Pesë sporte plazhi për një fizik të mrekullueshëm
Faqja 1 e 1

12 Qershor 2013 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip
Vera është stina e diellit, e detit dhe e plazhit, e marrjes së rrezeve të diellit. Në plazh do të jemi të veshur vetëm me një kostum banje dhe të gjitha të mirat e të këqijat(apo defektet që mund të jenë të shumta) e trupit do të nxirren në pah. Kemi akoma edhe pak kohë që nëpërmjet dietës dhe ushtrimeve fizike të humbim ndonjë kile të tepërt. Por, çfarë duhet të bëjmë sapo të vendosim këmbët në rërë dhe të lahemi në det? Nëse duam të kemi një fizik të mrekullueshëm, përveçse të jemi të bukur dhe në formë, duhet të tregojmë edhe një nxirje sa më perfekte. Nuk mjafton të qëndrojmë në diell, duke na kujtuar gjithmonë të përdorim kremin solar për t’u mbrojtur nga rreziqet që na kanosen, por mund të kontribuojmë duke bërë sport nën diell. Në këtë mënyrë ne do të bashkojmë të gjitha benefitet që nga lëvizjet te bukuria estetike e deri te një nxirje harmonike. Por cilave sporte duhet t’u dedikohemi për të pasur këto rezultate? Ne do t’ju propozojmë pesë, të cilat sipas ekspertëve, janë më të mirët. Por kini gjithmonë parasysh rrezikun e të ndenjurit për një kohë të gjatë nën ekspozimin e rrezeve të diellit.
Noti
Ta bësh notin në det është krejtësisht një gjë tjetër, hapësira është më e shumtë dhe argëtimi bëhet më i madh. Është një disiplinë e plotë, e cila na lejon të trajtojmë të gjithë muskujt. Nëse praktikojmë notin bretkosë, do të përforcojmë shpatullat dhe kurrizin, ndërsa për të vënë në punë këmbët dhe krahët mund të veshim lopata noti. Ndërkaq, uji favorizon nxirjen, por edhe në det është mirë që të shmangni orët më të nxehta (nga ora 11 në orën 16), dielli është vërtet fatal në këtë orar. Le të përdorim atëherë të gjitha mënyrat për t’u mbrojtur dhe mbi të gjitha të pimë shumë ujë.
Volejboll plazhi
Volejboll në plazh, atje mund të luhet njëri kundër tjetrit, dy kundër dyve ose edhe katër kundra katërve. Të gjithë muskujt stimulohen, me rezultatin e të pasurit të një trupi definitivisht më tonik, më të fortë. Lëvizjet e mëdha lejojnë që nxirja të bëhet e njëtrajtshme, por në këtë rrethanë loja bën që të harrosh kohën që kalon. Kështu që përpara se të shkojmë në plazh është e rëndësishme që me vete të marrim një kapele dhe të lyhemi në të gjithë trupin me krem solar me mbrojtje të mesme ose të lartë.
Sërf
Një tabelë sërfi dhe o burra lart mbi valë, duke kërkuar që të qëndrojmë sa më shumë të mundemi në këmbë! Një sport, pothuajse si ai në Oqeanin Paqësor, që konsiston në trajtimin e barkut, krahëve, mollaqeve, kofshëve dhe pulpave të këmbëve. Për të pasur rezultate të mira, ideja është të dalësh në det të paktën tre ose katër herë në javë. Por mbi ujë, çështja e mbrojtjes ndryshon. Mbi valë, dielli nuk reflektohet njëlloj si në rërë (10% e rrezeve UV). Për këtë është e nevojshme të gjendet mbrojtja e duhur, edhe pse djegia duke bërë sërf është më pak e rrezikshme. Ideja është për një krem që reziston në ujë.
Speedminton, lloj tenisi
Në Itali, por edhe në vendin tonë nuk është shumë i njohur si sport. Flasim për një lloj tenisi që luhet me dy raketa me rrjeta mjaftueshëm të ngushta dhe një top pak më të rëndë për të luftuar erën. Me këtë lloj sporti stërviten këmbët, shpatullat, krahët dhe barku. Ai bën që të argëtohesh shumë dhe të humbësh kalori në një kohë shumë të shkurtër. Edhe në këtë rast është e nevojshme një mbrojtje e të gjithë trupit, përfshirë edhe fytyrën. Duke qenë se trupi është gjatë gjithë kohës në lëvizje, ashtu siç e thamë më lart, nxirja bëhet e njëtrajtshme më homogjene.
Stand-up paddale, lloj sërfi
Ky është një lloj sporti i ngjashëm me sërfin. Praktikohet me një tabelë mbi të cilën qëndrohet në ekuilibër në këmbë ose në gjunjë, duke përdorur me dorë një vozitës, apo një lopatë për të lëvizur mbi ujë, duke marrë drejtimin e dëshiruar. Edhe në këtë rast lëvizjet u interesojnë të gjithë muskujve të trupit, sidomos krahëve, barkut dhe kofshëve. Ndërkohë, ekspertët sigurojnë se ky lloj sporti shkon mirë edhe si kardio-palestër. Bën që të humbasësh shumë kalori, rreth 1000 në një orë, nëse praktikohet vazhdimisht dhe në mënyrë korrekte. Por kujdes nga rrezet infra të kuqe, të cilat përbëjnë 50% të spektrit diellor: ata janë të rrezikshme për ADN-në dhe për lëkurën. Këshilla është ajo që duhet përdorur një krem solar të posaçëm që lufton me të vërtetë këto rreze.
Autor Gazeta Shqip te 12 Qershor 2013.
Noti, volejbolli, tenisi, sërfi dhe llojet e tij janë sporte të cilat duhet të praktikohen sa më shumë gjatë periudhës së plazhit për të pasur një fizik të mrekullueshëm të kombinuar me një nxirje perfekte. Ja këshillat tona…

Similar topics
» Konfrontim fizik mes ish-deputetëve të PD-së
» Dieta dhe sporte sipas shenjave zodiakale
» “Kam Pesë Vjet Pa Ngrënë”
» Pesë stuhi që ndryshuan historinë
» Pese rregullat e SMS-ve ne nje marredhenie te re dashurie

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi