AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

HIPNOZA NDËR SHEKUJ

Shko poshtë

HIPNOZA NDËR SHEKUJ Empty HIPNOZA NDËR SHEKUJ

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat Jun 29, 2013 12:47 am

Ndikimi i një individi mbi tjetrin dhe vënia në gjumë  për qëllime mjekuese, njihej edhe nga populli i vjetër romak. Shkrimtarët romakë, Marciali, Apuleu dhe Plauti, njihnin metoda për t’i vënë në gjumë njerëzit, veçanërisht metodën  e prekjës së trupit  me duar, e shoqëruar kjo edhe me lutje e „fjalë magjike“.
Të gjitha  lëmitë të definuara  shkencore (empirike), burimin e kanë në paragjykimet, besëtytnitë etj, me një fjalë, në magjitë e ndryshme. Hipnoza  në këtë rrafsh, edhe pse e pranuar shkencërisht, edhe sot e kësaj dite nuk është liruar plotësisht nga  sharlatanizmat, absurditetet dhe keqkuptimet.
Fenomenet e hipnozës, padyshim  janë të njohura për njerëzimin që nga kohët më të lashta, pasi  për to  ekzistojnë të dhëna historike dhe zakonisht janë shfrytëzuar për nevoja  fetare e mjekësore.
Shënimet e ruajtura nga popujt e lashtë që jetonin rreth lumenjve Efurat dhe Tigër, tregojnë se populli më i vjetër, i njohur për kulturë në botë – Sumerët, qysh 4000 vjet p.e.r. e kanë njohur  hipnozën dhe janë shërbyer me të.
Gjithashtu  është i njohur edhe miti për Eskulapin, i cili te sëmurit i shëronte në atë mënyrë, që së bashku me barërat popullore, u pëshpëriste në  vesh fjalë sekrete magjike.

Në Indi, Asiri dhe në vendet e tjera të Lindjes së  Largët, hipnoza përdorej kryesisht për të rritur rolin e fesë në masat e gjëra  të popullit. Si klerik pranohej  vetëm ai që zotëronte në mënyrë të mjaftueshme hipnozën.  Gjatë ceremonive fetare, predikuesit e fesë  duke folur kryenin veprime të çuditshme me anë të duarve; bërtisnin kur i lexonin „librat e shenjtë“ dhe në këtë mënyrë arrinin  t’i sugjestiononin  dëgjuesit, apo edhe ta hipnotizonin ndonjërin prej tyre, i cili pastaj kthehej në një kukull që u nënshtrohej  verbërisht urdhrave të klerikut. Të tjerët  mund të humbisnin zërin, t’u paralizoheshin këmbët etj. Ngjarjet e tilla, natyrisht,  i magjepsnin të gjithë të pranishmit, e sidomos ata që hipnotizoheshin. Në këtë mënyrë  përhapej dhe forcohej bindja në masat e gjëra të popullit, se klerikët ishin të pajisur me  forca të mbinatyrshme. Një besim tipik mbizotëron edhe sot në mesin e  besimtarëve  Sufit.




Në Egjiptin  e Vjetër, gjithashtu është  përdorur hipnoza  si metodë terapeutike. Në papirusin e vjetër, 3000 vjet p.e.r., i ashtuquajturi „Papirusi i Ebersonit“, janë përshkruar  metoda me të cilat janë shëruar njerëzit, e që s‘janë  gjë tjetër, pos metoda të hipnozës. Klerikët egjiptas njëherit ishin edhe si mjekë popullor. Për hiponotizimin e të sëmurëve  ata përdornin një pllakë të shndritshme metalike, që ia vinin të sëmurit  para syve, për t’ia lodhur  sytë (kjo metodë e fiksimit përdoret edhe sot), si dhe metodën e të përshkuarit me duar nëpër trupin e të sëmurit, të përcjellë me fjalë të posaçme  „magjike“. Kështu është e njohur thënia, që figuron në    një dokument të vjetër egjiptas: „…vendosi në të pëllëmbët e duarve që t’ia qetësosh dhembjet  dhe thuaj se do të shërohet“.
Asokohe kanë ekzistuar edhe faltore, ku të sëmurit kanë kaluar natën duke ju lutur Zotit që t’i shërojë. Më e njohura ka qenë faltorja e Serapsit në Kanape dhe faltorja e Izdinit.
Hipnozën e kanë njohur edhe grekët e vjetër si „gjumë i faltores“. Ata, të cilët shkonin për t’u shëruar (për të fjetur) në faltore, duhet të përgatiteshin  nëpërmjet dietave dhe ritualeve të ndryshme, për t’u arritur gjumi hipnotik – Atëherë klerikët (deri sa ata flinin) u afroheshin dhe u pëshpëritnin atyre sugjestionet  e caktuara, e që ata, nën ndikimin e atmosferës së faltorës dhe besimit në të, të aktivizonin forcën e tyre shëruese. Para se të binin  për të fjetur, të sëmurët këshilloheshin, se duhet t’u përmbahen  dhe t’i kryejnë të gjitha veprimet që „Zoti do t’ua thotë gjatë gjumit“. Të nesërmen, kur ata zgjoheshin, klerikët ua  interpretonin ëndrrat dhe i këshillonin edhe njëherë seriozisht se duhet t’i përmbahen vullnetit të Zotit, në qoftë se dëshironin të shëroheshin.
Pasi në atë kohë, sikurse edhe sot,  disa njerëz nuk i nënshtrohen sugjestionit hipnotik, në shumë faltore, arritja e gjendjes hipnotike  bëhej nëpërmjet bimëve të caktuara narkotike.
Ndikimi i një individi mbi tjetrin dhe vënia në gjumë  për qëllime mjekuese, njihej edhe nga populli i vjetër romak. Shkrimtarët romakë, Marciali, Apuleu dhe Plauti, njihnin metoda për t’i vënë në gjumë njerëzit, veçanërisht metodën  e prekjës së trupit  me duar, e shoqëruar kjo edhe me lutje e „fjalë magjike“.
Metoda e hipnozës në formë të „gjumit të faltorës“ u praktikua deri kah  mesi i shekullit të gjashtë. Më pas këtë metodë, gjithnjë e më shumë, filluan  ta përdorin  murgjit kristianë, duke arritur shërime  të çuditshme me  anë të lutjeve, ujit të bekuar, prekjes me anë të duarve e metodave  tjera.
Me këto rituale u morën  edhe  mbretërit, si dhe vetë Papa. Në Dhiatën e Re mund të lexojmë: „Do t’i  vendos duart në të sëmuritë  dhe ata do të ndihen më mirë…“
Hipnoza, posaçërisht u praktikua në Indi. Jogistët indianë, me qëllime të posaçme religjioze, kanë provokuar në vetvete gjendje të njëjtë si të gjumit. Atë gjendje e kanë arritur duke e vështruar një objekt me shikim të fiksuar, deri sa u lotonin sytë. Ata, në fakt, provokonin gjendje autohipnotike, dhe pastaj me forcën habitëse të vullnetit të tyre, demonstronin fenomene të ndryshme, që edhe sot e kësaj dite janë të pashpjegueshme.




Në  mesjetë, shfaqjet e ndryshme të hipnozës filluan të shpjegohen në mënyrë mistike, metafizike e fetare, si futje e djallit në trupin e njeriut, dhe nën këtë pretekst fillon edhe „gjuetia e shtrigave“. Klerikët kudo gjurmonin të „djallëzuarit“ (të pushtuarit nga djalli); mëkatarët  që ia kishin shitur shpirtin djallit. Të dyshimtët  torturoheshin në mënyra të ndryshme, që të pohonin  bashkimin me frymën e keqe. Për ta vërtetuar  bashkëpunimin me djallin, të dyshimtët (sidomos gratë), hidheshin në ujë (lumë) me këmbë dhe duar të lidhura.
Në qoftë se ata  fundoseshin atëherë ishin të pastër, e në qoftë se rrinin mbi sipërfaqe, vërtetohej një bashkëpunim i tillë dhe pastaj pasonin ndëshkimet duke i djegur për së gjalli, në mënyrë që  bashkë me trupin e mekatarit-ës të bëhej hi edhe djalli (demoni).
„Pavarësisht se çfarë është objekti i besimit tuaj, qoftë i vërtetë qoftë i imagjinuar, do të arrini rezultat të njëjtë“. Këta rreshta që i ka shkruar natyralisti  dhe mjeku  Theophrastus Bombastus nga Honhenheimi (1493-1541), i njohur me emrin humanitar  Paracelsus, disa shekuj më parë,  na i vërteton sot psikologjia moderne. Paracelsusi ndër të parët u mor me ndikimin e poleve magnetike në organizmin e njeriut. Ai vërtetoi se agjensi vendimtar i shërimeve të përgjithshme është „ mjeku  i brendshëm“, pra vetë besimi. 


 


 
♛Melody♛
♛Melody♛

HIPNOZA NDËR SHEKUJ Coolte21

Shteti Shteti : HIPNOZA NDËR SHEKUJ Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi