Perfundon numerimi i votave ne gjithe vendin, lista zyrtare e 140 deputeteve te rinj
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Perfundon numerimi i votave ne gjithe vendin, lista zyrtare e 140 deputeteve te rinj
PS merr mandatin e 16-të në Tiranë dhe PD të tretin në Kukës.
Emrat, lista zyrtare e 140 deputetëve të Parlamentit.
Njësia Nr. 5 në Tiranë rikthen Dashamir Pezën në Kuvend.
Kutia e fundit e numëruar mbrëmë në KZAZ 38 në Njësinë Bashkiake Nr. 9 në Tiranë, vulosi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 23 qershorit.
Dje Partia Socialiste siguroi edhe një mandat më shumë në Tiranë, mandatin e 16-të. Ai është Dashamir Peza, dhe këtë mandat e siguroi në një zonë bastion të së majtës, Njësia Nr. 5, e cila ka sjellë 10 mijë vota më shumë në kryeqytet. Ky ishte ndryshimi i fundit i fiksuar dje për Partinë Socialiste.
Ndërsa Partia Demokratike siguroi dje dhe një mandat më shumë. Demokratët morën mandatin e tretë në qarkun e Kukësit, ai është Alban Zeneli, i cili i ka hequr mandatin e vetëm që LSI kishte në këtë qark, Apostol Goçin. Në përfundim të zgjedhjeve, koalicioni i majtë “Shqipëria Europiane” ka marrë 84 mandate, nga të cilat 66 PS, LSI 16, PBDNJ 1 dhe PKDSH 1 mandat.
Ndërsa koalicioni i djathtë ka marrë 56 mandate, nga të cilat 49 deputetë i mori PD, 4 PDIU dhe 3 PR. Zgjedhjet e 23 qershorit bëjnë për herë të parë deputet të Kuvendit të Shqipërisë kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, ndërsa kanë lënë jashtë Kuvendit dy nga deputetët me eksperiencë mbi 10-vjeçare në të, Arben Malajn dhe Dritan Priftin, që kandiduan të pavarur.
Botuesi i njohur Koço Kokëdhima, është deputet i Kuvendit të Shqipërisë nën siglën e PS nga lista e qarkut të Vlorës, ndërsa Astrit Veliaj, një tjetër investitor në media dhe në universitete, është deputet i PD nga lista e qarkut të Beratit. Këto zgjedhje rikthyen në Kuvend emra të njohur të politikës shqiptare, që i mungonin Parlamentit prej dy legjislaturash, si Anastas Angjeli, Musa Ulqini nga PS, Agron Duka nga PR dhe Monika Kryemadhi, Spartak Braho dhe Luan Rama nga LSI.
MANDATET E PARLAMENTIT PAS ZGJEDHJEVE 2013
LISTAT E DEPUTETEVE SIPAS QARQEVE
Similar topics
» Debati për infermieren me shami përfundon në grushta
» Lista e pasurive te kater komuniteteve fetare
» Britani, shifrat zyrtare: Deputetët vizitojnë faqe pornografike
» Sondazhi i faqes zyrtare të “Big Brother” nxjerr fituese Elonën
» “Sulltanesha” përfundon në psikiatri, braktis serialin
» Lista e pasurive te kater komuniteteve fetare
» Britani, shifrat zyrtare: Deputetët vizitojnë faqe pornografike
» Sondazhi i faqes zyrtare të “Big Brother” nxjerr fituese Elonën
» “Sulltanesha” përfundon në psikiatri, braktis serialin
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi