AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëria e vogël e 23 burgjeve dhe 48 kampeve të përqendrimit

Shko poshtë

Shqipëria e vogël e 23 burgjeve dhe 48 kampeve të përqendrimit Empty Shqipëria e vogël e 23 burgjeve dhe 48 kampeve të përqendrimit

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri May 10, 2013 7:59 pm

Shqipëria e vogël e 23 burgjeve dhe 48 kampeve të përqendrimit VdiqValeria Dedaj

-Në kabinetet e Muzeut Historik Kombëtar u promovua albumi “Terrori komunist në Shqipëri”. Një përmbledhje për kujtesën tragjike të shqiptarëve që jetuan këtë periudhë. Parathënien e ka shkuar Drejtori i Muzeut, Luan Malltezi. Ndër të tjera Malltezi shkruan se“ Historia e Shërbimit Sekret Shqiptar paraqet një pamje mjaft të rënd për periudhën e sundimit komunist në Shqipëri. Nga të dhënat e arkivit të Ministrisë së Brendshme, rezulton se gjatë këtij sistemi u vranë 5157 njerëz dhe vdiqën në burgje 9052 vetë. U burgosën si të dënuar politikë 17.900 dhe u internuan me motive politike 30. 383 të tjerë. Shqipëria e vogël kishte në ato vite 23 burgje dhe 48 kampe internimi...”

Ai e vlerëson këtë botim si një përmbledhje që përpiqet të vërtetojë nëpërmjet dokumenteve arkivorë se regjimi komunist shqiptar, një model i atij Stalinist, ka qenë ndër më të egrit në Evropë.

Faktet që përmban albumi janë fotografi dhe dokumente.

Albumi hapet me një shkresë urgjente të vitit 1944 në ditën e Çlirimit të Tiranës. Enver Hoxha urdhëronte me një mesazh urgjent Dali Ndreun se : “ Të organizohen burgjet dhe fushat e përqendrimit. Dhe të burgosen të gjithë ata elementë të akuzuar me faje të mëdha, me tradhti të naltë dhe bashkëpunim të haptë me okupatorin dhe gjithashtu me kriminelët e dorës së parë. Që gjithë robërit të mblidhen në kampin e përqendrimit...”. Fill në faqen e dytë të këtij albumi jepen data se kur është themeluar Shërbimi Informativ Komunist, 20 mars të 1943 qw më vonë u njoh me emrin Shërbimi Informativ i Luftës (ShIl). Në disa nga këto foto janë prestarë të Organeve të Ministrisë së Brendshme, makinë kontrolli e Sigurimit të Shtetit dhe të burgosur nga Berati, së bashku me fotot e viktimave të para të organeve të diktaturës komuniste.

Pas kësaj filloj rezistenca antikomuniste dhe proceset e para gjyqësore:

Më 20 janar 1945: Grupi luftarak antikomunist i Dedë Shabanit në Lezhë një përndjekje, e cila synonte të merrte Shkodrën, Lezhën dhe Shëngjinin.

Më shtator të 1946-ës nis kryengritja në Shkodër. Forcat antikomuniste sulmuan garnizonet ushtarake. Qëllimi ishte marrja e kazermave të ushtrisë komuniste dhe burgu i Shkodrës. Në përpjeke me forcat komuniste u vranë 33 antikomuniste dhe u dënuan rreth 200 të tjerë. Por cilat kanë qenë disa nga fjalët e fundit të këtyre të dënuarve të dënuar? Me urdhrin e Gjykatës së lartë Ushtarake në Shkodër.

Cin Sereqi tha: të fala familjes dhe të më ritin fëmijët. Bilbil Hani “ ju lutem të më jepni të falura Babës, motrës dhe gruas, dhe gruaja të vejë në motra në Tiranë, Revolucioni kështu i ka këto punë, të Rrojë Shqipëria.

Por pushkatimet nuk mbarojnë këtu. Në 1 mars të vitit 1945. Në kinema “Kosova” në Tiranë, u hap Gjyqi Special, i pari gjyq masiv. Më pas nw gjyqin qw u zhvillua në kinema Tomori në shkurt të 1946-ës u dënuan me vdekje ish-regjentët. Emra si: Padër Anton Harapi, Lef Nosi, Maliq Bushati, ish kryeministër etj. Pavarësisht terrorit komunist asokohe lindën dhe organizatat e para opozitare antikomuniste. Por tw gjitha ato parti politike dhe shoqata kulturore profesionale që u krijuan pa miratimin e Partisë Komuniste u akuzuan për komplote, formimin e “organizatave terroriste”. Për shembull në janar 1946 Gjykata Ushtarake e Shkodrës nxori në gjyq 39 anëtarë të organizatës “Bashkimi Shqiptarë”. 8 anëtarë u dënuan me vdekje, 6 me burgim të përjetshëm, 22 anëtarë me burgim nga 2 deri në 30 vjet dhe u liruan për mungesë provash 3 vetë. Nga grupi Socialdemokrat me drejtues i bë procesi gjyqësor: Musine Kokalari, Suat Asllani, Musa Disdari etj. Musine Kokalari, e bija e Reshatit dhe Hanushes, vjeç 28, lindur në Adna të Turqisë, banuese në Tiranë, librare me arsim të lartë në Romë, e pamartuar ishte njw nga tw dwnuarat. Më pas dënimet filluan me gjyqet ndaj inxhinierëve dhe teknicienve të Shkollës Amerikane, të deputetëve, me këto vendime u rrënuan dhe ekonomistët së bashku me financierët. Inskenimi i radhës u bë në ambasadën sovjetike. Në të cilën u hodh një bombë, e cila nuk shkaktoi asnjë të vrarë apo të plagosur rëndë. Fill një ditë pas këtij inskenimi u mblodh Byroja Politike dhe u arrestuan 150 persona. Ndër të cilët 22 u fajësuan për “terrorizëm”. Më pas eshtrat e kwtyre të pushkatuarve për inskenim u gjetën në një varrë të përbashkët.

Por ç’bëri sistemi i asokohe me shqiptarët e Kosovës dhe Çamërisë. A pati të persekutuar? Në fjalën e mbajtur në Pleniumin e Jashtëzakonshëm (1946) Enver Hoxha ndër të tjera theksoi se “A është në interesin tonë të kërkojmë Kosovën?Kjo nuk është progresiste...Të bëjmë ç’është e mundur që Kosovarët të vëllazërohen me jugosllavët...Ata që nuk e kuptojnë ne kemi detyrë t’i luftojmë”.

Në masakrën e Tivarit (1945), u masakruan dhe u vranë në Tivar rreth 3760 partizanë Kosovarë, të cilët kaluan nga Prizreni, në Kukës, Pukë, Shkodër dhe Ulqin. Ata ishin të paarmatosur dhe të shoqëruar nga oficerë dhe ushtar serb. Nga këta 2200 ishin nga Ferizaj dhe 1500 nga Prizreni. Kurse për shqiptarët e Çamërisë të persekutuar dhe të dënuar nga regjimi ndër të tjera në një nga dosjet e vitit 1946 në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme shkruhet se “ Çamëve u mungon koshienca revolucionare dhe mund të bëhen preh e reaksionit nga çasti në çast..”.

Sistemi komunist goditi dhe shkatërroi dhe klerikët. Gjatë viteve të diktaturës u pushkatuan 28 klerikë katolikë, vdiqën në burgje 29 dhe vdiqën nga torturat 19 klerikë. U burgosën dhe u internuan 93 klerikë katolikë. Ja çfarë shkruan Padër Gjon Shllaku më vitin 1946. “ Lamtumirë m’i thoni shokëve dhe të gjithë të njoftunve. Rroftë Krishti mbret! Rroftë Shqipënia”. Pati dhe revolta në Spaç dhe Qafë të Barit.

E ndërkohë kur brenda vendit po ndodhnin tërë këto ngjarje, jashtë vendit vepronin disa organizata antikomuniste si: Blloku Kombëtar Indipendent (Romë, 1946). Balli Kombëtar (Regio Emilia,1945), Komiteti Shqipëria e Lirë, (Parisë,1949), Organizata kombëtare Lëvizja e Legalitetit (Kajro, 1946) etj.

Ideator i këtij botimi është drejtori i Muzeut, Luan Mulltezi. Për botim është përgatitur nga Enver Kushi dhe Fatmir Boshnjaku. Botim i (Graphic Line-01, 160 faqe).

Krahas hapjes së Pavijonit të Genocidit në MHK, Ministria e Kulturës ka botuar një sërë veprash të autorëve të anatemuar nga diktatura komuniste si, Faik Konica,Gjergj Fishta, Mit’hat Frashëri, Musine Kokalari, Gjergj Bubani, Genc Leka, Havzi Nela, Vilson Blloshmi, Arshi Pipa, Beti Pipa, Uran Butka, Fatos Lubonja, Uran Kalakula, etj, dhe mendohet të shndërrojë në muze, burgun famëkeq të Spaçit.

Shqipëria kishte rreth 40 burgje të mbyllura dhe mbi 50 kampe me punë të detyruar dhe të dënuar për motive politike. Në këto burgje dhe kampe me punë të detyruar, kanë gjetur vdekjen 980 të dënuar politikë dhe 380 persona kanë pësuar trauma psikike. Pavijoni burg i Psikiatrisë në qytetin e Elbasanit trajtonte si pacientë kundërshtarët e diktaturës. Në këtë pavijon kryhej “Terapia e shuarjes së kujtesës, depersonalizomi dhe humbja e ndjenjës së realitetit për veten”.

Në Shqipëri u ngrit një sistem i tërë burgjesh, si në: Gjirokastër, Tepelenë, Vlorë, Korçë, Berat, Elbasan, Durrës, Tiranë, Burrel, Shkodër, Peshkopi etj.

Për gratë e dënuara ishin këta burgje: aneksi i burgut te vjetër të Tiranës, kampi i grave në Valias, burgu i artizanatit në Tiranë, i Kuçovës, Kosovës (Elbasan), Sharrës.

Një pusullë letërkëmbimi që Musine Kokalari i dërgon në, për dorëshkrimet, “ato plaçkat“, të nipit Platon Salim Kokalari, më 3 maj 1983

“I dashur Platon,

…Vetëm një gjë dua nga ty. Të vish, të marrësh ato plaçkat që të kam thënë. Mua, në këtë gjendje, do të më dukej sikur është një kënaqësi. Por nuk më duhet ta shtysh. Sëmundjen e kam të rëndë dhe nuk dua gjithçka të merret nëpër këmbë. Mos mendo për të tjerët. Unë s’i kam kërkujt borxh dhe askujt s’i kam kërkuar ndihmë, as lehtësi, as jam ankuar që mbeta e braktisur. Kur ata që të kanë në dorë, të varrosin për së gjalli 38 vjet me radhë pa të drejtë, është e kuptueshme se asnjeri nuk do të rrezikohet. Ju m’u ndodhët në një çast të rëndë. Ju faleminderit dhe për këtë dua që ajo që mund të shpëtojë të bjerë në duart tuaja.“ Kjo është lutja që Musine Kokalari i dërgon në një pusullë letërkëmbimi, për dorëshkrimet, “ato plaçkat“, të nipit Platon Salim Kokalari, më 3 maj 1983. Në gusht të po atij viti, Musineja vdiq në dhomën e saj të internimit, në Rrëshen. Dikushi, ai që e varrosi trupin e saj, një mirditor, banor i Rrëshenit, pas “aktit politik“ u dënua.

Ministër i Kulturës, Visar Zhiti

Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Visar Zhiti gjatë promovimit tha se ky album është dëshmi e masakrës në diktaturë që nënkupton një dhunë të përditshme atëherë por dhe qëndresën njerëzore, hapur dhe fshehtazi, fshehtas dhe me kryengritje, prania e të gjithëve ne këtu, një pjesë të dalë nga burgjet apo familjarë të atyre që nuk janë më, unë që po flas, të gjithë së bashku, jemi një mbërritje, një sfidë kolektive, një triumf mbi ferrin e së kaluarës, që meriton shkëputje totale, por kujtesë. Të kujtojmë tmerrin që të mos ketë tmerre.

“E shkuara nuk ndreqet dot, e tashmja po, në shërbim të së ardhmes. Së pari të mos ti lëmë vend mes nesh antinjeriut. Ne, personazhet e këtij albumi, bashkë me ata që nuk janë përfshirë dot në të, bashkëvuajtës të shumtë, i përkasin lirisë dhe demokracisë së këtij vendi, si pararojë e gjakosur, jemi themel i moralit dhe i qëndresës dhe pas kryengritjeve tona në burg, protestat e para të studentëve, revoltat qytetare morën nga dufi ynë, ne u bashkuam dhe, me t’u përmbysur diktatura komuniste, nisëm rrugën e demokracisë me ëndërr Evropën dhe Amerikën. Ne jemi me ata që janë me ne, për një Shqipëri evropiane, sa më larg fjalës uzurpuese dhe mashtruese “socializëm”, tha ndër të tjera Zhiti./shekulli
♛Melody♛
♛Melody♛

Shqipëria e vogël e 23 burgjeve dhe 48 kampeve të përqendrimit Coolte21

Shteti Shteti : Shqipëria e vogël e 23 burgjeve dhe 48 kampeve të përqendrimit Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi