AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kur është koha e duhur për të thënë “Të dua”?

Shko poshtë

Kur është koha e duhur për të thënë “Të dua”?   Empty Kur është koha e duhur për të thënë “Të dua”?

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed May 01, 2013 10:09 pm

Kur është koha e duhur për të thënë “Të dua”?   Kur-%C3%ABsht%C3%AB-koha-e-duhur-p%C3%ABr-t%C3%AB-th%C3%ABn%C3%AB-%E2%80%9CT%C3%AB-dua%E2%80%9D
Të dua – një fjalë e shkurtër me një kuptim të madh. Nëse dy persona janë të gatshëm në një lidhje ta pranojnë dashurinë për njëri-tjetrin, deklarimi i kësaj fjale mund të krijojë një ndjenjë lumturie të pa krahasueshme.
Dashuria është një nga ato fjalë me pak shkronja, por që ka një ndikim shumë të madh në arritjen e lumturisë, ose në kthimin në poshtërim.
Shumë nga konfuzionet në lidhje me thënien e fjalës “Të dua” vijnë nga fakti se dashuria ka disa definicione të ndryshme. Për disa, dashuria është ajo ndjenjë afërsie që e ndien me një person tjetër. Për të tjerët, “Të dua” ka po aq rëndësi sa të thuash “A do të martohesh me mua?”
Një tjetër aspekt problematik, kur vjen puna te kjo fjalë është se disa njerëz nuk ndihen rehat kur flasin për dashurinë, apo për lidhjet romantike, në përgjithësi. Pastaj vjen edhe çështja e përkushtimit. Nëse partneri juaj ka vështirësi të thotë “Të dua”, kjo mund të jetë një shenjë se ata mund ta shohin atë shprehje si një pengesë që i shtyn në një lidhje për të cilën ata nuk janë të gatshëm.
Më e mira është që këtë fjalë ta thoni kur të kenë kaluar të paktën disa muaj nga fillimi i lidhjes suaj dhe kur ndiheni plotësisht të bindur se do të vazhdojë. Kurse në këto raste preferohet që kurrsesi të mos e thoni atë:
• Kur jeni në gjendje të ngritur emocionale dhe nuk mendoni racionalisht,
• Kur jeni nën ndikim të pijeve,
• Kur dëshironi ta shpërbleni dikë për një gjest të mirë,
• Preferohet po ashtu që kjo fjalë të thuhet në sy, e jo nëpërmjet telefonit apo rrjeteve sociale.
Burimi: Telegrafi.com


♛Melody♛
♛Melody♛

Kur është koha e duhur për të thënë “Të dua”?   Coolte21

Shteti Shteti : Kur është koha e duhur për të thënë “Të dua”?   Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi