AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Këshilla: Si të jeni më të lumtur

Shko poshtë

Këshilla: Si të jeni më të lumtur  Empty Këshilla: Si të jeni më të lumtur

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Jun 03, 2013 4:27 am


Ajo është ndjesia pas së cilës rendin të gjithë njerëzit, qëllimi primar, dëshira më e madhe, përmbushja e misionit të jetës. Ja cilët janë 11 hapat që duhet të hidhni për të arritur në shtëpinë imagjinare të lumturisë.

1. Jini optimistë. Kërkuesit studiuan mbi jetët e njerëzve që kishin fituar lotarinë dhe zbuluan se ata nuk ishin më të lumtur se njerëzit e tjerë para një viti. Kur këta njerëz u bënë fituesit e mëdhenj të lotarisë, jeta e tyre ndryshoi dhe ata vetë u bënë më optimistë në lidhje me të ardhmen, për këtë arsye ata ishin edhe më të lumtur.

2. Ndiqni instinktin. Nëse keni për të marrë një vendim të rëndësishëm, nga i cili varet jeta dhe lumturia juaj, ndiqni shprehjen e famshme: “bëni si të dini vetë”. Instinkti njerëzor priret gjithnjë nga lumturia dhe plotësimi egoist i dëshirave, në momentet e duhura ky instinkt mund të jetë shenja që ju po prisnit. Harrojini të tjerët, jeta është juaja, jetojeni siç dini vetë.

3. Punoni aq sa ju nevojitet. Shumë njerëz, të cilët ia kuptojnë të mirat monetare punës, tërhiqen prej tyre dhe bëhen skllevër të zyrës dhe mendimit se duhet të punojnë sa më shumë për të pasur para. Kjo rrugë nuk do t’ju çonte drejt lumturisë, përkundrazi, mënyra më e mirë për të qenë të lumtur, është të bëni aq para sa ju plotësojnë nevojat që keni. Kushtojuni kohë njerëzve tuaj të dashur dhe bëni veprimet që ju bëjnë më të lumtur.

4. Trajtojeni mirë trupin. Ne jetojmë brenda trupit tonë, ai është shtëpia jonë e përhershme, ndaj shpërblejeni atë me disa shërbime që e qetësojnë dhe kënaqin. Studiuesit thonë se ushtrimet trupore, dietat dhe gjumi i rregullt janë çelësi drejt lumturisë dhe ndjenjës së rehatisë. Njerëzit që ushtrohen kanë nivel më të lartë të entuziazmit dhe eksitimit. Edhe ushqimi i duhur është një rrugë e mirë drejt lumturisë. Mos harroni edhe masazhet trupore sa herë të keni mundësi.

5. Miqtë dhe familja. Nëse po kërkoni për diellin e lumturisë, që do t’ju dhurojë gjithçka dëshironi pa asnjë kusht dhe shumë dashuri, ai është familja dhe miqtë. Një studim tregon se njerëzit ndihen më të lumtur kur qëndrojnë pranë personave që janë financiarisht në të njëjtën gjendje me ta. Kështu që meqë supozohet se miqtë i keni zgjedhur njëlloj si vetja, e familja s’ju lë gjë mangët, ndihuni të qetë në gjirin e këtyre dy faktorëve kryesorë për të qenë të lumtur.

6. Jini të mëshirshëm. Dhembshuria ka të bëjë me ndjesinë e mbështetjes që i jepni dikujt në kushte më të këqija se ju. Duke u dhënë këtyre njerëzve mbështetjen dhe simpatinë tuaj, do ta kuptoni sesa të bekuar jeni në vetvete dhe do t’i vlerësoni më shumë gjërat që do t’ju rrethojnë. Në këtë mënyrë ju nuk do ta gjeni lumturinë, por do të zbuloni se jetoni prej kohësh në të.

7. Zhvilloni biseda të vlefshme. Nëse e shpenzoni ditën tuaj me tema të lehta si thashethemet dhe fjalët e thëna sa për t’u dukur, atëherë jeni shumë larg lumturisë. Gjërat e mira gjenden thellë, ndaj gërmoni brenda vetes, do të gjeni një njeri të mrekullueshëm. Mënyra më e mirë për të zbuluar veten është të bisedoni me dikë për çështjet që ju interesojnë, të zbuloni fjalët që as vetë nuk i dinit se i mendonit. Duke vepruar kështu, do të ndiheni krenarë për veten dhe pse jo edhe të lumtur.

8. Gjeni lumturinë në punë. Një shprehje thotë se kush bën atë që dashuron, nuk do të quhet se ka punuar asnjë ditë në jetën e tij. Gjejeni dhe ju pasionin tuaj, e mos ngurroni t’i përkushtoheni. Duke bërë ëndrrat tuaja realitet, rezultati në punë do të jetë më i lartë dhe lumturia juaj po ashtu. Për gjërat që ju pëlqejnë mendja punon më efektivisht dhe shumë shpejt do të ndiheni të plotësuar.

9. Buzëqeshni. Shkenca këshillon që të buzëqeshni, edhe nëse jeni të lumtur apo jo. Do të ishte shumë mirë nëse do të ishit gjithë kohës të qeshur, sepse kjo do të shkaktonte reaksionet e duhura në trupin tuaj dhe do ta kishit më të thjeshtë të ishit të lumtur. Njerëzit që buzëqeshin gjatë një veprimi të dhimbshëm, raportojnë se kanë ndier më pak dhimbje se në gjendje normale.

10. Falni. Të gabosh është njerëzore, të falësh është hyjnore, kjo shprehje funksionon për të gjetur lumturinë. Duke falur ju do t’i afroheni më shumë qetësisë shpirtërore dhe ndjenjës së përmbushjes. Nuk është e lehtë të falësh, por brenda jush ndodhet forca e duhur për të harruar dhe për të ecur përpara. Bëni me të tjerët atë që do të donit t’ju bënin të tjerët. Falni dhe shijojeni ndjesinë që vjen pas saj.

11. Bëni miq të rinj. Kërkuesit e Harvardit arritën në përfundimin se njerëzit që shkonin rregullisht në kishë, ishin më të lumtur se të tjerët. Përveç faktorit hyjnor, në këtë ndjesi, studiuesit përfshinë edhe miqtë e rinj që ata krijonin. Krijimi i miqësisë është shkak i interesave dhe besimeve të përbashkëta, duke vepruar kështu, ju nuk do ta ndieni veten të vetmuar, por do të merrni më shumë fuqi për të ecur përpara.
♛Melody♛
♛Melody♛

Këshilla: Si të jeni më të lumtur  Coolte21

Shteti Shteti : Këshilla: Si të jeni më të lumtur  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi