AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrahja i shkakton fëmijëve sëmundje mendore

Shko poshtë

Rrahja i shkakton fëmijëve sëmundje mendore Empty Rrahja i shkakton fëmijëve sëmundje mendore

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu Jun 06, 2013 8:04 pm

Fëmijët që rrihen nga prindërit kanë më shumë mundësi që të preken nga sëmundjet mendore, përfshirë probleme me ankthin dhe lëvizje të shpeshta të humorit.

Gjithashtu këta fëmijë kanë më shumë mundësi që kur të rriten të abuzojnë me alkoolin dhe drogën. Në këto përfundime ka dalë një studim i bërë nga kërkuesit e Universitetit të Manitobës në Kanada.

Edhe studime të mëparshme kanë dalë në përfundim se fëmijët që kanë pësuar abuzime fizike kanë më shumë mundësi të kenë probleme mendore dhe të kenë një sjellje shumë më agresive se fëmijët e tjerë, por këto studime merrnin parasysh abuzime shumë të rënda.

Ndërsa studimi në fjalë ka vëzhguar 600 amerikanë të rritur të cilët janë goditur me shpullë apo i është tërhequr veshi kur kanë bërë gabime, por që nuk kanë pësuar asnjëherë dëmtime të rënda dhe abuzime seksuale.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjysma e popullsisë pranon se të paktën një herë në jetë është goditur nga prindi.
♛Melody♛
♛Melody♛

Rrahja i shkakton fëmijëve sëmundje mendore Coolte21

Shteti Shteti : Rrahja i shkakton fëmijëve sëmundje mendore Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi