AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sondazhi i faqes zyrtare të “Big Brother” nxjerr fituese Elonën

Shko poshtë

Sondazhi i faqes zyrtare të “Big Brother” nxjerr fituese Elonën Empty Sondazhi i faqes zyrtare të “Big Brother” nxjerr fituese Elonën

Mesazh nga ♛Melody♛ Sun Jun 02, 2013 6:16 am

Sondazhi i faqes zyrtare të “Big Brother” nxjerr fituese Elonën Elona-300x126Elona apo Anaidi, kush do të jetë fituesi i “Big Brother 6”, që do të shpallet sot në mbrëmje në finalen e madhe që do të nisë të transmetohet në orën 21:00 në ekranin e “Top Channel”. Duket se në betejën e votave që do përpiqen të mbledhin katër finalistët e këtij edicioni: Elona, Anaidi, Iliri dhe Shpendi sipas sondazhit në faqen zyrtare të “Big Brother”pyetjes: “Cili është i preferuari juaj për fitoren e ‘Big Brother 6’”, publiku i është përgjigjur me vota konkurruese mes Elonës dhe Anaidit. Deri tani, sondazhi nxjerr fituese Elonën me 47% të votave, për t’u pasuar nga Anaidi me 42%, dhe për t’u ndjekur me një diferencë të madhe nga Iliri me 8% dhe Shpendi i fundit me 3% të votave.

Ky sondazh i publikut nxjerr fituese Elonën, ndërkohë që ish-fituesit e të gjitha edicioneve të “BB”-ve dhe ish-banorët e këtij edicioni të “BB6” parashikojnë si fitues Anaidin, që mund të pasohet nga Elona në vendin e dytë, ndërsa për Ilirin dhe Shpendin parashikojnë po ashtu përqindje të ulët votimesh. Gjithsesi, le të presim natën e sotme për pritur fituesin mes Elonës, 27-vjeçares të ardhur nga Parisi me profesion stiliste, Anaidit po ashtu 27 vjeç nga Tirana, i cili ndjek studimet për Gazetari. Natyrisht që, pavarësisht parashikimeve, nuk përjashtohen si fitues edhe Iliri, 27 vjeç gjithashtu, i cili ndjek studimet për Arkitekturë në Firence, dhe Shpendi 30-vjeçar nga Prishtina, i divorcuari i “BB 6”, i cili menaxhon një biznes privat.
♛Melody♛
♛Melody♛

Sondazhi i faqes zyrtare të “Big Brother” nxjerr fituese Elonën Coolte21

Shteti Shteti : Sondazhi i faqes zyrtare të “Big Brother” nxjerr fituese Elonën Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi