Dështojnë përpjekjet për ligj kundër racizmit
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Lajme Nga Bota
Faqja 1 e 1

Greqi
Bisedimet mes partive në pushtet në Greqi për të marrë masa shtesë kundër racizmit dhe dhunës ndaj emigrantëve dështuan dje. E majta e udhëhequr nga Pasok kërkoi që të miratohen ligje shtesë për të ndaluar aktivitetet e partisë ekstremiste “Agimi i Artë”, por partia më e madhe, “Nea Demokratia”, deklaroi se mendonte se nuk ka nevojë për ligje ekstra dhe se kuadri aktual është i mjaftueshëm.
Grupimet e të drejtave të njeriut kanë raportuar rritjen alarmante të sulmeve me motive raciste kundër minoriteteve në Greqi. Evangelos Venizelos, udhëheqësi i Pasok, dukej se iu referua “Agimit të Artë” kur tha: “Ne kemi një detyrim ndërkombëtar… për të pasur legjislacion të mjaftueshëm kundër neonazizmit dhe dhunës apo sjelljes raciste. Për shkak se Greqia ka grupime politike që janë hapur naziste dhe që organizon akte që në thelb shkelin sundimin e ligjit”, ne duhet të veprojmë.
“Agimi i Artë” ka rritur ndjeshëm mbështetjen gjatë krizës ekonomike të Greqisë duke fituar 18 vende në Parlament në zgjedhjet e fundit. Ajo përdor gjuhë të ashpër antimigratore dhe simboli i saj është i ngjashëm me svastikën, por ajo vetë mohon të jetë një parti neonaziste apo që të jetë përfshirë në dhunë.
Venizelos tha se dëshironte që ligji të miratohej me mbështetjen e dy partive kryesore qeverisëse dhe partisë së tretë, “E Majta Demokratike”. Por pas bisedimeve, nuk pati marrëveshje./gazeta-shqip

Similar topics
» Një martesë kundër vdekjes
» Fushatë sensibilizuese kundër vetëvrasjes
» PROJEKTI EUROPA: TEUTONËT KUNDËR LATINËVE
» Program Kompjuterik Kundër Autizmit
» Karikatura kundër copëtimit të Shqipërisë në 1913
» Fushatë sensibilizuese kundër vetëvrasjes
» PROJEKTI EUROPA: TEUTONËT KUNDËR LATINËVE
» Program Kompjuterik Kundër Autizmit
» Karikatura kundër copëtimit të Shqipërisë në 1913
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Lajme Nga Bota
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi