Emigracioni shqiptar dhe integrimi social
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Tema Shoqerore :: Emigracioni
Faqja 1 e 1
Emigracioni shqiptar dhe integrimi social
Dott. Alban Daci
Emigracioni Shqiperia ka pasur nje fenomen masiv emigrimi nga fillimi i viteve 90. Ky aspekt i rendesishem i regjimit demografik ishte pothuajse i pa njohur para viteve 90, kur shoqeria shqiptare ishte nje shoqeri e mbyllur. Pas viteve 90 perberesi kryesor qe percakton regjimin demografike behet emigrimi, ku 15% e popullsise ka emigruar ne vitet e fundit. Italia dhe Greqia mbeten vendet kryesore te emigrimit te shqiptareve. Ky fakt ka ndodhur si nga afersia gjeografike dhe kulturale,si nga veshtiresia per te bere zgjedhje te emigrimit,ne menyre te rregullt dhe legale. Gjate 1997 Shqiperia paraqet indikatoret normal te rraportit te emigrimit legal/klandestin.Ne fillim te viteve 1997 ne Itali rezultonin te legalizuar 62.000 emigrant shqiptar,kurse numri total i emigranteve shqiptare ne kete vend ishte rreth 100 000. Raporti mes emigranteve legal dhe jo legal ishte me i larte ne Greci.Rreth 350 000 emigrante rreth te cileve jo me shume se 100 000 ishin te legalizuar.Ne emigracionin shqiptar dominojne me shume meshkujt se sa femrat.Ne Itali meshkujt perbejne 70.9 % te emigranteve. Nga vitet 90 emigracioni eshte konsideruar nje nder elementet kryesore per te perballuar jeten dhe siguruar te ardhmen,vecanerisht ekonomike,te individit,te familjes dhe te shoqerise shqiptare.Rritja e faktoreve qe shtyjne njerezit te lene vendin e tyre drejt nje vendi tjeter, nuk kane qene vetem paqartesite qe kane sjelle kriza ,por edhe dobesimi i faktoreve terheqes,qe rrjedhin nga kontraditat e shumfishta,eksperiencat individuale dhe nga rritja e madhe e pengesave drejt emigrimit dhe integrimit te emigranteve. Ne cdo rast motivet kryesore te emigracionit mbeten ato ekonomike,situata ekonomike e vendit dhe nevoja e rritjes ,ndersa risorset e brendeshme per momentin jo te perdorura si duhen, do te ndikojne tek emigracioni per vitet pasuese. Integrimi social Niveli i integrimit te emigranteve shqiptare ne Itali dhe Greqi dhe problematika e mardhenieve me popullsine e ketyre dy vendeve jane te ngjashme.Mardheniet me istituzionet,sherbimin social ne keto vende kane pak a shume te njejten tipologji. Jane duke bere perpjekte per te permisuar rraportin mes numrit te emigranteve klandestin dhe atyre te legalizuar.Pjesa me e madhe e emigranteve shqiptare ne Itali dhe Greqi punojne ne sektorin e ndertimit dhe ne ate te agrikultures (meshkujt) dhe ne sherbimet shtepiake (femrat). Punesimi ne kete sektor reagon me shume si nje faktor mbijetese,se si nje faktor integrimi,civilizimi dhe emancipimi. Imaxhi i emigranteve shqiptare me shume eshte i ndertuar nga shtypi dhe televizioni se sa ai qe rrjedh nga eksperinca e prezences dhe mardhenieve qe ata ndertojne me popullsine e vendeve ku kane emigruar. Studiuesit dhe ekspertet per emigracionin ne keta vende demostrojne qe opinioni negativ mbi shqiptaret rrjedh nga persona qe nuk kane pasur asnjeher konktakte direkte me shqiptaret. Fakti qe shqiptaret punojne kryesisht ne keto sektor ,ne pune te zeze, ne aktivitet jo legale,mungesa e vemendjes se autoriteve te disa organeve shqiptare drejt integrimit te tyre,kthen jeten sociale te bashkesise se emigranteve shqiptare shume te mekur dhe pa peshe. Potenciali emigrues i shqiptareve nuk ka rene,sidomos gjate vieteve 1997. Kjo situate ka ndodhur nga mos perdorimi racional i te ardhurave qe rrjedhin nga emigrimi,nga situatat e komplikuara ne Shqiperi dhe nga mungesa per nje periudhe te gjate kohe,te nje strategjie kombetare per emigracionin dhe ne vecanti per emigrantet qe kthehen ne Atdhe. Gjermania ka filluar disa projekte te bazuar ne dhenien e kredive bankare per emigrantet qe kthehen ne Shqiperi per te pasur mundesi te nisin aktivitet ekonomike. Shtytja kryesore qe i ben emigrantet te kthehen eshte falementimi i iniciativave te tyre. Pjesa me e madhee atyre qe kthehen i perkasin kategorise qe nuk kane mundur te integrohen me sukses ne shoqerite e vendeve pritese,ose te detyruar nga fshesat e policise. Fenomeni i jo suksesit eshte i shpjegueshem duke marre ne konsiderate kushtet e emigrimit klandestin. Marrveshjet e bera kohet e fundit me vendet fqinje ne fushen e emigracionit,duke perdorur mekanizma te rinj,duke ulur rraportin mes emigranteve klandestin dhe atyre legal,mund te sjelle ndryshime pozitive duke krijuar perspektiva te mira te perfitimeve,keshtu per te motivuar kthimin ne Atdhe per te investuar.
Similar topics
» Shqiptari bën bujë me shpikjen e një rrjeti social (FOTO)
» Integrimi Në BE, Obama Letër Berishës: Opozita Të Jetë Aktive Në Parlament
» O SA VSHTIR ME KEN SHQIPTAR!
» Sulltanat Osman apo Shqiptar
» Disa fakte qe te vertetojne se je shqiptar...
» Integrimi Në BE, Obama Letër Berishës: Opozita Të Jetë Aktive Në Parlament
» O SA VSHTIR ME KEN SHQIPTAR!
» Sulltanat Osman apo Shqiptar
» Disa fakte qe te vertetojne se je shqiptar...
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Tema Shoqerore :: Emigracioni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi