AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia e dashurisë mes DJ shqiptar dhe 13-vjeçares greke

2 posters

Shko poshtë

Historia e dashurisë mes DJ shqiptar dhe 13-vjeçares greke Empty Historia e dashurisë mes DJ shqiptar dhe 13-vjeçares greke

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Jun 07, 2013 12:32 am

Atë e njohin të gjithë, në qytetin ku jeton. Është i fiksuar pas muzikës, sidomos asaj hip-hop, orët e natës i kalon nëpër pub-e dhe diskoteka, vera është edhe më e gjatë për të, pasi Kavala në Greqi ku gjendet, është zonë e njohur turistike.

Është vetëm 23 vjeç, por pasionet i ka të mëdha ashtu si edhe fantazitë. Faqen e tij në Facebook, e kishte mbushur plot me foto provokuese për femrat, ku lundron në para.

Foto, që ndoshta kanë nxitur fantazinë e të miturës që u dashurua marrëzisht pas tij.

Kjo është historia e 23 vjeçarit shqiptar Mario Ajazi dhe vajzës 13 vjeçare nga Spata e Greqisë, Në fotot ju shikoni 23 vjeçarin shqiptar Mario Ajazi dhe 13 vjeçaren greke, Kristina Krassa.

Ajazi u zbulua në një pyll ku qëndronte i fshehur deri pesë ditë më parë, në Lutra Elefteron të rajonit Kavala.

Hetimi nxori se vajza 13 vjeçare nga qyteti Spata, kishte udhëtuar javën e kaluar e vetme, nga Athina për në Kavala, për të takuar djalin shqiptar, Marion i cili jeton dhe punon si DJ në zonën e Kavalës.

Mario ka treguar se ai nuk e kishte rrëmbyer dhe as mbajtur peng Kristinën. Përkundrazi, e kishte mirëpritur kur ajo erdhi ta takonte dhe të çmallej me të. Për më tepër, ishte përpjekur ta mbante mirë. I kishte kërkuar pronarit të tij, ushqim të ngrohtë që të hante vajza.

Mbrëmjen e së premtes, një numër forcash policore kanë pushtuar pyllin Lutra në Kavala, aty ku edhe gjendeshin djali dhe vajza.

Duke parë një situatë të tillë, Mario ka vendosur të vraponte për të mos rënë në prangat e policisë, pasi dy vjet më parë kishte marrë një kufizim qëndrimi në Greqi për disa vite për kundravajtje penale pasi ishte dyshuar për posedim sasie të vogël lënde narkotike. Duke pasur frikë se mund ta ndëshkonin se ishte rifutur në Greqi, djaloshi ka rendur në drejtim të paditur.

Policia e ka shoqëruar Kristinën në spital ku mjekët thanë se gjendja e saj fizike ishte mëse e mirë. Policia ka vazhduar kërkimet dhe ka kapur edhe djalin të cilin e arrestuan. Sikundër shikoni në foto, i mbuluar me rroba, Mario është dërguar në gjykatë për vlerësim mase sigurie.

Kristina nuk e kishte për herë të parë

Kristina, prej vitesh jeton tek gjyshja e saj në Spata. Ajo është rritur pa baba dhe nëna është një narkomane.

Flirti mes Kristinës dhe Marios kishte nisur prej dy vjetësh përmes rrjetit social Facebook. Dashuria mes tyre ishte ndezur shumë dhe po aq shumë edhe dëshira për t’u takuar dhe qëndruar në krahët e njëri-tjetrit.

Pak muaj më parë, Kristina kishte arritur të bindte gjyshen se do të flinte për fundjavë tek një shoqe e saj dhe ishte hedhur në krahët e Marios duke udhëtuar disa orë nga Athina në Kavala.

Kur ishte kthyer në shtëpi, gjyshja kishte arritur t’ia nxirrte si me grep të vërtetën, por Kristina i kishte premtuar se nuk do ta gënjente më.

Policia, Mario dhe Kristina

Edhe pse nuk kemi të bëjmë aspak me një rrëmbim, policia e arrestoi Marion me akuzën e rrëmbimit të personit dhe heqje të paligjshme të lirisë, duke e dërguar në paraburgim. Me të njëjtat akuza, prokuroria e Kavalës e dërgoi çështjen e Marios në gjykatë dhe kjo e fundit sot, ka vendosur ta mbajë në izolim deri në përfundim të procesit gjyqësor.

Nga ana e tij, Mario ka folur për organet hetimore, duke këmbëngulur se rrëmbimi nuk ekziston. Ai ka përmendur faktin se Kristina nuk e akuzon për një krim të tillë dhe ka theksuar se bëhet fjalë për një lidhje dashurie mes tyre. Mario ka pohuar se ashtu Kristina me të, edhe ai është i dashuruar marrëzisht pas saj. Kurse Kristina ka bërë thirrje që djali të lirohet, duke thënë se gjithçka e ka bërë me dëshirën e saj dhe prej tij ka marrë vetëm dashuri dhe aspak lëndime.

/Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/
Historia e dashurisë mes DJ shqiptar dhe 13-vjeçares greke Krassa_442x603-thumb-medium.jpg1Historia e dashurisë mes DJ shqiptar dhe 13-vjeçares greke Krassa_442x603-thumb-medium
♛Melody♛
♛Melody♛

Historia e dashurisë mes DJ shqiptar dhe 13-vjeçares greke Coolte21

Shteti Shteti : Historia e dashurisë mes DJ shqiptar dhe 13-vjeçares greke Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e dashurisë mes DJ shqiptar dhe 13-vjeçares greke Empty Re: Historia e dashurisë mes DJ shqiptar dhe 13-vjeçares greke

Mesazh nga Katilja Tue Jul 16, 2013 11:36 pm

10 vite sjan e aq shum po qyqa sa kan ndryshu kohet qe 13 vjec fillojn dashurit kta
Katilja
Katilja

Historia e dashurisë mes DJ shqiptar dhe 13-vjeçares greke Coolte21

Shteti Shteti : Historia e dashurisë mes DJ shqiptar dhe 13-vjeçares greke Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Mosha Mosha : 29
Numri i postimeve Numri i postimeve : 261
Faleminderit Faleminderit : 41
Antaresimi Antaresimi : 13/07/2013

http://antonela.haxhiu@yahoo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi