Berisha: 10 Për Qind E Popullatës Greke Janë Shqiptarë
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Berisha: 10 Për Qind E Popullatës Greke Janë Shqiptarë
Komentet e Kryeministrit Sali Berisha gjatë diskutimit për projektligjin e dhënies së shtetësisë shqiptare kanë ngjallur reagim në mediet e vendeve të rajonit.
Berisha gjatë fjalës së mbajtur në Këshillin e Ministrave, u shpreh se, “sot në Greqi, pothuaj 10 për qind e popullatës janë shqiptarë dhe në mediet greke nuk ka as edhe një emision të vetëm në shqip.”
Ky koment ka bërë që mediet greke ta cilësojnë Kryeministri Berisha si “delirant” dhe përpjekje për të tërhequr vëmendja pas humbjes në zgjedhje.
“Me këtë vendim nuk i jepet ende përgjigje diasporave të hershme shqiptare, arvanitasit dhe arbëreshët. Por ky është një proces në vazhdim. Nuk mund t’u mohohet, por tani për tani vendimi parashikon këto. Diasporat, arvanitasit në Greqi dhe arbëreshët në Itali kanë shekuj që japin një kontribut të madh historik në këto vende mike, apo diaspora jonë në Turqi që është dy herë më e madhe se popullata shqiptare”, tha Berisha, transmeton shekulli.
Kreu i qeverisë nuk la pa përmendur edhe shqiptarët e Turqisë. “Gjatë periudhës sime në Këshillin e Europës u përpoqa shumë që në rezoluta të përfshiheshin emisione në radiot turke për shqiptarët, por kjo nuk ndodhi. Madje këtë vit, kur një futbollist ngriti zërin, pati një valë shumë të pandershme kundër tij, çka detyroi Kryeministrin Erdogan të qëndrojë në anën e këtij futbollisti”.
Similar topics
» “4 milionë grekë kanë origjinë të pastër shqiptare”
» Policia greke vret dy të arratisurit shqiptarë nga burgu i Trikallës
» Berisha: Zgjedhjet Janë Manipuluar. Hetimi, Vendimtar Për Stabilitetin E Vendit
» Arrestohet shqiptari që rrëmbeu 13-vjeçaren greke
» Ndodh tani, tërbohet Fevziu: “Ku janë demokratët?, dy ditë rresht janë zhdukur të gjithë, pranimi i humbjes është i barabartë me fitoren në demokraci”
» Policia greke vret dy të arratisurit shqiptarë nga burgu i Trikallës
» Berisha: Zgjedhjet Janë Manipuluar. Hetimi, Vendimtar Për Stabilitetin E Vendit
» Arrestohet shqiptari që rrëmbeu 13-vjeçaren greke
» Ndodh tani, tërbohet Fevziu: “Ku janë demokratët?, dy ditë rresht janë zhdukur të gjithë, pranimi i humbjes është i barabartë me fitoren në demokraci”
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi