Ja gjërat që e shtyjnë një femër të largohet
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Stil Jete
Faqja 1 e 1
Ja gjërat që e shtyjnë një femër të largohet
Takimet mund të jenë të vështira, e stresi se çfarë përshtypje do të lini është i papërmbajtshëm. E nëse dëshironi të pyeteni se cilat janë gjërat të cilat e shtyjnë femrën të ikën nga ju para se të përfundojë takimi, atëherë jeni në vendin e duhur për ta kuptuar. Në hulumtimin në të cilin kishin marrë pjesë rreth pesë mijë persona, të të dyja gjinive, zbulohen pesë gjërat të cilat me siguri do t’i refuzonin.
[b style="background-color: transparent; border: 0px; margin: 0px; padding: 0px; vertical-align: baseline;"]- Aroma jo e këndshme e gojës:[/b] Biseda me një person që i vjen erë e keqe e gojës është diçka që nuk durohet, e lëre më ta mendoni puthjen me një të tillë. Këtu nuk ka lidhje nëse bëhet fjalë për ushqimin që sapo e ka konsumuar, apo bëhet fjalë për ndonjë sëmundje, kjo ishte gjëja e parë që ishte theksuar nga 26% e të anketuarve.
[b style="background-color: transparent; border: 0px; margin: 0px; padding: 0px; vertical-align: baseline;"]- Të mos qenit pedant:[/b] Në rregull, këtu nuk e kemi fjalën për flokët e shprishura të Ryan Gosling. Këtu përfshihen që nga dhëmbët e verdhë, këmishët e rrudhosura, qimet në hundë, thonjtë jo të rregulluar, mjekra e parregulluar… Femrat e pëlqejnë një mashkull, i cili kujdeset për veten e tij. Ky ishte një eliminim për 26% të të anketuarve.
[b style="background-color: transparent; border: 0px; margin: 0px; padding: 0px; vertical-align: baseline;"]- Mbipesha:[/b] Pesha apo mbipesha nuk ndikon në cilësitë apo personalitetin e dikujt. Por, meshkujt dhe femrat përfundimisht nuk i tërheq dikush që është i/e trashë. 25% e femrave dhe e meshkujve të anketuar mbipeshën e konsiderojnë një arsye për ta refuzuar dikë.
[b style="background-color: transparent; border: 0px; margin: 0px; padding: 0px; vertical-align: baseline;"]- Duhani:[/b] Për 22% e të anketuarve, duhani është vrasës i tërheqjes. Konsumimi i duhanit është i lidhur ngushtë me aromën e keqe të gojës.
[b style="background-color: transparent; border: 0px; margin: 0px; padding: 0px; vertical-align: baseline;"]- Nuk e përfillin rregullin e artë:[/b] Nuk ka gjë më të keqe dhe më refuzuese se sa mashkulli me të cilin keni dalë të mos jetë i sjellshëm me kamerierët, taksistët dhe personelin tjetër shërbyes. Mbajeni mend rregullin e artë – kur dilni me një person që nuk e njihni, jini të sjellshëm me kamerierët. Përcjellësja juaj do ta vlerësojë këtë dhe pozitivisht do të reagojë ndaj juve.
Natyrisht ka edhe shumë gjëra të tjera nga të cilat femrat apo mashkulli do të ikte nga ju, por këto të lartpërmendurat janë ato më kryesoret, dhe nëse dëshironi që një gjë e tillë të mos ndodhë me ju keni parasysh këto.
Similar topics
» Zgjedhjet Parlamentare Shtyjnë Provimet E Studentëve
» 5 Arsyet E Forta Që I Shtyjnë Femrat Të Tradhtojnë
» 20 gjërat pa të cilat nuk mund të jetojmë
» 10 gjërat që nuk dini për banjot
» Gjërat që harrojmë t’i bëjmë çdo ditë
» 5 Arsyet E Forta Që I Shtyjnë Femrat Të Tradhtojnë
» 20 gjërat pa të cilat nuk mund të jetojmë
» 10 gjërat që nuk dini për banjot
» Gjërat që harrojmë t’i bëjmë çdo ditë
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Stil Jete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi