Konfrontim fizik mes ish-deputetëve të PD-së
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Konfrontim fizik mes ish-deputetëve të PD-së
Preç Zogaj dhe Mark Marku, dy ish-deputetë të Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, kanë nisur të debatojnë ashpër.
Marku ka këmbëngulur se humbja e PD-se erdhi prej faktit se kjo parti u shkëput nga përfaqësimi i shtresës së djathtë, kryesisht ish-të persekutuarve, të përndjekurve, nacionalistëve, etj. Marku pretendoi se duke synuar të tërheqë elektorat gri ose të majtë, PD humbi lidhjen me bazën e saj të djathtë dhe përfundoi në disfatën e rëndë të 23 qershorit.
Nga ana tjetër, Zogaj deklaroi se disfata e PD-së erdhi për shkak të fenomenit të blerjes së votave kryesisht nga LSI dhe kandidatët e saj. Në këtë moment, të dy shkëmbyen fillimisht replika të forta, të cilat më pas kaluan në fyerje personale.
Marku tha se “ty Preç të kanë përzënë nga PD… librat e t’u janë të turpshëm, sidomos libri ‘Nga Hiri’… se ti Preç shkuan libra sipas interesit të momentit dhe se librat e t’u kundërshtojnë njëri-tjetrin”. Marku e akuzoi madje Zogajn për flirtime majtas e djathtas, si “njeri pa bosht” dhe i lidhur me “segmentet kriminale të ish-sigurimit të shtetit”.
Në këtë pikë replikat dolën nga kontrolli. Zogaj iu përgjigj Markut duke e akuzuar si “një njeri mosmirënjohës” që e “katapultuan në PD dhe për inate personale i është sulur PD-së dhe Berishës…”
Në pamundësi për të shuar debatin e ashpër që kaloi në fyerje personale, moderatori Zheji kërkoi futjen e reklamave. Për të qetësuar gjakrat, ai doli nga studio së bashku me Zogajn dhe shkoi në zyrën e vet. Pak çaste më vonë në zyrën e Zhejit u pa të futej dhe Marku. Por brenda pak sekondash, të dy ish-deputetët e djathtë u panë të zihen fizikisht duke rrëmbyer dy karrige me të cilat sulmuan njëri-tjetrin.
Gazeta “Dita”, raporton se, detajet e këtij konfikti janë konfirmuar nga burim i stafit të emisionit “360 gradë” që kanë qenë prezent. Pamjet e përplasjes fizike janë filmuar edhe nga kamerat e brendshme të mjediseve të News 24.
Burimi, tha se sapo të dy rivalet kane dalë në korridorin e godinës së News 24 ka ndërhyrë stafi i këtij televizioni që ka shmangur konfliktin e mëtejshëm. Preçi u largua në shenjë demonstrative nga emisioni, ndërsa Marku vazhdoi deri në fund të tij.
Kur emisioni rinisi, moderatori Zheji u mundua ta fshihte konfliktin duke deklaruar se “Zogaj u largua për shkak të një emergjence, pasi i duhej të shkruante një shkrim në një të përditshme dhe se nuk i mjaftonte më koha”.
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi