AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çfarë dëmtimesh shkakton diabeti në sy?

Shko poshtë

Çfarë dëmtimesh shkakton diabeti në sy?  Empty Çfarë dëmtimesh shkakton diabeti në sy?

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Jun 14, 2013 12:17 am

Çfarë dëmtimesh shkakton diabeti në sy? 
Çfarë dëmtimesh shkakton diabeti në sy?  80940_1
Rubrika “Mjeku për ju” në emisionin e përditshëm “Rreze Dielli” ka sjellë edhe këtë herë këshilla dhe informacione mjaft të vlefshme sa i përket efekteve që shkakton diabeti në retinën e syrit. Për të folur mbi këtë sëmundje e cila në gjuhën shkencore njihet ne emrin “Retinopati diabetike”, ka qenë e ftuar  mjekja Stela Ceca.

Cilat janë dëmtimet që shkakton diabeti në sy?

Dëmtimet diabetike në sy karakterizohen nga disa ndryshime strukturore të enëve të vogla të gjakut që ushqejnë retinën dhe njihen me emrin Retinopati diabetike. Retinopatia diabetike manifestohet në dy forma më të mëdha, në formë joproliferative dhe proliferative të cilat kanë edhe nënklasifikime të tjera. Në stadin fillestar ndodh ulja e rezistencës së pareteve të kapilareve që çon në krijimin e mikroaneurizmave (zgjatje në formë qeskë të murit të kapilarëve), gjakderdhjet sipërfaqësore, dhe rritja e përshkueshmërisë së tyre me pasojë përhapjen e lëngjeve në retinë duke shkaktuar edemë (trashje e retinës) dhe eksudate. Në këtë fazë kemi të bëjmë me formën jo proliferale. Me avancimin e retinopatisë ndodh bllokimi gradual i kapilarëve dhe si pasojë iskemia e retinës. Në këtë fazë rritet prodhimi në retinë i disa faktorëve që çojnë në formimin e neovaskolarizimeve ( enë gjaku anormale me mure të holla që çahen shumë lehtë) që shkaktojnë hemorragji dhe proliferimë fibrovaskolare. Kjo quhet faza proliferale që nëse nuk parandalohet ose kurohet në kohë mund të çojë deri në verbim.

Sa përqind e pacientëve me diabet preken nga retinopatia diabetike?

35- 50 % e diabetikëve preket nga retinopatia diabetike në një formë apo në një tjetër.

A janë njësoj të rrezikuar si pacientët me diabet te tipi i po ashtu edhe ata me diabet të tipit II?

Diabeti i tipit 1 përbënë vetëm 10-15 % të diabetikëve, ndërkohë që 85 % janë me diabet të tipi 2, për këtë arsye pjesa më e madhe e pacientëve me retinopati diabetike i përket tipit të 2. Po, të dyja format e diabetit shoqërohen me retinopati diabetike me diferencën që në tipin 1, preket më tepër retina periferike dhe pacientët rrezikojnë më tepër humbjen e shikimit nga komplikimet e retinopatisë proliferative ndërsa në tipin 2 preket më shpesh makula që është pjesa qëndrore e retinës.

Çfarë dëmtimesh shkakton diabeti në sy?  80940

Cilët janë faktorët e rrezikut për shfaqjen e retinopatisë diabetike ?

Faktori kryesor është kohëzgjatja e diabetit; pacientët me diabet të diagnostikuar pas moshës 30 vjeç ne 50% të rasteve do shfaqin RD pas 10 vjetesh dhe pas 20 vitesh kjo prevalencë është 90%.
Faktor të tjerë që kontribuojnë në progresioni e RD janë kualiteti i kontrollit të glikemisë, të presionit arterioz, niveli i yndyrnave në gjak dhe nefropatia.

Cilat janë simptomat e retinopatisë diabetike?

Në të shumtën e rasteve retinopatia diabetike nuk shoqërohet me asnjë simptomë. Pacientët paraqiten tek okulisti atëhere kur është prekur makula, pjesa qendrore e retinës sepse shohin një njollë në qendër ose kur kanë pësuar komplikacionet e një formë të avancuar me gjakderdhje në trupin qejqor dhe si pasojë uljen e menjëhershme të shikimit në një pjesë apo në të gjithë fushën e shikimit..
Çfarë ekzaminimesh duhet të bëjnë këta pacient për të ditur nëse janë të prekur nga Retinopatia diabetike?
Të gjithë pacientët diabetik duhet ti nënshtrohen vizitës okulistike të plotë duke i kushtuar vëmendje më të veçantë ekzaminimit të fundit të syrit. Në rast se është e nevojshme është okulisti i këshillon pacientit ekzaminime më të detajuara që ndihmojnë për të kuptuar më mirë gravitetin e retinopatisë dhe në zgjedhjen e terapisë më të përshtatshme.

Sa herë në vit duhet të bëjnë vizitën tek okulisti këta pacient?

Në  rastin e diabetit të tipit 1 ekzaminimi i parë i fundusit duhet të bëhet brenda 3-5 vite nga diagnoza e diabetit ndërsa në rastin e pacientëve me diabet të tipit 2 ekzaminimi i parë duhet bërë që në momentin e parë të diagnostikimit. Kontrollet bëhen çdo vit nëse ekzaminimi i parë është negativ. Në rast se pacientit i diagnostikohet retinopatia diabetike atëherë në bazë të formës dhe gravitetit të saj vizitat e tjera që mund të jenë pas 3-6 ose 12 muajsh.

A mund të parandalohet retinopatia diabetike?

Rezultatet e studimeve të bëra dimostrojnë që mbajtja nën kontroll e glicemisë dhe e gjithë atyre faktorëve të rrezikshëm që përmendëm më lart kontribuojnë në parandalimin e retinopatisë diabetike dhe në përmirësimin ose stabilizimin e saj në rast se ajo është e pranishme. Prandaj është shumë i rëndësishme një bashkëpunim efikas midis okulistit dhe diabetologut edhe mjekut të familjes.

Çfarë dëmtimesh shkakton diabeti në sy?  80941

Si mund të trajtohet kjo sëmundje?

Trajtimet në dispozicion janë terapia me laser që në rastin e formës proliferative (fotokoagulimi panterinal) trajtohet retina periferike duke mbrojtur zonën qendrore (makula dhe nervi i syrit) dhe në rastin e edemës makulare trajtohet pjesa qendrore. Qëllimi është të ndalohet progresioni, të ruhet qartësia momentale e të parit dhe të parandalohen komplikimet më të vështira. Vitet e fundit është në dispozicion edhe trajtimi nëpërmjet iniektimit në sy (në trupin qelqor) të medikamenteve që pengojnë zhvillimin e neovazave dhe uljen e edemës dhe ndërhyrje kirurgjikale, vitrektomi në rastin e formave më të avancuara. Të gjitha këto trajtime nuk do të kenë efektin e dëshiruar nëse nuk mbajmë nën kontroll faktorët e rrezikut pasi ne kurojmë pasojat e diabetitit dhe të kontrollit jo të mirë të metabolizmit në sy.

Spitali Salus ku ju punoni ka nisur një fushatë për depistimin e retinopatisë diabetike. A mund të na thoni diçka më tepër rreth kësaj iniciative?

Në radhë të parë desha të falenderoja Prof. Dr. Isuf Kalo që më ka mbështetur në këtë iniciative, e cila ka si qëllim sensibilizimin e të gjithë pacienteve diabetike për pasojat e rënda të retinopatisë diabetike dhe edukimin e tyre për kontrolle të vazhdueshme.
  - See more at: http://www.shqiptarja.com/shendetesi/2712/cfare-demtimesh-shkakton-diabeti-ne-sy--161477.html#sthash.tkPqQ9un.dpuf
♛Melody♛
♛Melody♛

Çfarë dëmtimesh shkakton diabeti në sy?  Coolte21

Shteti Shteti : Çfarë dëmtimesh shkakton diabeti në sy?  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi