AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fushatë sensibilizuese kundër vetëvrasjes

Shko poshtë

Fushatë sensibilizuese kundër vetëvrasjes Empty Fushatë sensibilizuese kundër vetëvrasjes

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Jun 10, 2013 8:37 pm

Fushatë sensibilizuese kundër vetëvrasjes Vetevrasja-australi-320x180Australi

Një fushatë sensibilizuese ka filluar në Australi për të ulur ritmet e vetëvrasjes. Reklamat kanë në qendër personazhe të luajtura nga burra me tipare të forta mashkullore që u bëjnë thirrje australianëve, në veçanti burrave, të kërkojnë ndihmë nëse vuajnë nga depresioni apo ankthi. Vetëvrasja është shkaku kryesor i vdekjeve për meshkujt australianë nën moshën 45-vjeçare.

Fushata “Terapi për meshkujt” përpiqet që përmes humorit të nxisë meshkujt australianë të tregohen më të vëmendshëm ndaj shëndetit psikik dhe të dallojnë shenjat e ankthit dhe depresionit.

Mesatarisht, çdo pesë orë një burrë australian nën 45 vjeç vret veten. Sipas përllogaritjeve të ekspertëve, për çdo vetëvrasje ka rreth 30 vetë që tentojnë vetëvrasjen, por pa e arritur atë. Probabiliteti për vetëvrasje është katër herë më i lartë për burrat se për gratë në Australi. Ndërkaq, vetëvrasja është shumë më e përhapur mes popullatës indigjene në Australi sesa mes popullatës së racave të tjera.

Fushata e re sensibilizuese u organizua nga shoqata bamirëse “Beyond Blue”. Shefi i saj, Jeff Kennett, thotë se vetëvrasjet ndër meshkujt janë shndërruar në një gjendje emergjente për vendin:

“Çdo javë, 33 burra vrasin veten. Ata i përkasin grupmoshës nga 14 deri në 44 vjeç. Vetëvrasja është vrasësi më i madh i burrave”.

Tradita mashkullore në shoqërinë australiane shihet shpesh si shkaktare, sepse nuk i lejon personat e prekur nga depresioni të kërkojnë ndihmë.

Si shumë policë në vende të tjera të botës, Allan Sparks ka parë skena tronditëse gjatë karrierës policore 20-vjeçare. Ai nuk u kushtoi rëndësi shenjave të traumës psikologjike deri kur pësoi krizë nervore:

“Stresi posttraumatik ishte si një video e pandërprerë që luhej pa pushim në mendjen time. Ngjarjet traumatike që kisha parë, ato që kisha përjetuar më dilnin vazhdimisht para syve deri sa nuk arrija të flija, pasi nuk më zinte gjumi”.

Krijuesit e fushatës së re sensibilizuese thonë se po shfrytëzojnë traditën e bukur australiane për të përdorur humorin kur ballafaqohesh me probleme të vështira. Ata shpresojnë se fushata do të nxisë australianët të kërkojnë ndihmë nga persona të specializuar kur të preken nga depresioni.

Me gjithë përmasat shqetësuese të problemit, shifrat e fundit tregojnë se ritmet e vetëvrasjes në Australi janë shumë më të ulëta se ato të regjistruara në Zelandën e Re, Britani dhe Shtetet e Bashkuara.


Autor Gazeta Shqip te 10 Qershor 2013.
♛Melody♛
♛Melody♛

Fushatë sensibilizuese kundër vetëvrasjes Coolte21

Shteti Shteti : Fushatë sensibilizuese kundër vetëvrasjes Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi