Malaj: Qeveritë e shokëve dhe të miqve janë të dështuara
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1

Reagimi ndaj marrëveshjes Rama-Ngjela për ministër. “Në vendet demokratike fitojnë kandidatët e pavarur, kryetarët e partive manekinë thellojnë krizat”.
Deputeti i pavarur në qarkun e Vlorës, Arben Malaj, del kundër marrëveshjes që Edi Rama ka bërë me aleatin e tij, Spartak Ngjela. Në një reagim të tij në adresën në Facebook, Malaj shprehet se në kohë krizash vendi nuk mund të drejtohet nga qeveri të shokëve dhe miqve, sepse ato janë të dështuara. “Vendi kërkon rotacion. Vendi po përballet me sfida të vështira ekonomike dhe politike. Vendit dhe Vlorës mund t’i shërbejnë ata që e duan dhe i përkushtohen, dhe jo ata që servilosen dhe rreshtohen në listat e kryetareve. Qeveritë e shokëve dhe të miqve janë qeveri të dështuara. Në çdo vend demokratik kandidojnë dhe fitojnë kandidatë të pavarur, pikërisht sepse kryetarët e partive dhe deputetët manekinë e dëmtojnë demokracinë dhe e thellojnë krizën e vendit të tyre”, shprehet Malaj në faqen e tij në Facebook.
ALEATËT
Kandidati i pavarur i qarkut të Vlorës ka vlerësuar aleatët e PS, pjesë e koalicionit të majtë, Milo, Gjinushi, Koçi etj., dhe e ka cilësuar gabim të rëndë mospërfshirjen e tyre në listën e kandidatëve të PS-së për deputetë. “Për mua, Skënder Gjinushi dhe Paskal Milo meritojnë të jenë në Parlamentin shqiptar si pjesë e historisë dhe suksesit të së majtës, disa herë më shumë se Koço K.”, është shprehur Malaj. Në qëndrimet e tij edhe në mbledhjet e Kryesisë socialiste apo të Asamblesë Kombëtare, Arben Malaj ka kërkuar një marrëdhënie të re me aleatët e PS, veçanërisht ata tradicionalë të majtë, duke i vlerësuar ata për rolin që ata kanë luajtur gjatë tetë viteve në opozitë, por edhe në drejtim të mospërsëritjes së gabimeve të bëra në zgjedhjet e 2009-s, kur në bllok ata hodhën akuza për tjetërsim të votës së tyre nga komisionerët e PS-së.
Ai ka kërkuar qartësimin e një strategjie të PS-së ndaj aleatëve të saj sa u takon detyrave që ata duhet të kenë kundrejt koalicionit, por dhe detyrimeve që PS duhet të ketë ndaj tyre edhe për shkak të Kodit të ri Zgjedhor të 2008-s, i cili i penalizon ata duke mos ia kthyer votat e tyre në nivel kombëtar në mandate deputetësh. Ndryshe nga Kryeministri Berisha i cili përfshiu në listat për deputetë të PD-së aleatët e tij kryesorë në këto zgjedhje, kryesocialisti Rama nuk zgjodhi këtë strategji, edhe pse në listën e PS përfshiu kandidatë të LSI-së si pjesë e një koalicioni parazgjedhor të firmosur në fillim të muajit prill. Pak ditë para shpalljes së listës përfundimtare të kandidatëve për deputetë, Partia Socialiste përmes sekretarëve të saj u kërkoi kryetarëve të partive aleate që, me qëllim sigurimin e një mandati deputeti, të shkrinin partinë e tyre dhe të bëheshin pjesë e listës së PS për deputet.
Kjo kërkesë për aleatët u pa si një humbje të identitetit të tyre partiak dhe politik, duke e refuzuar atë dhe duke kandiduar në krye të listës së partisë së tyre në qarkun e Tiranës. Por vetë aleatët e PS kanë nisur të organizohen duke menduar për një grupim të organizuar brenda koalicionit të majtë, i cili do të tërhiqte votën e të gjithë atyre që kanë mbetur të zhgënjyer nga marrëveshja e fundit elektorale PS-LSI, grupim për të cilin ende nuk ka deklarim zyrtar, edhe pse takimet për të nuk kanë munguar. Aristir Lumezi/Panorama

Similar topics
» 10 atentatet e dështuara që mund të ndryshonin historinë
» Ndodh tani, tërbohet Fevziu: “Ku janë demokratët?, dy ditë rresht janë zhdukur të gjithë, pranimi i humbjes është i barabartë me fitoren në demokraci”
» Dehte fëmijët e miqve të saj dhe më pas kryente marrëdhënie seksuale me ta!
» Një Paradë Mode Dhe 650 “Të Ftuar” Në Dasmën E Soni Malaj
» Biondinat Më Nuk Janë Ideale, Femra Ideale Janë…?
» Ndodh tani, tërbohet Fevziu: “Ku janë demokratët?, dy ditë rresht janë zhdukur të gjithë, pranimi i humbjes është i barabartë me fitoren në demokraci”
» Dehte fëmijët e miqve të saj dhe më pas kryente marrëdhënie seksuale me ta!
» Një Paradë Mode Dhe 650 “Të Ftuar” Në Dasmën E Soni Malaj
» Biondinat Më Nuk Janë Ideale, Femra Ideale Janë…?
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi