AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Douglas: Kanceri në fyt, jo nga duhani, por nga seksi oral

Shko poshtë

Douglas: Kanceri në fyt, jo nga duhani, por nga seksi oral Empty Douglas: Kanceri në fyt, jo nga duhani, por nga seksi oral

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue Jun 04, 2013 12:18 am

Douglas: Kanceri në fyt, jo nga duhani, por nga seksi oral Michael-douglas-the-rake-3Legjenda amerikane, Michael Douglas, është shprehur se nuk pendohet që ka pirë duhan dhe alkool për vite të tëra, pasi mendon se nuk janë ata shkaktarët e sëmundjes së tij, por seksi oral.

Ylli hollivudian i njohur për skenat e nxehta si në filmat “Fatal Attraction” dhe “Basic Instinct”, në vitin 2010 u diagnostikua me kancer në fyt, por pas mjekimit intensiv u shërua.

Në një intervistë për prestigjiozen “The Guardian” 68-vjeçari ka rrëfyer se shkaktari i kancerit në fyt është seksi oral. “Duke mos dashur të hyj shumë në detaje, ky kancer i veçantë vjen nga HPV (human papillomavirus), i cili vjen nga cunnilingus, seksi oral”, është shprehur Douglas.

Në vitin 1992, legjenda e ekranit Michael Douglas u shtrua edhe në një qendër rehabilitimi për shkak të problemeve me alkoolin, por në atë kohë u përfol se aktori vuante dhe nga mania seksuale.

/Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/
♛Melody♛
♛Melody♛

Douglas: Kanceri në fyt, jo nga duhani, por nga seksi oral Coolte21

Shteti Shteti : Douglas: Kanceri në fyt, jo nga duhani, por nga seksi oral Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi