Amfiteatri i Durrësit, “Europa Nostra” e shpall ndër më të rrezikuarit
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Arti - Kultura - Shqiptare
Faqja 1 e 1

Amfiteatri i Durrësit, “Europa
Nostra” e shpall ndër më të rrezikuarit
TIRANE- Amfiteatri i Durrësit u shpall dje në krye të listës së shtatë monumenteve më të rrezikuara të pasurisë europiane nga komiteti i “Europa Nostra-s”, njohur ndryshe si zëri i Trashëgimisë Kulturore në Europë. Njoftimi u bë në një konferencë për mediat në prag të kongresit që do të mbahet në Athinë me rastin e 50-vjetorit të krijimit të “Europa Nostra”. Renditja e Amfiteatrit të Durrësit në krye të listës është një alarm për institucionet shqiptare, të cilët e kanë lënë këtë monument, më të rëndësishmin në Ballkan e më gjerë, në mëshirë të fatit. Në këtë listë të “7 më të rrezikuarve” renditet e dyta Qendra Historike e Nikosias në Qipro, në vend të tretë renditen Fortifikimet e shekullit të 17-të Vauban në Briançon në Francë, dhe vijohet me Manastirin e periudhës së rilindjes në San Benedeto Po (lokalitet në Itali), Manastiri i shekullit të 15-të në Setúbal në Portugali, Peizazhi i Rosia Montana, minierë në Rumani dhe Kisha armene e Shën Gjergjit në qytetin turk Mardin.
"Këto monumente dhe site arkeologjike janë përzgjedhur, jo vetëm sepse ata tregojnë një histori interesante në lidhje me të kaluarën tonë të përbashkët, ankorimin e një ndjenje të përkatësisë në familjen evropiane, por edhe për shkak se ata janë shumë të vlefshme për komunitetet lokale, të cilët janë të angazhuar fuqimisht në shpëtimin e tyre. Po ashtu shpëtimi i këtyre pasurive do të veprojë si një katalizator për ringjalljen ekonomike dhe shoqërore të qyteteve apo zonave të tëra”, deklaroi ndër të tjera Plácido Domingo, presidenti i Europa Nostra-s.
Amfiteatri i Durrësit, pothuajse i panjohur deri në vitet’60, kur edhe u zbulua (në vitin 1966) nga Vangjel Toçi, ka vlera të veçanta arkitekturore dhe artistike dhe mund të krahasohet me monumentet e kësaj periudhe të Pompeit dhe Kapuas në Itali. Amfiteatri ka trajtë elipsi me diametër 136 metra dhe lartësi rreth 20 m. Shkallarja për shikuesit e veshur me pllaka të bardha merrte 15-20.000 veta, ndërsa në arenë zhvilloheshin luftimet e gladiatorëve. Amfiteatri 2700-vjeçar qëndron mes 30 amfiteatrove të zbuluar të botës antike nga Roma deri në Budapest dhe Lion. Për shkak të zbulimit të tij të vonuar, monumenti ka duruar planifikimin kaotik urban dhe dëmtimet e shumta vit pas viti. Sipas vlerësimit të komitetit të Europa Nostra-s kjo perlë e trashëgimisë është e kërcënuar nga mungesa e burimeve financiare, neglizhenca e institucioneve shtetërore dhe shkaqe të tjera natyrore.
Reagimi
Auron Tare: Alarm për autoritetet shqiptare
Deputeti i Partisë socialiste reagon pas shpalljes së amfiteatrit të Durrësit në krye të listës së 7 monumenteve më të rrezikuara në Europë. Në reagimin e tij tare thotë: Vendimi i Komiteti i “Europa Nostra” për të shpallur Amfiteatrin e Durrësit si pasuri europiane në rrezik nuk ka perse të surprizojë askënd. Sot në Athine Komiteti i kësaj organizate i drejtuar nga tenori i famshëm Placido Domingo ritheksoi tashmë edhe në nivelet e larta europiane “se autoritetet shqiptare janë të paafta për të ruajtur trashëgiminë kulturor kombëtare. “Europa Nostra” publikoi sot 7 qendrat e trashëgimisë europiane më të rrezikuara duke vendosur Amfiteatrin e Durrësit në krye të Listës. Ky vendim pason denoncimet e shumta të ekspertëve të Trashëgimisë për dëmtime të siteve arkeologjike dhe monumentale në Shqipëri. Për ditë me radhë media shqiptare raporton për masakrën e madhe që po i ndodh kësaj Trashëgimie. Rastet e vjedhjes dhe të shkatërrimit të pakthyeshëm të pasurive tona janë përditë në lajme. Institucione ndërkombëtare si UNESKO dhe ICOMOS kanë dhënë alarmin për dëmtime masive në Gjirokastër dhe Berat. Qendrat arkeologjike janë në mëshirën e fatit dhe dëmtimet e kishave vazhdojnë me ritme të larta.
Por ajo që është më e dhimbshme në gjithë këtë situatë është korrupsioni dhe heshtja e Ministrisë së Kulturës ndaj kësaj situate. Edhe pse drejtues të lartë të Kulturës gjithmonë i kane faturuar denoncimet publike si luftë politike, në fakt publiku shqiptar e ka të qartë se çfarë po ndodh në realitet. Mjafton të shikosh sot situatën në Qytetin e Krujës ku ndërtimet po zhdukin tashmë simbolin europian të shqiptareve me lejen e Ministrisë së Kulturës. Mjafton të vizitosh Albanopolin antik vendin që i dha emrin Shqipërisë sot i rrethuar nga fabrikat e çimentove.
Prandaj Vendimi i sotëm i “Europa Nostras” në vendosjen në krye të Listës se Amfiteatrit të Durrësit si pasuri europiane në rrezik tregon me gisht autoritetet shqiptare si totalisht të paafta.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com) -

Similar topics
» Amfiteatri i Durrësit – nën vëmendjen e Europa Nostra
» Historia e Durresit..!!
» BE-ja i shpall luftë të hapur cigares, ja fotot tronditëse
» Shpall lajmin e vdekjes që ta vizitojnë fëmijët dhe të afërmit
» HIPNOZA NDËR SHEKUJ
» Historia e Durresit..!!
» BE-ja i shpall luftë të hapur cigares, ja fotot tronditëse
» Shpall lajmin e vdekjes që ta vizitojnë fëmijët dhe të afërmit
» HIPNOZA NDËR SHEKUJ
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Arti - Kultura - Shqiptare
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi