AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pesë stuhi që ndryshuan historinë

Shko poshtë

Pesë stuhi që ndryshuan historinë Empty Pesë stuhi që ndryshuan historinë

Mesazh nga ♛Melody♛ Sun Nov 03, 2013 1:31 am


Këto ditë Europa Veriore po përballet me një stuhi të fuqishme dhe të pazakontë. Dëmet janë të kufizuara këtë herë, por në të shkuarën ka pasur stuhi që me të vërtetë kanë ndryshuar rrjedhën e historisë, duke shkatërruar ushtri të tmerrshme

Moti
Pesë stuhi që ndryshuan historinë Stihite-historike-4-150x150
Pesë stuhi që ndryshuan historinë Stihite-historike-3-150x150
Pesë stuhi që ndryshuan historinë Stihite-historike-2-150x150
Pesë stuhi që ndryshuan historinë Stihite-historike-1-150x150

Në historinë e njerëzimit janë shënuar pesë raste kur moti i keq dhe i papritur ka qenë një faktor vendimtar në rrjedhën e ngjarjeve të mëdha, duke i dhënë drejtim tjetër përplasjeve të mëdha.
1. Në vitin 480 para Krishtit, perandori i perandorisë së frikshme Perse Kserksi, udhëhoqi një forcë masive të kombinuar tokësore dhe detare për të pushtuar disa qytet-shtete të vogla greke. Më shumë se një e treta e flotës së tij u përplas në brigjet shkëmbore të Greqisë lindore nga një stuhi e pazakontë vere. Flota e dobësuar nga stuhia u mposht më pas nga grekët në një nga betejat më të rëndësishme detare të historisë, Salamis. Demokracia u ruajt në Greqi dhe ky vend filloi pas kësaj epokën e vet të artë, e cila vijon të ndikojë botën sot me disa shpikje të pazëvendësueshme njerëzore si demokracia
2. Perandoria Mongole ka qenë perandoria me shtrirjen më të madhe territoriale që ka parë ndonjëherë historia. Ajo fillonte në Oqeanin Paqësor dhe vijonte deri te Deti i Zi.
Më 1274 dhe 1281, sundimtari i saj, Kublai Khan, filloi punën për pushtimin e Japonisë, me një numër të pafund anijesh që do të transportonin ushtrinë e tij të pajisur me armë me barut, më të zhvilluarat e kohës së vet. Dy herë ai u përpoq të zbarkonte dhe dy herë tajfunet u përplasën në momentin kritik duke mbytur flotat mongole. Priftërinjtë i quajtën tajfunet kamikaze, që do të thotë “erërat hyjnore”. Pavarësia e Japonisë u shpëtua bashkë me ndjenjën e fuqishme të pamposhtmërisë që vendi vijon ta ketë.
3. Në korrik 1788 të vjelat e Francës u asgjësuan nga tri ditë stuhi breshëri. Kokrrat e breshrit thuhet se qenë aq të mëdha sa fundet e shisheve dhe kërkuan shumë ditë që të shkriheshin. Kjo solli korrje shumë të dobëta, ndërsa çmimet sakaq të larta të bukës fluturuan edhe më tej. Zemërimi i popullit u zbraz mbi Mbretin Luigji i Gjashtëmbëdhjetë dhe qeverinë e tij dhe një vit më vonë, filloi revolucioni. Regjimi u shpartallua nga forcat revolucionare që vijojnë t’i japin formë botës ku ne jetojmë.
4. Britania u shpëtua nga pushtimi, nga moti kaq shpejt sa njerëzit filluan të këmbëngulin se “Zoti është anglez”. Më 1744 gjenerali i shkëlqyer francez de Sakse (de Saxe), pati vendosur të kapërcejë kanalin, një princ francez pritej të merrte fronin si një mbret kukull, por në shkurt, flota e tij e transportit detar u mbyt dhe u shpërnda nga stuhia. Franca e braktisi planin dhe Britania vijoi ngjitjen për t’u bërë fuqia dominuese botërore.
5. Në tetor 1941 Hitleri nisi një sulm të stërmadh mbi Moskë. Kapja e kryeqytetit të Stalinit mund t’i kishte dhënë fitoren e luftës Gjermanisë. Moti i keq pengoi gjermanët fillimisht si pasojë e baltës së thellë që bllokoi lëvizjen e makinave ndërsa më pas pati temperatura të tmerrshme rekord dhe stuhi dëbore. Miliona u vranë dhe u plagosën, gjermanët u bllokuan në luftë llogoresh ndërsa arrinin të shihnin edhe Kremlinin. Ajo që pasoi qe katastrofë ushtarake për Gjermaninë që u mbyll me kapitullimin e plotë katër vjet më vonë.
Moti ka shkaktuar në shumë raste ndryshime të konsiderueshme në planet ushtarake, veçanërisht kur stuhitë kanë qenë të papritura, duke i kapur ushtritë të papërgatitura. Por në disa raste, moti i keq ka qenë kaq vendimtar, sa është konsideruar si një ndërhyrje nga qielli.
Napoleon Bonaparti dështoi në fushatën e tij të madhe në Rusi për shkak të dimrit rus, njësoj si Hitleri dhe historianët thonë se mbrojtja më e mirë që gëzon ky vend është “Gjenerali Dimër”.
♛Melody♛
♛Melody♛

Pesë stuhi që ndryshuan historinë Coolte21

Shteti Shteti : Pesë stuhi që ndryshuan historinë Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi