AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NASA paralajmëron stuhi diellore, Toka në errësirë për 2 vite

Shko poshtë

NASA paralajmëron stuhi diellore, Toka në errësirë për 2 vite Empty NASA paralajmëron stuhi diellore, Toka në errësirë për 2 vite

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue Jun 11, 2013 8:21 pm



"Një stuhi diellore rrezikon ta lërë Tokën në terr për 2 vjet, jo vetëm Shtetet e Bashkuara, por edhe të gjithë pjesën tjetër të vendeve evropiane dhe vendeve aziatike".

Alarmi vjen nga Administratori i Përgjithshëm i NASA-s, Charles Bolden, bëjnë të ditur mediat amerikane.

Ai thotë se “një stuhi e tillë e fuqishme diellore mund të jetë shkatërruese në Tokë, ashtu si dhe intensifikimi i fenomeneve atmosferike të tilla si tornadot dhe katastrofat natyrore në përgjithësi.

“Në këtë pikë, - vijon z.Bolden, - unë mendoj se ka ardhur koha që të marrim masa të forta parandaluese për t'u marrë me këtë lloj fenomeni”.

Kjo deklaratë është bërë publikisht nga administratori i NASA-s Charles Bolden gjatë një forumi diskutimi mbi ngjarjet ekstreme që shkaktohen nga hapësira.

“Një stuhi e fuqishme diellore në fakt, do të jetë në gjendje të lërë në errësirë gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një ose dy vjet në errësirë, duke shkaktuar dëme të mëdha për popullsinë. Impiantet e trajtimit të ujërave të zeza, centralet bërthamore, satelitët dhe strukturat e tjera duhet të jenë të mbrojtura absolutisht nga ky lloj fenomeni”, - ka thënë Bolden.

Tani, një tjetër mesazh shumë i rëndësishëm është drejtuar për të gjithë dhe jo vetëm për Shtetet e Bashkuara, por edhe për vendet europiane ku ndodhen infrastruktura më të rrezikuara në këtë drejtim.

Nga ana tjetër, pritet të ngrihet një komision i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për rrezikun dhe kontrollin e fenomeneve të hapësirës.

"Duke punuar së bashku, mund të shpëtojmë jetën e shumë njerëzve”, - ka deklaruar dr. Bolden.

/Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/
♛Melody♛
♛Melody♛

NASA paralajmëron stuhi diellore, Toka në errësirë për 2 vite Coolte21

Shteti Shteti : NASA paralajmëron stuhi diellore, Toka në errësirë për 2 vite Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi