Inis Neziri: Artistja e madhe e Gjeniut te vogel
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Arti - Kultura - Shqiptare
Faqja 1 e 1
Inis Neziri: Artistja e madhe e Gjeniut te vogel
Intervista ekskluzive per Infoalbania me Yla Nezirin.
Pershendetje Zj. Neziri,
Se pari deshirojme t’ju pergezojme per suksesin e Inisit. Ishte vertet e mahnitshme dhe na percolli emocione te zjarrta dhe te themi te verteten nga mori zemrat. Eshte kenaqesi per ne te dime me shume per vajzen tuaj, te cilen duke i pare performancat magjike tek Gjeniu 5 mund ta konsiderojme si ylli i ardhshem i skenes se kenges shqiptare.
1- A e dinit qe kishit nje Gjeni ne Shtepi? Na pershkruani pak emocionet prej nene. E ndienit qe ishte prane fitores?
Pershendetje! Faleminderit per ftesen tuaj per kete inteviste. Cdo femije ka nje gjeni ne vetvehte. Inisi si cdo femije kendonte neper shtepi, por asnjehere ne skene. Nuk kisha provuar emocion te tille me pare. Tani e besoj nenen time kur qante pas cdo koncerti recital qe une kisha. Cdo nene ka parandjenje per femijen e saj. Por duke u bazuar ne lodhjen e Inisit, studimin e palodhur qe ka bere keto 15 jave , kisha besim se do ta fitonte.
2- Permendet emocionet e nenes tuaj me ju, pra me sa po na thoni ju si familje keni lidhje me muziken edhe me artin. Kujt i ngjan Inisi?
Normal qe kemi lidhje persa i perket muzikes. Ne prinderit e Inisit kemi mbaruar studimet e larta prane Akademise se Arteve te Bukura. Une per violin dhe i ati i Inisit per fagot. Besoj se Inisi ka marre me te miren nga te dy ne.
3- Cilat ishin shenjat e para kur e dalluat talentin e saj? Kush e nxiti? Kush e motivoi?
Te lindesh dhe rritesh ne familje muzikantesh nuk eshte e veshtire te dallosh nje femije me vesh te mire muzikor. Inisit qe kur ishte e vogel fare, une i mesoja kenge te ndryshme per femije deri kur para disa vitesh ajo filloi te hynte vete ne YouTube dhe mesonte kenge te ndryshme dhe i studionte vete. Ama me Inisin ne kete periudhe te Gjeniut te Vogel, nje pune shume te madhe ka bere i ati i Inisit. Eshte marre shume me Inisin, pa hedhur poshte punen e palodhshme te stafit te mrekullueshem te Tv Klan. Une e falenderoj pa mase kete staf. Nxitja kryesore ka qene nga vete Inisi, pasi kishte 2 vite qe kerkonte te ishte pjese e spektaklit. Dhe ne nuk ja prishem qejfin duke marre parasysh qe ajo eshte nje nxenese shume e mire me arritje te larta. Them se beme shume mire.
4- Gjeniu ishte eksperienca e pare me kengen dhe skenen apo Inisi ka qene me pare e angazhuar? Si e perjetoi Inisi daljen e pare ne skene? Cfare tipi eshte? E ndjeshme, e druajtur apo e vendosur dhe e forte ne skene? Si ndihet tani me skenen dhe ekranin?
Gjeniu ishte eksperienca e pare e Inisit. Perjetimi i pare i saj? Emocione pa fund, frika nese do te mundte ajo te bente me te miren e saj etj,etj. Inisi eshte femije shume i qete, ka nje karakter te forte, shume e dashur. Ndersa tani qe doli ne skene, une njoha nje cilesi tjeter tek ajo; kembenguljen dhe dashurine shume te madhe per kengen dhe skenen. Tani Inisi eshte shume e gezuar qe arriti ate pikesynim qe i kishte vene vehtes.
5- Ku studion aktualisht Inisi?
Inisi studion prane shkolles Bajram Curri me nje staf teper te kualifikuar mesuesish qe e kane mbeshtetur dhe i kane dhene shume kuraje gjate 15 javeve qe u zhvillua Gjeniu. Une i falenderoj shume.
6- Nje rruge e hapur drejt suksesit ne kete Gjeni. Mosha eshte pak delikate dhe jane edhe mesimet per tu bere. Shkolla dhe jeta e artistit kerkon balance – do ta ruaje Inisi kete balance? Kush do ta mbeshtese?
Gjeniu ishte vertete nje shkolle e fuqishme jo vetem per Inisin por per te gjithe talentet qe moren pjese te Gjeniu. Tani ajo e kupton qe duhet te mundohet akoma me shume per tu marre edhe me mesimet por edhe me kengen. Ndersa persa i perket pyetjes tuaj se kush do ta mbeshtese ne vazhdim? Si gjithmone familja e saj, te afermit qe nuk jane lodhur me Inisin, stafi pedagogjik i shkolles ku ajo studion dhe stafi i mrekullueshem i TvKlan. Une personalisht i falenderoj shume.
7- Inisi tashme mund te quhet nje “yll ne ngritje”. Kush jane objektivat e rradhes? Cili eshte drejtimi qe do te marre kengetarja e madhe e Gjeniut te vogel?
Objektivat e rradhes? Nje pushim i mire pas gjithe asaj lodhjeje. Pastaj fillon perseri studimi i kengeve te reja. Persa i perket cfare drejtimi do marre Inisi, duhet menduar pak me kujdes pasi Inisi cdo gje e merr me kembengulje dhe seriozitet. I uroj suksese pa fund.
8- Ju falemnderit per intervisten dhe ju urojme gjithe te mirat dhe suksese te metejshme per Inisin.
Ju falenderoj edhe juve si staf i Infoalbania. Faleminderit!
Per kenaqesine tuaj meposhte mund te klikoni per te rishikuar performancat e Inist tek Gjeniu 5 dhe per te perjetuar edhe njehere emocionet e bukura qe ajo na dhuroi.
Gjeniu i vogel - Inis - I have nothing (nata finale)
Gjeniu i vogel - Inis & Pirro - Per nje cast me ndali zemra (nata finale)
Gjeniu i vogel - Inis - Dhe zemra ndal (nata 9)
Gjeniu i vogel - Inis - Fighter (nata 11)
Gjeniu i vogel - Inis - All by myself (nata 14)
Inis Neziri - Hallelujah, Gjeniu i vogel 5 (Nata 3)
Gjeniu i vogel - Inis - Only girl in the world (nata 12)
Gjeniu i vogel - Inis Neziri - Listen (nata 8)
Gjeniu i vogel - Inis - I have nothing (nata 13)
Inis Neziri - Nobodys perfect, Gjeniu i vogel 5 (Nata 5)
Inis Neziri - The voice within, Gjeniu i vogel 5 (nata 7)
Gjeniu i vogel - Inis - Hush, hush (nata 10)
Similar topics
» Britania E Madhe Teston Baterinë Më Të Madhe Në Evropë
» 200 vjetori i gjeniut të muzikës
» Një test i vogël inteligence
» Femija Më I Vogël Në Botë (FOTO)
» Shqipëria e vogël e 23 burgjeve dhe 48 kampeve të përqendrimit
» 200 vjetori i gjeniut të muzikës
» Një test i vogël inteligence
» Femija Më I Vogël Në Botë (FOTO)
» Shqipëria e vogël e 23 burgjeve dhe 48 kampeve të përqendrimit
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Arti - Kultura - Shqiptare
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi