Shpall lajmin e vdekjes që ta vizitojnë fëmijët dhe të afërmit
Faqja 1 e 1
Shpall lajmin e vdekjes që ta vizitojnë fëmijët dhe të afërmit
Një 70-vjeçar nga Fushë Kruja, Hajdar Lila, ka ngjitur vetë në mur njoftimin e vdekjes ë tij, një tentativë kjo për të grumbulluar të afërmit e tij. Madje, ai ka hapur edhe varrin e vet dhe ka lënë edhe amanetet.
Ka qenë vetmia ose më saktë braktisja nga të afërmit, që e ka shtyrë 70-vjeçarin të “sensibilizojë” njerëzit me vdekjen e tij të shtirur.
“I vdekuri” rrëfen se është rikthyer pra disa vjetësh në Shqipëri nga Kanadaja. Deri atëherë, kur ai u dërgonte para të afërmeve, i qëndronin afër, por që ditën që u kthye pa pasuri, askush nuk e kujton, në radhë të parë tre fëmijët e tij. Për këtë arsye, ai ka shpallur sot vetë, vdekjen e tij, për të parë njerëzit e afërt që do t’i vinin në varrim sepse ai ka nevojë për ta sa është gjallë, ndërsa, kur të vdesë vërtet, amaneti është i qartë: "Nuk dua askënd pranë!" /Shqiptarja.com/
Similar topics
» Britani, shifrat zyrtare: Deputetët vizitojnë faqe pornografike
» BE-ja i shpall luftë të hapur cigares, ja fotot tronditëse
» Amfiteatri i Durrësit, “Europa Nostra” e shpall ndër më të rrezikuarit
» Izraeli i shpall luftë Sirisë, rrëzohet avion izraelit në Damask, me qindra ushtar të vdekur!
» POEZITË E VDEKJES

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi