. Ne kemi nevojë të pendohemi për gabimet tona, dhe kur jemi agjërueshëm është momenti më i volitshëm t’i kërkojmë Zotit falje.” Sipas fesë islamike, çdo besimtar mysliman, është i detyruar të agjërojë për 30 ditë me radhë, në shenjë solidariteti me të varfërit si dhe të ndajë ushqimin gjatë këtij muaji me nevojtarët. Pas 30 ditëve agjërim, muslimanët festojnë Bajramin e Madh. Fillimi i Muajit të Ramazanit, përcaktohet sipas kalendarit hënor. (v.gj/shqiptarja.com) |
Similar topics
» OKB: Të ndalen luftimet në Siri për Muajin e Shenjtë të Ramazanit
» Cili është muaji që bëjmë gjumin më të keq?
» France, 4 marinare shqiptare, peng qe prej 1 muaji
» Cfarë Do Bëhesh Në Jetë ? Varet Nga Muaji Kur Ke Lindur
» Cili është muaji që bëjmë gjumin më të keq?
» France, 4 marinare shqiptare, peng qe prej 1 muaji
» Cfarë Do Bëhesh Në Jetë ? Varet Nga Muaji Kur Ke Lindur
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi