Autori: Kineastin e vrava për borxhin që më kish marrë
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Autori: Kineastin e vrava për borxhin që më kish marrë
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe dorëzuar për gjykim dosjen ndaj Halit Shahinit, ndaj të cilit është ngritur akuza e vrasjes me paramendim, pasi qëlloi me një plumb në kokë producentin, pas një zënke në lokalin e këtij të fundit në rrugën “Siri Kodra”. Në dosjen e prokurorisë thuhet se motivi i vrasjes janë mosmarrëveshjet për shkak të borxhit prej 100 mijë dollarësh, që producenti Barçi i kishte të pandehurit Shahini.
Familjarët e Barçit, patën deklaruar për njw tw pwrditwshme se i afërmi i tyre nuk ishte vrarë për punë borxhi.
I pandehuri Halit Shahini është njohur me viktimën Bujar Barçi, që prej vitit 2001. Pas njohjes kanë biseduar e vendosur që të investonin sëbashku në fushën e ndërtimit. Nga viktima është marrë përsipër të gjendej trualli për ndërtim, ndërsa nga i pandehuri të gjendeshin paratë për blerjen e truallit dhe fillimin e ndërtimeve.
Marrëveshja mes tyre është materializuar dhe me kalimin e një shume prej 100 mijë dollarë, nga i pandehuri tek viktima. Bujar Barçi, nuk i ka përdorur paratë për qëllimin për të cilin i kishte marrë.
Në 12 shkurt 2013, Shahini ka shkuar i armatosur në lokalin ku punonte viktima në rrugën “Siri Kodra”. Aty e ka gjetur viktimën vetëm në lokal dhe ka biseduar ashpër me të për punën e parave të pakthyera. Mandej e ka qëlluar atë mbrapa kokës me armën e zjarrit pistoletë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes./alb-observer.com/
Similar topics
» Ilir Xhakja: “E vrava kryekomisar Adem Tahirajn se kishte pirë dhe më provokoi”
» TË SHTËNA NË VLORË, 3 TË VDEKUR, MES TYRE EDHE NJË GRUA
» Kosovari: E vrava gruan se shkoi me turkun
» Studimi: Njeriu jeton pa marrë frymë, kur i injektojmë...
» Greqi, historia e “llahtarshme” e shqiptarit të marrë peng
» TË SHTËNA NË VLORË, 3 TË VDEKUR, MES TYRE EDHE NJË GRUA
» Kosovari: E vrava gruan se shkoi me turkun
» Studimi: Njeriu jeton pa marrë frymë, kur i injektojmë...
» Greqi, historia e “llahtarshme” e shqiptarit të marrë peng
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi